𖥸XIX

115 23 2
                                    

Gjatë rrugës së kthimit, nuk mund të mendoja gjë tjetër veç fjalëve të Rolandit që më buçisnin në kokë. Do doja ta kuptoja pse Nirani po vazhdonte kërkimet për ta zbuluar këtë teori sërish.

-A e di Nirani arsyen pse Tomasi nuk u kthye më? Nëse po, pse po mundohet të rizbulojë Teorinë e Fundit? - nuk kishte asnjë kuptim në mendjen time.

-Të them të drejtën, ende nuk e di. Ndoshta po mundohet të bëjë diçka tjetër. Për ta mësuar këtë, fillimisht duhet të dimë qëllimin e saj. Por për këtë, më duhet ndihma jote Svajone, - një dorë e mbajti në timon, ndërsa me dorën tjetër më zgjati një dosje të kaltër. -Në fillim, dua të bëj të sigurt se më beson plotësisht. Vladmari nuk e mori Niranin prej mamasë së saj. Ajo humbi jetën vite më parë në një aksident automobilistik. Nirani që prej atij momenti, pati çrregullime të theksuara mendore, ndaj për 5 vitet në vazhdim ka qenë e mbyllur në një spital psikiatrik. Vladmarit nuk iu duk e drejtë, por nuk mund të bënte asgjë rreth kësaj. Nga ana tjetër qëndronte familja e tij aktuale, e cila nuk do ta pranonte Niranin si pjesë e tyre. Kështu që, për disa vite, iu desh ta pranonte këtë fakt. Megjithatë, Tomasi i jepte leksione shpesh aty. Pas vdekjes së tij, kishte ardhur koha e saj. - më hodhi një vështrim sërish, -Kjo është dosja e saj. E mora pasi u ktheva nga puna, për të bërë të sigurt se gjithçka ishte e qartë në mendjen tënde.

-Nëse sipas teje, jam e bindur mjaftueshëm, për çfarë të duhet ndihma ime? - për çfarë i duhesha unë kur ai dinte më shumë?

-Bllokun në zyrën e Vladimarit e vendosa unë. Doja që të mësoje diçka më tepër. Shpresoj ta keni akoma ju. Nirani më njeh dhe e di shumë mirë qëllimin tim; ta ndaloj çfarëdo është duke bërë. Nëse ti qëndron në anën time, por një e infiltruar në anën e Niranit, do të na ndihmojë shumë të mësojmë se ç'po bën ajo dhe çfarë planesh ka, - isha në mëdyshje, por nëse doja që e gjitha të përfundonte sa më shpejt të ishte e mundur, duhet të jepja kontributin tim. Hodha një vështrim nga Roi për të marrë ndonjë konfirmim të mundshëm nga ana e tij.  -Ah, jo. Do të shkosh e vetme. Roi më duhet. Ka mjaftueshëm njohuri për të më ndihmuar të zbuloj çfarë ndodhi me Tomasin, dhe gjithashtu për të qartësuar atë që unë dhe Vladmari nisëm.

-Në rregull! - tek e fundit, tashmë i isha futur një rruge, edhe pse plotë me kthesa, e dija se ku po shkelja. Shpresoja të funksiononte, vërtet shumë.

-Do të bëhet më e mira, më beso. Do të të mbaj të informuar, - më tha dhe më buzëqeshi. Nuk e dija si do t'ia dilja e vetme pa Roin në krahë që më ndihmonte gjatë gjithë kohës, por tek e fundit isha një Andris.

-Do të të kthej në shtëpi. Unë dhe Roi do të vazhdojmë punën në spitalin e Klaipedës të nesërmen. Shkoi vonë. Është një hapësirë në atë vend, ku punonim para se të shpërnguleshim në qendrën e Niranit, - pa e vënë re, humbur mes bisedash dhe shtigjesh që pak nga pak po merrnin një kuptim, e gjeta veten para shtëpisë sime. Tanimë, më e sigurt në hapin që do të hedh. Dola nga makina dhe pashë se si ajo u largua sërish duke më lënë prapa me një mijë pyetje. Ishte koha t'iu gjeja disa përgjigje të mirëfillta.

