47//Takim për herë të parë

36 5 0
                                    

-...po e shikoja kështu turbullt me një sy hap dhe me një sy mbyll ndërsa nuk po arrija dot të bëja dallimin se kush ishte. Sinqerisht ilaci ishte shumë i fort-ma tha punën e fortësis së ilacit për herë të dyzetë ndërsa shikoja Roxhersin dhe Jurin teksa bisedonin së bashku me kafe në duar, nën hijen e pemës së mollës ku pranë kishin karrocën e Teos së bashku me Teon i cili dremiste i qetë në ajër të pastër.

-E di që ishte i fort, e zgjodha unë-them më në fund.

-Cfarë? Ke dashur të më vdesesh vallë?

-Jo, të të shpëtoja doja-them menjëherë duke pir nga gota me lëng të shtrydhur portokalli.

-Je një njeri i cuditëshem sinqerisht, më cove në një grade të atillë sa kisha nisur të shikoja halucinacione.

-Cfarë pe? Pea to që sheh kur je zakonisht tap?

-Ah jo jo më keq. Kur jam tap i shoh gjërat sic janë por veprimet e mia prej pijaneci janë shumë ndryshe. Shumë negative.

-Jam shumë kurioze ta di se cfarë ke parë...-them dhe shikoj macen ngjyrë portokalli e cila përpiqet të futet në dhomë por ka frikë nga qeni i madh të cilin e quajn Ro por që e ka emrin "Roi".

-Moj për pak po mendoja se u cmenda. Dëgjoja zhurmën e hapave të kalit, ndjeja atë tundjen e cuditëshme dhe nuk e dija se nga po vinte. Kur hapa syt po shikoja barin, ato lëndinat që ndryshonin ngjyrë. Herë merrnin ngjyrën lejla, herë të kuqe, herë blu...se di thjeshtë të cuditëshme. Pastaj ato insektet me dukeshin si gura ndërsa fluturat si zog që hidheshin si të cmendur nëpër lëndina. Me dukej sikur shikoja lepurin e bardhë të Lizës në botën e cudirave, madje madje më dukej sikur na ndiqnin ca përbindësha të mëdhenj në ngjyra të ndryshme...E cuditëshme...-po i dëgjoja përshkrimet më vëmëndje. Ajo kish qëndruar nën mesin e një fantazie e cila një zot e dinte se deri ku kish shkuar.

-...ngrita kokën dhe shoh dikë... kishte atë trupin me forma sikur e kishte skalitur bukur ndonjë skulptor...për ta pirë në kup ishte...-e vështroj me një shikimi ngacmues-Jo jo nuk po mendoj se format e tij jane perfekte...-thot duke u skuqur.

-Tani që u skuqe më binde.

-Po u skuqa për tjetër gjë...

-Gjithmon varet se cfarë mendon kjo mendja jote-them duke qeshur.

-Shtrig.

-E di që jam, do jem dhe kam qënë-them duke shtuar volumin e të qeshurës. Nejse...vazhdo se jam kurioze.

-Dhe...dukej aq në formë saqë dhe kur kalëronte dukej bukur dhe një moment më foli dhe më tha "Ola bonita". E vështrova mirë dhe... kishte ato buzët... "Muah", ta puthje nuk ngopeshe...-e vështroj sërisht nën atë syrin ngacmues.-Moj...s'kam mbaruar mos më shiko ashtu pastaj ti e di që s'do ta bëja kurrë, bie fjala domethënë...

-Po, po e dashur e di dhe e di mirë-them duke vënë buzën në gaz.

-Mirë, po të le të fantazosh,-thot qejfprishur-por nuk e kam mbaruar akoma përshkrimin. Më lë ta mbaroj dhe pastaj qesh bëj c'të duash se ke plotësisht të drejtë.

-Jepi-zër vend për të dëgjuar më rehat.

-Kishte atë hundën kështu në rregull, dukej pak zeshkan dhe herë i bardh nga dielli që në fakt kishte marr për mua një trajtë luleje. Në qafë kishte një tip varseje si tip litari, kishte atë pak mjekër te errët dhe flokët gjysmë biond dhe gjysmë të zeza të rregulluara në mënyrë perfekte. Vetullat tregonin hijen e një burrit me të cilin dije se me kë do të bije në dashuri dhe sytë ishin aq të thellë në ngjyrë kafe. Dhe e vërteta ishte që unë po ënderroja për Ëilliam Levy-n.

Djali i ëndrrave të mia ✔Hikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin