13//Duke ngritur barriera

83 8 2
                                    

𝘿𝙝𝙚 𝙖𝙩𝙚𝙝𝙚𝙧𝙚 𝙠𝙪𝙧 𝙠𝙪𝙟𝙩𝙤𝙟 𝙨𝙚 𝙙𝙞𝙘𝙠𝙖 𝙢𝙚 𝙚 𝙫𝙚𝙘𝙖𝙣𝙩𝙚 𝙥𝙤 𝙣𝙙𝙤𝙙𝙝 𝙢𝙚𝙨 𝙣𝙚𝙨𝙝 𝙖𝙩𝙚𝙝𝙚𝙧𝙚 𝙩𝙞 𝙣𝙜𝙧𝙚 𝙗𝙖𝙧𝙧𝙞𝙚𝙧𝙖 𝙩𝙚 𝙥𝙖𝙞𝙢𝙖𝙜𝙟𝙞𝙣𝙪𝙚𝙨𝙝𝙢𝙚 𝙥𝙚𝙧 𝙩'𝙢𝙚 𝙗𝙚𝙧𝙚 𝙩𝙚 𝙣𝙙𝙞𝙝𝙚𝙢 𝙨𝙞 𝙣𝙟𝙚 𝙗𝙪𝙙𝙖𝙡𝙡𝙖𝙘𝙠𝙚 𝙚 𝙢𝙖𝙙𝙝𝙚.

#######################

Po rendja andej-këtej me zemrën në duar. Nën brendësin e kraharorit tim po ndodhte dicka tërësisht ndryshe.
Kraharori hapej dhe mbyllej ne nje menyre të atillë që as vetë nuk mund ta kontrolloja. Mirë kraharorin po zemrën pse nuk mundja?

Ajo puthje e cuditëshme në faqe me kishte ndezur të tërën duke më torturuar në djersë të ftohta krejt pa lidhje.
Po c'lidhje të bëja vallë me mëndjen time?

Mbylla sytë me fortes duke ndjerë kapakët e syve të më rrudheshin në të njëjtën mënyrë që do t'i rrudheshin cdokujt. Përpos kapakëve të syve mos të harronim dhe pjesët poshtë syrit të cilat ishin fryrë lehtë nga mos rehatia e gjumit të mbrëmshëm. E lezetshme është ideja se kur përpiqesh të rrudhësh dicka të rrudhet cdo pjesë e mbetur e fytyrës, përvec faqeve të cilat janë një goxha shtëllungë dhjamore e rëndësishme për estetiken njerëzore.

Nga mbyllja e syve nuk arrija të shikoja gjërat përreth por arrija të ndjeja dritën e cdo gjëje rreth meje dhe përvec kesaj me sy mbyllur më dukej sikur Roxhersi I veshur nën trajtën e një princi shumë tërheqës po vinte drejtë princeshës së tij rozë me kalin e tij të bardhë.

Shkunda kokën. C'dreqin janë këto mendime të kota?
Hapa sytë dhe pas kësaj gogësiva rëndëshëm. Më kish marr malli të shikoja nëpër ëndrra djalin tim anonim i cili më përndiqte ngado isha. Kishte kohë që nuk më vinte më vërdallë por cuditerisht arrija të ndjeja pranin e tij kudo rreth meje. Të jetë vallë Roxhersi djali i ëndrrave të mia?

-Është vallë?-pyeta veten dyshuese dhe e përhumbur futem në dhomën e mamit dhe babit. Shtrihem sic shtrihet lopa mbi kashtë dhe shoh me sy tavanin e bardhë dhe paksa të ciflosur, me siguri boja duhet të ketë qënë e skaduar.
Ngre dorën lart dhe e shoh dorën time sikur po e kapja, po e ndjeja zgjidhjen.

-Po sikur të jetë vërtet ai cfarë do të bëj?-vazhdoj të shikoj gishtërinjt e mi, thonjtë e mi të cilët shndërrisin nga drita që përplaset me ta.
-Po sikur të përpiqem ta kujtoj a do të nxierr gjë në pah?-ul dorën dhe cohëm nga shtrirja duke mbledhur këmbët dhe duke qëndruar këmbë-kryq. Marr arushin e bardh i cili ka qëndruar bashkudhëtar në familjen time për më shumë se 25 vite.

-Pa hë vogëlush do arrish ti t'më ndihmosh? Le të mendojmë së bashku...-e përqafoj sikur të jetë dicka reale me plotë ndjenja dhe mbyll sytë duke menduar dhe rikujtuar me forcë cdo gjë që kisha parë ndër ëndrra.

"Flokët...janë të njëjtë madje dhe modeli. Ata flokë të zinj të rregulluar bukur dhe me erë të mirë..."mora dhe nxorra frymë si një aktore filmi kur mendon për dashurinë e saj të jetës dhe është mëse e dashuruar më dikë. Epo unë besoj se nuk jam e dashuruar me ndokënd...Apo jam?

"Forma e fytyrës, sytë e kaftë të cilët shumë i pëlqeja, forma e trashë dhe e mirëmbajtur e vetullës, buzët... Të gjitha janë po ato, perfekte, tërheqëse, më shumë të vërteta sa vetë e vërteta.
Ajo buzëqeshje e përkryer të cilën e pëlqeja aq shumë, ajo prekje e butë e dorës, ajo përkujdesje masive dhe tepër përkedhelëse, ato nervat dhe ajo këmbëngulja kokfortë. Cdo gjë..."

-Është ai, e gjeta më në fund-buzëqesha me lot sytë që shkëlqenin. Ai ishte fati im, rastesia ime, kalorësi im i përrallave dhe mbi të gjitha ndonëse fundi im "i lumtur".
-Mund ta ndjesh dhe ti arush?-e përqafova fort sikur të mbaja në krahë fëmijën tim. –Është vërtet ai...Ai ekzistonka...Ai ekzistonka vërtet...

Djali i ëndrrave të mia ✔Where stories live. Discover now