-Nuk do të kthehem për diçka që nuk më duhet. Nëse i intereson aq shumë është e lirë ta çojë vetë në spital, - nuk arsyetoja dot në ato momente. Ndihesha sikur asgjë nuk kishte rëndësi dhe për sa kohë isha e qetë me veten, më mjaftonte. Mirëpo këtë vetëm e mendoja. Sepse nëse do të ishte diçka që do të bëja, do të vrapoja për të kapur zgjidhjen. Nuk mund të pretendoja se nuk kishte ndodhur asgjë duke lënë mënjanë çdo përpjekje që kisha bërë pa përmendur nëse ia kishin vlejtur apo jo.
-Ke të drejtë, - ktheu kokën për të parë qiellin nga ana tjetër, për të krahasuar pjesën e mbushur me re të zeza, të cilat vinin për të pushtuar edhe pjesën e kthjellët të mbetur. -Duket të fillojë një stuhi.
Zakonisht nuk ndodhte diçka e tillë. Retë kalonin mbi Klaipedën të qeta, pa krijuar ndonjë trazirë. Por këtë herë dukej të ndodhte vërtet. Dukej sikur ishim afër një pushtimi alien. Era frynte furishëm, pa parë se çfarë mund të dilte para saj. Bubullima të forta dëgjoheshin, megjithatë nuk po lëvizja vendit.
-Mos vallë duhet të kthehemi në shtëpi? -atij nuk i pëlqenin shumë këto pamje. Nuk kishte frikë nga ato. Por e urrente kur dëgjonte ulurimat e njerëzve nëpër rrugë.
-Mund të shkosh. Edhe unë do të largohem së shpejti, - gënjeja veten. Doja të qëndroja aty gjatë gjithë ditës dhe të dëgjoja se si natyra prishte çdo plan të qenieve njerëzore, duke iu anulluar takime pune, fluturime, apo edhe pushime. Por nuk doja të detyroja dikë tjetër të qëndonte me mua. Roi do të pranonte menjëherë nëse i thoja, por nuk do të qëndronte gjatë dhe për më tepër më shumë do ta shqetësoja me gjendjen time.
-Të të shoqëroj deri në shtëpi? - m'u drejtua për herë të fundit.
-Jo, - klitha si të isha trembur nga diçka, -Dua të them, mund të shkoj vetë. Duhet të jesh lodhur mjaftueshëm.
-Në rregull atëherë. Po largohem! - më dhuroi një përqafim, i cili më la dyshime nëse ishte në momentin e duhur apo jo, por gjithsesi lejova krahët e mi ta kthenin atë.
U ula sërish dhe nxorra bllokun nga xhepi i palltos, për ta vështruar edhe njëherë. Ato gërma dukeshin sikur po luanin me mua dhe kureshtjen time, ndërkohë që vazhdonin të mos kishin kuptim mbi ato faqe të vjetra. Nuk më kujtohet hera e fundit që e kam parë tim atë të shkruajë në atë bllok, por e bënte gjithmonë në fshehtësi, si të ishte diçka që do të shqetësonte popullsinë nëse e merrte vesh.
Pavarësisht kësaj, nuk gjeta asnjë informacion të tillë. Ishin të shkrojtura terma të gjërave që nuk i merrja vesh, që me shumë mundësi kishin lidhje me mjekësinë dhe punën që ai bënte. E vetmja gjë që mund të lexoja afër tyre, ishte një emër që më dukej i njohur, si ta kisha lexuar diku tjetër më parë ose të kisha dëgjuar të flitej për të. Më bëri përshtypje se si nuk e kisha vënë re më parë; ndoshta sepse ndodhej para teorive që ai kishte shkruar.
Pa e kuptuar, isha ndër të paktët persona që po qëndronin ende jashtë gjatë një moti të tillë. Preferonin të ruanin veten poshtë strehave të tyre të ngrohta, në vend që të shpenzonin kohë me acarin që po fillonte. Ndërsa ata që nuk ishin vendas, ishin futur brenda makinave të tyre për të shmangur çdo dëm të mundshëm shëndetësor. Nga një qetësi e tillë, më zgjoi zilja e telefonit që kishte filluar të binte disa sekonda më parë. Futa dorën në xhep pa asnjë dyshim të vogël që mund të ishte Roi.
-A shkove në shtëpi? - nuk hezitoi të pyeste menjëherë, ndërkohë që unë nuk kisha lëvizur aspak nga vendi ku më la.
-Po, - thashë më gjysëm zëri edhe pse isha e sigurt që do ta kuptonte se isha duke gënjyer.
-Dëgjohen makinat që kalojnë jashtë dhe ti më thua që ke shkuar? - më tha si shaka edhe pse nuk isha në gjendje për një të tillë.
-Nuk po kalon asnjë makinë, çfarë dëgjon ti? - u pendova menjëherë pasi e thashë ketë, duke e lënë të qartë se isha ende tek stoli duke parë drejt rrugës.
-Pse qëndron akoma aty? Do të vij dhe unë, - pas kësaj dëgjova të ecte.
-Do të shkoj tani! Të lutem mos dil! Ro?- nuk po merrja asnjë përgjigje nga ai dhe nga kjo kuptova se kishte mbyllur telefonatën. Shfryva e inatosur me veten se përse duhet ta shqetësoja aq shumë kur mund ta kisha dëgjuar. Bllokun e kisha ende të hapur në dorë, kështu që i hodha edhe një sy emrit të shkruar mbi të. Tomas Kairis. Diçka më thoshte që nuk ishte pa rëndësi.
