55//Epilog

97 8 20
                                    

-C'është dashuria për ty?-më pyeti Stela në një mbrëmje të bukur kur hapsira qiellore e erresuar nga batania dimerore e erresirës nxirrte në pah fenerët e tij të paqes të cilët dukeshin se na admironin dhe na bashkoheshin në gëzimin e asaj mbrëmje...

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

-C'është dashuria për ty?-më pyeti Stela në një mbrëmje të bukur kur hapsira qiellore e erresuar nga batania dimerore e erresirës nxirrte në pah fenerët e tij të paqes të cilët dukeshin se na admironin dhe na bashkoheshin në gëzimin e asaj mbrëmjeje të magjishme.

-Hmm...dashuria?-pyes duke qëndruar e mbështetur në parmakun e ballkonit në katin e dytë. Aty ku mund të vije re një festë të vogël ribashkimi. Nuk kishte shumë njerëz. Ishin miqtë tanë më të mirë, prindërit tanë dhe normalisht Teo i cili ecte këmba-dorazi.
-Mos je e dashuruar që ma bën këtë pyetje?-pyes duke e parë në sytë që i shkëlqenin nga dritat festive që mbulonin ballkonin tonë.

-Cfarë?! Jo...unë thjeshtë...

-Stela...ti e di se mund të mbështetesh gjithmon tek unë-i them duke vendosur dorën në shpatullën e saj.

-Je kunata më e mirë në botë-thot duke qeshur.

-E vërteta është se dashuria është një ndjenjë lëmshi, aspak si nëpër filma dhe libra...është dicka...

-...e shpifur shpeshherë-ndërhyn Maria duke hyrë në dhomë.

-Pikërisht këtë doja të thoja-them duke e parë Stelën me mirëbesim ndërsa Stela më sheh cuditëshëm sikur të kisha thënë gjëra të tmerrshme.
-Prit, cfarë ishte ajo që the?

-Shiko Stela dashuria është shumë e bukur mjafton ta mbash shtrënguar djalin që do.

-Sic mban ti Jurin?-pyet ajo duke qeshur.

-Unë? Unë dhe Juri nuk jemi të lidhur-thot ndërsa unë qesh sikurse dhe Stela.

-Jeni të dashur të fshehtë...më fal.

-Shttt...ke ftuar dhe prindërit e mi sot. Kështu që flisni me zë më të ulët. Nejse...Sabrina...Joana...futuni brenda.

-Erdhëm, erdhëm...-thot Joana dhe futet brenda e shoqëruar nga Sabrina e cila mbante në duar një tufë më lule.

-S'je bërë gati ende?-pyet Joana e habitur.

-Pse nuk të pëlqen se si jam bërë?-pyes.

-Seriozisht? Do martohesh duke veshur një fustan të gjatë dhe të bardhë plazhi.

-A nuk do bëhet celebrimi im në plazh në këtë mbrëmje.

-Ti akoma nuk e di se ku do të bëhet apo jo?

-Jo tamam pse?

-Prandaj ti do të mbyllësh sytë me ne.

-Por Roxhers ku është?-pyes.

-Me Sarën ndoshta-ngacmon Maria.

-Unë do ta shqyej në dysh-them menjëherë.

-Ok të vish me mua tani...-më qëndroj pas Sabrina dhe më lidhi sytë me një shami të zezë. Nuk arrija të shikoja gjë. Madje nuk mund të shikoja më hënën që ndriconte paqësisht...nuk mund të shikoja më yjet që vallëzonin atë mbrëmje...nuk mund të shikoja më asgjë vec errësisë tmerruese.

Djali i ëndrrave të mia ✔Where stories live. Discover now