Tështiva rëndshëm dhe vendosa maskën.
-Ndjesë, më zuri alergjia-trash zërin që të mos kuptohet se kush jam.
-Gjëra që ndodhin, tashmë mund të dalësh jashtë Tasha.
-Por nuk kam mbaruar.
-Lëre pa hë. Ajo putana që thua ti Lëvdim ka adoptuar një fëmijë.
-As nuk ma merrte mendja se do të lidhej me vëllain tënd ajo.
-Akoma nuk e kam kuptuar pse e ke quajtur putan.
"As unë nuk e kam kuptuar akoma" mendoj.
-Sepse shkova dhe e ula në tavolinë, doja të lidhesha më të por jo, putana donte të shkonte me dikë që do ta kishte nëpër duar gjithë kohën. Do ta trajtonte si kukull, ta përdorte mirë e mirë.
"Kjo nuk është e vërtetë."
-Plotësisht e vërtet-thot Moris ndërsa mua më vjen të marr thikën dhe t'ja vendos në fyt megjithatë më duhet ta mbaj veten.
-Timitoni nuk do të vinka. E mbron veten mirë ai-thot Lëvdim menjëherë duke marr një pije prej alkooli nga tavolina e madhe e shefit të panjohur.
-Kjo goca që pastronka paska forma të mira-thot menjëherë ndërsa mua më ngrin zemra. E ndjej zemrën teksa me ndalon dhe në duar shtrëngoj dhunëshëm leckën ngjyrë rozë më të cilën po fshija duart.Ndjej një trup të ngrohtë të afrohet të unë. Flokët e mia të kapura bisht preken nga duart e tij ndërsa unë mbaj frymën dhe nëse guxon të lëviz dorën për t'më prekur ndokund do ta qëlloj menjëherë.
-Lëre Tashën more manjak-thot menjëherë burri i panjohur i cili duket i acaruar. Përmes pasqyrës arrijë të shikoj pothuajse cdo gjë.
-E mirë more se s'po i bëja gjë. Thjesht e paske pastruesen e...
-As nuk dua të dëgjoj dicka tjetër për Tashën Lëvdim. Ajo është kushurira ime. Nuk duhet të ngatërrohesh me të ndryshe ta preva kokën. Tasha, dil jashtë më mirë.
-Në rregull kushuri-them menjëherë dhe duke u përpjekur të mbuloj fytyrën duke mos më njohur njeri ec përmes trekëndëshit Bermudian dhe dal nga dhoma duke hapur derën me të shpejtë dhe duke e mbyllur derën menjëherë.
Në kufje dëgjohet një zile e shpejtë. Nuk portoj ta hap dhe të përgjigjem.
-Alo zonjë?
-Më thuaj.
-Joana ka tërë kohën që del vërdallë. Më duket se ka filluar të dyshoj për ndonjë gjë.
-Në rregull e dashur më prit me Teon dhe karrocën në parking. Brenda disa minutash do të jem aty.
-Po sikur të të pres tek lokali që ndodhet tek dera?
-Ide e mirë. Aty më prit më mirë se është dhe më afër me Ëaikikin.
Marr frymë tashmë e cliruar së nuk do të kisha kurrëfarë lidhje me Lëvdimin apo të të tjerët për një farë kohe. E lumtur se nuk kisha rënë në grackën që më kishin bërë para pak kohësh me fiksimin e tij eci deri tek palma duke shtyr karrocën. Si hajdute vështroj vërdallë dhe futem brenda tek Ëaikiki. Tasha e vërtet e cila ka orarin e punës ka ndaluar në një nga ato dhomat aty dhe po pret rrobat e saj të punës.
Ndërsa futem në dhomë dhe zhvishëm me kujdes në mëndje më vjen Morisi. Vallë si mund ta quaj kunati kunatën e vet në të tillë mënyrë kur as nuk e njeh? Mirë të panjohurën po vëllait të vet binjak si ja bën? Familjes?
Mirë kështu por si Lëvdimi mund të quaj putan një vajzë që nuk e do? Të gjitha vajzat që nuk duan dikë putana quhen? A nuk jemi ne të lira të zgjedhim ato c'ka duam? A nuk jemi të lira ne të qëndrojmë këta që jemi pa u ndikuar nga njerëz të tjerë të parëndësishëm.
ESTÁS LEYENDO
Djali i ëndrrave të mia ✔
RomanceRene Rexhepi është gazetare njëzet vjeçare e cila gëzon cdo gjë që i vjen në jetë edhe nëse është sadopak e hidhur. Nën misterin dhe tundimin e një ëndrre, papritur e gjen veten në njohjen me një djalë të bukur dhe misterioz. Kush është ai? Cfarë do...