Turma para dhe brenda tempullit ishte e madhe. Tempulli kishte pamjen e një godine tre-katëshe, me një korridor të gjatë para tij. Çdo kat kishte nga një çati të kuqërremtë të lartë, në formën e shtëpive të lashta kineze, duke e bërë të dukej akoma më i lartë dhe më pak i gjerë.
Hynë pa u vënë re, dhe humbën në turmën e vendasve. Vendi brenda ishte i ngushtë, ndaj do iu duhej kohë t'iu vinte rradha për të kaluar.
-Është e pamundur Luvern! Sot është e pamundur të zbulojmë lidhur me tempullin. Jemi në fund të turmës, dhe siç mund ta shohim të gjithë, nuk është e vogël, -Vin'nila i kishte humbur shpresat që në momentin kur u nisën për në tempull me një mjet më të ngadaltë se këmbët e njeriut.
-Do të presim. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Duhet me patjetër të presim për të parë diçka. Do të jetë hera e parë që do të hyjmë në këtë tempull, kështu që sadopak kohë të qëndrojmë këtu, do të na shërbejë për t'i hedhur një sy nga jashtë. Misteret e tij nuk do të jenë të thjeshta të zbulohen. Të jesh e sigurt për këtë. Do të na duhet kohë. Duhet të vijmë rregullisht këtu, - nuk i pëlqente ky fakt, por e dinin që në fund do t'ia vlente sakrifica.
Ishte në aeroport duke pritur për transferimin e diamantit që të mbërrinte në kasafortën e saj. Ishte në ankth, sepse e dinte se nuk do të shkonte siç duhej. Dhe kishte të drejtë.
Kasaforta qëndronte në duart e atyre që supozohej ta sillnin atë në Indi, por para tyre qëndronte dikush që nuk do të donte ta shihte sërish.
-Përshëndetje Anakhonta! Besoj se nuk më prisje! - qëndronte para saj pa pikën e dyshimit. Ndihej krenare që loja ishte sërish në anën e saj.
-Nuk ju prisja, por as nuk u çudita kur ju pashë. Të them të drejtën, tashmë që ke humbur punën, ke qenë shumë e aktivizuar. Më bëhet qejfi, vërtet, por më vjen keq që nuk mund ta shpenzosh siç duhet mundin tënd, pasi në fund të ditës nuk ke asnjë të drejtë të ndërhysh kur nuk ke një emër, - e dinte se do të ishte e thjeshtë për Elois ta ndiqte, pasi informacionin që ajo mori rreth Uardenit, erdhi po nga i njëjti person nga i cili e kishte marrë vetë. Dhe nuk ishte aspak e befasishme që të merrte nën kontroll personat që ajo kishte përcaktuar për të përfunduar atë punë. Ishte e rrethuar nga njerëz të paaftë.
-Më vjen keq të të kundërshtoj, por tashmë jam në detyrë këtu në Indi. Mendova të zhvendosem këtu për një periudhë të kohës që do të jem larg Uashingtonit. Ide e bukur, apo jo? - Elois ishte vërtet e shpejtë. Ishte e fundit që mori lajmin e largimit të Uardenit, por e vetmja që veproi më shpejt.
-Nuk ke ardhur pa qëllim, apo jo? - mundohej gjithmonë të nxirrte informata nga të tjerët, për interesat vetjake.
-Sigurisht, e dashur! E kush vjen pa qëllim në një vend si ky? Ashtu si ti dhe Uardeni, - dëshironte të dilte drejt e në temë.
-Besoj se e kape objektivin tënd para se të vije këtu. Përgëzimet e mia! - gjithçka që thoshte ishte ironike, pavarësisht se mendonte në atë mënyrë.
-Më lejo të të shpjegoj ofertën time. Është e dukshme që kasaforta në të cilën ndodhet Diamanti i Shpresës është këtu në Indi me ne, me mua. Ndaj një nga qëllimet e tua dështoi. Por nuk je e vetmja. Kam vënë re se je e aftë Anakhonta, përveç kësaj të fundit që nuk ishte veprim me mend të sillje Travenierin në shtëpinë e tij, në Indi. Gjithsesi, po thoja se diamanti nuk ishte ajo që unë dëshiroja. Ai do të shkojë drejt e në muze, aty ku ishte para se ti ta merrje. Por nëse ti qëndron me mua, ai qëndron me ne, - ishte e sigurt që do të pranonte. Tek e fundit kishte kohë që kërkonte për një bashkëpunëtor.
-Ti dhe unë? - filloi të qeshte me të madhe, -Nuk e di pse, por thjesht ideja më bën për të qeshur. Dhe si ma garanton ti këtë? - ishte kureshtare të dëgjonte më shumë.
YOU ARE READING
Më e çmuar se vetë jeta
AçãoNjë vepër arti e natyrës, një magji universale me një ngjyrë blu të thellë. Shkëlqimi i tij është unik dhe ka një karakteristikë të vetme: t'i "dhurojë" vuajtjen e vdekjen atij që e zotëron. Jemi në Indinë misterioze dhe magjike, ku historia ngatërr...