-Svajone! - dëgjova zërin dhe hapat e tij të afroheshin drejt meje. -Çfarë bën këtu?
-E kishe parë ketë më parë? - i tregova faqen duke injoruar pyetjen e tij.
-Tomas Kairis? - pyeti veten si të donte të kujtohej se ku e kishte dëgjuar më parë. -A nuk është ky ai tipi i dosjes?
-Pacienti? - përse do ta shënonte emrin e tij në bllok?
-Po. Mendoj. Ishte emri i shkruar mbi dosje. Çfarë rëndësie paska? Njëherë gjejmë dosjen në shtëpinë e Niranit, pastaj ketë. Mos vallë kemi gabuar kur kemi menduar se është pacient? - dukej të fokusohej mbi atë fletë, si të donte të kujtonte më shumë.
-Nuk e di Roi. Nuk e di. Por me shumë siguri duhet të ketë diçka. Po sikur të ketë gisht në vdekjen e tij? - mendimet nga më të ndryshmet më bënin të kisha frikë nga ajo që do të mësoja.
-Nuk e besoj. Përse do ta shënonte në bllokun e tij atë që do t'i sillte vdekjen? Dhe mbi të gjitha, si do ta kishte parashikuar këtë? - gjithçka ishte kaq e ngatërruar, saqë nuk dija çfarë të besoja më parë.
-Ke të drejtë. Kjo është e pamundur.
-E dija që duhet ta merrnim atë dosje që në fillim, - pendohej që më kishte dëgjuar mua. Kujt do t'ia merrte mendja se do të kishte tjetër kuptim?
-Megjithatë, nuk kam ndërmend të shkoj sërish në atë shtëpi. Nuk ka përfunduar asnjëherë siç duhet. Gjithmonë mundohem të bëj më të mirën, por nuk mundem. Nuk mund të shtrem sikur më intereson për të tjera gjëra që Nirani flet jashtë temës, si kur të rritesh, arsyeja, koha, e shumë të tjera që thjesht më ngatërrojnë më shumë. Ia arrin gjithmonë të më shkatërrojë nervat, - çfarëdo të kishte në plan, këtë herë nuk do e ndiqja.
-Nuk e thashë ketë! Por ajo dosje na duhet më shumë se kurrë. Mund të përmbajë çdo informacion që na duhet. Nuk mendoj se një përmbledhje e thjeshtë e një pacienti do të ndodhej mes dokumenteve të tjera të zotit Vladmar. Nëse ka ndonjë mënyrë tjetër mes kësaj, më njih me atë, - deri diku kishte të drejtë. Që në fillim e dija shumë mirë se kjo do të ndodhte dhe do të më duhej ta vizitoja shpesh, por nuk e prisja të ishte kaq keq përballja me të.
-Ajo do të gjejë gjithmonë diçka për të më nxjerrë jashtë kontrollit të vetes Roi, - sikur të ishte ndryshe, do të kaloja jetën e mbetur në atë shtëpi.
-Ndoshta duhet t'i marrësh fjalët e saj më shtruar. Ajo ende nuk të njeh sa duhet Svajone. Të gjithë gabojmë. A nuk e mban mend sa të vështirë e pata të të flas ty për herë të parë? - më buzëqeshi për të më kujtuar momente të tilla.
-Të lutem! Nuk ka aspak lidhje me ketë! - e godita lehtë në shpatull dhe fillova të qesh kur më kujtohej se sa mizore kisha qenë me të në fillim.
-Ishe gati të më shqyeje në copa. Por ishte fati im që zoti Vladmar u shfaq aty. Përndryshe do t'i kisha punët keq, - vazhdonte të më bënte të ndihesha sikur po ndodhte nga fillimi.
-Babi u afrua dhe më pyeti, dhe më pas u përgjigje ti duke i thënë se ishim miq. Mund të të kisha parë vetëm 2 herë në jetën time, - pas disa sekondash, kujtime të panumërta filluan të rreshtoheshin në mendjen time; momente nga fëmijëria që kisha kaluar me të, si ishte më parë të qëndroja pranë tij dhe se sa i interesonte për mua. Tani thjesht nuk ishte më.
-Svajone, më fal! - u afrua pranë meje kur vuri re se çfarë po mendoja dhe se si çehrja e fytyrës sime filloi të zbardhej.
-S'ka gjë. Nuk është faji yt Ro, - zgjata duart për t'i marrë një përqafim të shpejtë, për të cilin kisha nevojë shpesh. Isha bërë e varur prej tij.
Sa më shumë kohë të kalonim aty, aq më shumë përkeqësohej moti, i cili kishte filluar të rrëmbehej gradualisht, edhe pse nuk ishim duke e vënë re. Së shpejti mund të fillonte stuhia e pritur dhe askush nuk e dinte se kur do të lëshoheshin rreshjet. E dinim mirë se nuk do të nxirrnim asnjë përfitim duke qëndruar në një vend të hapur të tillë afër lumit, por ishte gjëja e fundit për të cilën mund të mendoja në ato momente, kur gjithçka po fillonte të më rrëzonte më shumë.
YOU ARE READING
Kaos: Teoria e Fundit
FantasyTë gjithë e kanë frikë vdekjen. Shpesh e përshkruar si e egër dhe e errët. Të paktën kështu mendojnë njerëzit. Por a është në të vërtetë e tillë? Doktor Valdmar Andris, gjatë një eksperimenti shkencor mbi një trup të vdekur në Lituani, zbulon diçka...