Nëse në jetë do të më ndodhte diçka aq e rëndë sa do të humbisja mendjen, ky ishte momenti. Ekzistenca e kësaj teorie nuk ishte dëgjuar kurrë, megjithatë ishte e shënuar në bllokun e tij si të ishte një nga të tjerat që i dëgjojmë shpesh në jetën e përditshme.
-Nuk mund të përfundojë këtu! - klitha nga inati. Po kërkoja në çdo cep të asaj dhome, çdo dokumet i parëndësishëm, dosje të punës, kuti, sirtare, rafte, por asgjë. Dukej sikur shkronjat e vazhdimit ishin zhdukur nga faqja pasardhëse.
-Për çfarë mund të flasë një teori e tillë? Dhe çfarë ka të bëjë kjo me gjithçka që po kalojmë? - Roi dukej të kishte paqartësi, por as vetë nuk isha e sigurt nëse po rendja pas gjësë së duhur.
-Fakti se janë të shkruara në bllokun e tij, më bën të dyshoj nëse s'janë të rëndësishme. Mund të ishim kaq afër! - ndërkohë që trupi më dridhej nga frika se nga momenti në moment gjithçka do të më rrëshqiste nga duart dhe për këtë arsye nuk do të arrija ta gjeja kurrë atë që ai e kishte quajtur Teoria e Fundit.
-Shiko me vëmendje, - ma mori bllokun nga duart dhe për një moment mendova se do të kontrollonte sërish për rreshtat në vazhdim, por ai filloi të shihte faqen e fundit për një arsye që nuk po e kuptoja. Tërhoqi dy anët e librit në drejtime të kundërta, që ndarja e tyre të dukej më qartë. -Disa faqe mungojnë, - pasi më tregoi pjesën e mesit, në të cilën dukej fare lehtë se një ose disa faqe të tij ishin grisur dhe mesa duket zhdukur nga vendi ku supozohet të qëndronin, nuk mund të mendoja gjë tjetër veç arsyes se pse Niran nuk na tregoi kurrë që kishte shkuar një ditë më parë, ndërkohë që na la të prisnim me orë të tëra për të marrë vesh këtë.
-Nirani! Ajo duhet t'i këtë marrë. Duhet të kthehemi! - bërtisja si e çmendur dhe isha gati në të dalë nga dhoma, teksa Roi përpiqej të më qetësonte.
-Mundet, - më kapi për krahu për të më ndaluar, -Por nuk mund të jemi aq të sigurt. Duhet të mendojmë më thellë nëse nuk duam të gabojmë. Ndoshta babai yt i ka grisur vetë ato faqe sepse iu duk e arsyeshme, dhe nuk mendonte se ishin mjaftueshëm të rëndësishme për t'i mbajtur, - mundohej të më mbushte mendjen me mendime të cilat përveçse nuk po më ndihmonin aspak, po më ngatërronin akoma më shumë.
-Përse do të zhdukte vetëm një prej tyre? Përse do ta shkruante bashkë me gjithë të tjerat dhe më pas të linte vetëm titulin në njërën faqe? Pse pikërisht ky bllok ndodhet këtu dhe asgjë tjetër? - ai nuk kishte të bënte me asnjë nga ato për të cilat po e rëndoja, por pasiguria brenda meje sa vjen e shtohej si të ishte duke u prodhuar nga molekulat e trupit me një shpejtësi të pa parë më herët.
-Po nëse nuk është vetëm një? Pas saj mund të rreshtoheshin me dhjetra të tjera. Ndoshta nuk është kaq e komplikuar sa duket. Kjo mund të mos ketë të bëjë me atë që po kërkojmë, - nuk i vija faj që mendonte aq cekët, por nuk mund të ishte aq e thjeshtë sa pretendonte ai.
-Kushdo që e ka lënë atë titull pas, ka dashur që ne të kuptojmë diçka. Po sikur të donte të na tregonte diçka me ikjen e tij? Diçka që nuk mund të kuptohej ndryshe. Ai po punonte me një eksperiment kohët e fundit, që nuk arrita ta kuptoj kurrë. Kur vija ta vizitoja në këtë vend, më thoshte gjatë gjithë kohës se ishte shumë i zënë dhe më fliste rreth një lloj fatkeqësie që do t'i ndodhte njerëzimit, por që secili prej nesh do ta pëlqente atë. Fliste aq ngatërruar, sa nuk i kushtoja rëndësi, ndaj nuk mund të kujtoj asgjë më tepër. Thjesht mendoja se profesioni e kishte bërë të ndryshonte mënyrën e të menduarit, por ishte shumë më shumë. Më fliste për yjet, njerëzit, krijesa të tjera. Një lëmsh i vërtetë dhe i pafund, - po mallkoja veten se si nuk kisha qenë e vëmendshme në çdo gjë që ai më tregonte, derisa i ndërpreva marrëdhëniet me të.
-Pjesa e tij si doktor nuk ishte morgu, apo jo? - arrinte të kuptonte diçka që mund ta shihja.
-Jo. Ai ishte kirurg. Ndaj nuk i besoja lajmet që u përhapën në televizion dhe gazeta. Nuk ishte pjesa e tij profesionale, - sa më shumë do të kisha zbuluar nëse do të kisha filluar më parë me kërkimet? -Nirani duhet të ketë një shpjegim për gjithë këtë. Është e vetmja që ka ardhur në këtë vend.
