Ishte i shpërqëndruar. E dinte se nuk do të përfundonte aty e gjitha, ndaj mbajti mend po të njëjtën pamje. Pa me vëmendje rreth e rrotull. Ishte aq afër për të zbuluar diçka që ndoshta do t'i interesonte. Por gjithmonë do të kishte diçka që do ta pengonte. Gjithmonë ishte e njëjta gjë. I njëjti person. Elois.
-Luvern! Luvern! - i thirri, pasi e vuri re se nuk ishte në vete.
-Shkojmë! - tha shkurt dhe hapi derën e vogël. Që atje mund të shihte qartë njerëzit e alarmuar që vraponin brenda dhe jashtë, të përzierë me punonjësit e policisë. Ishte krijuar një rrëmujë e madhe dhe ishte kaq kureshtar të shihte shkaktarin e të gjithës.
Zbritën. Kudo rrethoheshin nga policë vendas, të cilët dukeshin qartë se ishin të konfuzuar. Nuk ishin të sigurt nëse kishin rrethuar njerëzit e duhur, pasi nuk ishin shumë të njohur me Uardenin dhe Vin'nilën.
Që aty nuk arrinte të shihte se çfarë po ndodhte brenda. Ishte i sigurt se dikush i kishte dëgjuar apo parë, sepse ishte e pamundur që të zbuloheshin aq shpejt në një vend të panjohur. Henlej kishte frikë. Ndoshta kishin gabuar diku. Ndoshta njerëzit aty ishin më të përgatitur seç ata mendonin.
-Qetësohuni! Ne thjesht po shihnim ambientin, - buzëqeshte sikur të mos kishte asgjë që e shqetësonte për momentin, -A mendon se na kuptojnë?
-Sigurisht që na kuptojnë Luvern! Janë zyrtarë! Është normale për ata të dinë të flasin në gjuhën angleze. Tani mendo si do të dalim prej këtush, - i tha me zë të ulët, gjithsesi nuk e besonte se nuk e kishin dëgjuar.
Jo shumë minuta më vonë, panë Eloisin të hynte brenda. I hodhën një vështrim, si të donin t'i tregonin se nuk ishte e nevojshme të bënte një hyrje aq dramatike.
-Kjo? Kjo është drejtuesja juaj? - filloi të qeshte, -Ajo as që është më një inspektore policie! Atë e pushuan nga puna! Hë pra djema, s'mund të punësohet përsëri, apo jo? - mundohej të ishte në humor të mirë, por e dinte se kjo nuk do të zgjaste shumë. Ishte shumë kureshtar të dinte se kush ishte spiuni i së gjithës që po ndodhte.
-Ti e di shumë mirë Uarden, unë të paralajmërova. Nuk do të jesh kurrë i qetë për sa kohë unë jam në krye të kësaj çështjeje. Largimi yt nga Uashingtoni ishte vërtet një ndihmesë e madhe për mua. Ndoshta nuk mundesha të isha më në krye të forcave të policisë të Uashingtonit, por ja ku jam në krye të këtij vendi. Tani e kam më të lehtë Uarden. Shumë më të lehtë, dhe vërtet të falenderoj. Nuk e kuptoj se çfarë ishe duke bërë në një vend të këtillë kur Travenieri Blu ishte në Uashington, por kjo nuk është ajo që më intereson, - doli jashtë tempullit, duke urdhëruar forcat e policisë t'i merrnin.
Vin'nila ishte e shqetësuar. Fillimisht u mundua të bënte rezistencë, por kur pa vështrimin e qetë të Uardenit drejt saj, e kuptoi që gjithçka do të rregullohej.
-Pra, kë duhet të falenderoj? - foli sërish pasi të gjithë ndodheshin jashtë, -Ty Anakhonta, apo vëllain tënd Vin'nila?
Ktheu kokën nga Henlej. Ishte e shokuar. Çfarë lidhjeje kishte ai me gjithë këtë?
-Henlej?
-Vin, të betohem se nuk e di se për çfarë po flet. As që e njoh se kush është dhe çfarë qëllimi ka! - ishte i shqetësuar. Nuk po kuptonte asgjë që po ndodhte. Kishin ndodhur aq shumë, dhe asnjë nga ato e pritur.
-E di i dashur, e di që s'më njeh. Por nuk isha unë ajo që mori informacionin nga ti. Ishte Anakhonta, - tha Elois, kur e pa atë të dilte nga makina, -Apo mos duhet të them Venera, - nënqeshi dhe priti për reagimin e tij.
Uardeni dhe Vin'nila kthyen menjëherë vështrimin e tyre drejt Henleit. Nuk e besonin atë për të cilën foli Elois, ndaj po prisnin për përgjigjen e tij.
YOU ARE READING
Më e çmuar se vetë jeta
ActionNjë vepër arti e natyrës, një magji universale me një ngjyrë blu të thellë. Shkëlqimi i tij është unik dhe ka një karakteristikë të vetme: t'i "dhurojë" vuajtjen e vdekjen atij që e zotëron. Jemi në Indinë misterioze dhe magjike, ku historia ngatërr...