Kisha ngrirë e tëra nga pamja që kisha para syve. Isha mbështetur në dy parmakët e bardha të derës dhe qëndroja aty duke i vështruar të dy, Sarën dhe Roxhersin teksa pak më parë ndanin një puthje së bashku.
-Dhe pak më parë të mora në telefon-them nën një pamje të dërrmuar.
-Shiko, nuk është ashtu sic mendon-thot duke u përpjekur për të dhënë shpjegime.
-E vetmja gjë që dini të thoni ju djemtë kur nuk dini se cfarë të bën është të thoni se nuk është kështu dhe nuk është ashtu, por unë ju pash-ngrej zëri ndërsa ai shtyn me neveri Sarën.
-Të betohem që nuk është ashtu.
-Mjaftë me gënjeshtra...-bërtas dhe marr ibrikun me ujë që është në komodinën aty pranë. Ja hedh ujin në fytyrë dhe hedh ibrikun në tokë.
-U thye pra, ngjite tani-I them.
-Si ta ngjis? U bë copash.
-Epo dhe ti këtë të kishe menduar para se të shkoje me tjetrën në krevat-them dhe tentoj ta qëlloj por ai më mban dorën.
-Të betohem për gjënë më të shtrënjtë në botë që nuk është ashtu. Të betohem për Teon...-ul krahun dhe e qëlloj sërisht në shpullë.
-Mos e zi me gojë djalin tim. As mos guxo ta përmendësh...
-Është dhe djali im ai.
-Ta bësh djalin me këtë k***ën që i ka vezët tamam. Megjithatë, s'të vë faj. Kështu jeni ju djemtë, mamaja ime ishte të drejtë. Dhe ti Tutkun je, kot të kam mbrojtur.
-Ajo di c'do gjë për Lëvdimin Rene.
-Dhe? Dhe ti mendove "ta fus në krevat Sarën përderinsa kam një Rene të shpërqëndruar dhe të mbaroj punë".
-Mos e thuaj atë fjalë?
-Cilën? Sarën? E di që të dogji e do shumë-them në acarim e sipër duke u përpjekur të mbaja lotët nga nervat.
-Dhe ti më kishe premtuar...më kishe premtuar se do qëndroje gjithmon pranë meje cfarëdo që të ndodhte. Ti gënjeshtar...ti...ti je një...-lotët nuk më binden i fshijë me kurrizin e dorës dhe marr frymë thellë e lodhur. Asgjë s'mund të më shplodhi.-Shiko,-më vendos duart në shpatulla-Cfarëdo që të ndodh nuk të ndërroj me asgjë. Pastaj a nuk më beson? Unë po të tregoj të vërtetën.
-Po, më gjej mua me dikë tjetër në dhomë dhe do të flasim ndryshe bashkë. Hiqi duart, maskara...-them dhe tërhiqem tutje ndërsa ai përpiqet të më ndjek pas.
-Më lë të t'i sqaroj.
-Dhe e dija se i kisha bërë gjërat mirë-them menjëherë.
-Cilat gjëra?
-Divorc të menjëherëshëm pas 6 muajsh martesë.
-Unë nuk kam firmosur gjë.
-I ke firmosur pa e kuptuar, falë meje sepse e dija se nuk mund të të besoja 100%. Madje sot më mori avokati në telefon, anulloi i thash ndërsa tani do të shihemi në gjyq që e gjithë kjo të marr fund.
-Rene, mos bëj hapa të nxituara.
-Nuk po bëj, kjo është ajo që meriton ti-them dhe largohem menjëherë e ndjekur deri në një moment nga ai. Por në fund të shkallëve, në fund të hotelit isha unë ajo që zbrita. Me lotët që nuk kontrolloheshin më, me shikimin gjysmak nuk arrijë të shoh pothuajse asgjë. Duke mos dalluar pishinën nga pllakat bie menjëherë në pishinë duke e lënë veten e lirë të fundosem në fund të saj.
ESTÁS LEYENDO
Djali i ëndrrave të mia ✔
RomanceRene Rexhepi është gazetare njëzet vjeçare e cila gëzon cdo gjë që i vjen në jetë edhe nëse është sadopak e hidhur. Nën misterin dhe tundimin e një ëndrre, papritur e gjen veten në njohjen me një djalë të bukur dhe misterioz. Kush është ai? Cfarë do...