-Ose e vetmja që njohim. Por nuk do të na kushtonte aspak nëse e pyesnim rreth kësaj. E sigurt që nuk ka asgjë tjetër në zyrë? - filloi të ecte anembanë me shpresën se do të gjente diçka, por kisha kontrolluar aq shumë në çdo cep të atij vendi, sa një letër e vogël do të gjendej më lehtë se kaq.
-Kërkova kudo. Asnjë shenjë e vetme. Nëse do ta kishte hequr ai nga blloku, pse do ta mbante akoma këtu? Do ta kishte hedhur tutje me gjithçka tjetër të pavlerë që fshinte, - nëse ai vend nuk ishte burimi i duhur për të mësuar më shumë, do të ishte shtëpia e tij. Pavarësisht pjesës së territorit, koha ishte perfekte për të mësuar më shumë. Nuk do të prisja më për diçka që do të më çonte drejt asgjësë.
Më kapi dorën dhe më tërhoqi drejt daljes. Më në fund të dy e kuptuam se nuk duhet të qëndronim më gjatë, nëse nuk do të na jepte asnjë rezultat. Kushdo t'i kishte marrë ato faqe, kishte shpjegime të mira për të na dhënë. Çfarëdo të ishte shkruar në atë letër, duhet ta kuptoja para se të ishte shumë vonë. Shpresoja që kujtimet e së shkuarës të më shfaqeshin sa më shpejt, ose nuk do të arrija të mbaja mend asgjë nga ato për të cilat ai më paralajmëronte. Mendoja se ai thjesht gjente mënyrën e gabuar për të rritur një fëmijë dhe se këto ishin përrallat e tij karakteristike, por nëse këto përralla ishin të vërteta, a do t'i kujtoja ndonjëherë?
Kishim dalë nga muret mbytës të spitalit për të shkuar drejt shtëpisë së tij, me mendimin se do të zbulonim më shumë rreth zhdukjes të kësaj teorie. Teksa Roi mundohej të kuptonte diçka më shumë nga shënimet në bllokun e tim eti, mundohesha të gjeja në internet informacione më të detajuara mbi këtë.
Teoria e fundit nga Stephen Hawking mbi vrimat e zeza
Ditët para vdekjes së tij në Mars të këtij viti, fizikanti dhe kozmologu i njohur përfunduan punën me kolegët e universiteteve të Kembrixhit dhe Harvardit mbi një teori se çfarë ndodh me informacionin në objekte që bien në vrimat e zeza. Herët në karrierën e tij Hawking i vendosi vetes standarde jashtëzakonisht të larta, duke deklaruar: "Qëllimi im është i thjeshtë. Është të kuptuarit e universit, pse është ashtu siç është dhe pse ekziston."
-Kjo nuk ka lidhje fare me teoritë e tjera. Ishin të bazuara të gjitha tek vdekja. Dhe për më tepër, këtu thjesht tregohet rreth teorisë më të fundit për vrimat e zeza. Asgjë më shumë, - isha e konfuzuar. Nuk kishte asgjë mbi atë që kërkonim, dhe kjo vërtetonte se shënimi i katërmbëdhjetë në bllok, ishte zbulimi i tij, i cili s'kishte të bënte me informacionin që mund të gjeje në internet.
-Vërtet mendon se do të kishte diçka atje? Ajo ka qenë e destinuar të jetë e fundit. Me shumë mundësi babai yt ishte i vetmi që dinte rreth saj dhe me shumë siguri sepse ishte ai që e kishte zbuluar atë. Ndaj nuk kemi asnjë shpresë nëse nuk ekzistojnë faqet e humbura, - kjo më bëri të mendoj se sado të kërkonim, ato fletë të mallkuara do të ishin destinacioni i vetëm që do të na çonte drejt së vërtetës.
Nëse një ditë më parë isha duke menduar se çfarë e kishte bërë atë të hiqte dorë nga jeta dhe se pse nuk kishte shfaqur asnjë shenjë të kësaj dëshire më parë, sot, gjithçka ishte bërë më e pakuptimtë. Sa më shumë të mësoja, aq më shumë kuptoja se nuk do të arrinim kurrë t'i jepnim fund rrugës që kishim filluar të ndiqnim. Një mendim më ngatërrohej me një tjetër, sa nuk arrija të dalloja më se çfarë kuptimi kishte secili prej tyre. Do të bëhej më e rëndë dhe më e papërballueshme; deri ku do të shkoja? Tashmë që gjithçka kishte nisur, nuk mund të shkëputesha qoftë për një orë të vetme nga bota që më kishte rrethuar brenda dhe jashtë trupit tim. Isha bërë e varur nga një ngjarje e vetme, që më bëri të harroj se si ishte jeta para kësaj periudhe, e cila po më vriste pak nga pak, dhe pa e kuptuar e pranoja këtë, si të ishte diçka e lehtë për të mposhtur. Mirëpo dëshira për t'i gjetur fundin asaj historie, nuk më linte të qetë. Nga ana tjetër logjikoja se isha ende në kohë për të hequr dorë.
YOU ARE READING
Kaos: Teoria e Fundit
FantasyTë gjithë e kanë frikë vdekjen. Shpesh e përshkruar si e egër dhe e errët. Të paktën kështu mendojnë njerëzit. Por a është në të vërtetë e tillë? Doktor Valdmar Andris, gjatë një eksperimenti shkencor mbi një trup të vdekur në Lituani, zbulon diçka...