I kisha premtuar vetes se nuk do të ndeshesha më me fytyrën e saj engjëllore. Më shumë se një psikopate, më ngjante me tim atë, ndaj kisha frikë se pak nga pak do të më kthente në anën e saj. Ishte drithërues fakti se ende nuk e dija ç'kishte ndodhur vërtet me babin, dhe akoma më duhej të punoja për të zbuluar një teori të mallkuar. Përballja me Niranin nuk do të ishte e lehtë, por do më duhej ta bëja për hir të të gjithëve.

U ktheva në shtëpi. Pashë mamin që qëndronte brenda duke lëvizur sa andej-këndej për të pritur një përgjigje. Mesa duket, Rolandi i kishte treguar gjithçka rreth planit të tij dhe se çfarë do të bënte me mua.

Ndryshe nga herët e tjera, nuk u ngjita në dhomë. U ula në një karrige aty pranë dhe i hodha një vështrim mamit. Dukej e shqetësuar.

-Gjithçka në rregull? - më foli sa pati mundësinë.

-Po, - iu përgjigja thatë. -Së shpejti duhet të shkoj në shtëpinë e Niranit. Shpresoj ta gjej atje.

-Është e rrezikshme, - m'u afrua dhe më kapi duart.

-Është e vetmja mënyrë ma'. Nuk më intereson aspak për eksperimentet e saj. Më shumë se kurrë, dua të mësoj arsyen pse babi iku. Sa më afër Niranit, aq më afër përgjigjes do të jem. Jam e sigurt për këtë. Nuk ke pse të shqetësohesh. Do të jem këtu sa hap e mbyll sytë, - u ngrita për t'i lënë të ditur se ishte koha të largohesha.

-Kujdesu për veten, - më buzëqeshi krenare. E dija shumë mirë se ajo nuk kishte dashur kurrë që unë të bëhesha pjesë e planeve të Rolandit, por asnjëra nga ne nuk kishte zgjidhje tjetër por ta pranonte.

Ndonjëherë e mallkoja atë për gjithçka që po ndodhte. Nëse do të kishte qenë më i afërt me ne, do ta kishim më të thjeshtë të njihnim se kujt duhet t'i besonim. Por tani ishte shumë vonë. Pas këtyre gjashtë muajve të fundit, Nirani duhet të kishte përparuar mjaft. Mjaftonte ta ndaloja. Asgjë më shumë. Pas kësaj, do të isha e lirë. Le të shpresojmë.

Hodha disa hapa të menduar drejt shtëpisë së Niranit. E rënë nën një hije qetësie, të jepte idenë e atyre ndërtesave drithëruese të Hallouinit. Isha shkëputur aq shumë nga jeta ime e mëparshme, sa e kisha harruar se së shpejti do të rifillonte shkolla. Pas plotë 10 ditësh. A do të kisha dalë në fund të këtij lëmshi?

Po shpresoja që edhe pse ora shënonte 22:27, Nirani të ishte ende e zhytur në kërkimet e saj. Trokita disa herë para se fytyra e saj e përgjumur të dilte përballë meje. E dija se ishte e habitur nga prezenca ime në ato orë të vona të natës, por mbi të gjitha, ishte urgjente.

-Svajone? Ti këtu? - sigurisht, do të kishte akoma të njëjtën ëmbëlsi të shtirur.

-Duhet te flasim, - ia ktheva shkurt për të mos humbur kohë me shpjegime. Pasi të dyja u ulëm, duhet të filloja me marrëzinë. -E di që herën e fundit nuk u përballëm aq mirë, megjithatë nuk mund ta mohoj që më duhet ndihma jote. Siç thua dhe ti, pjekuria na bën të matur. Po mendoja dhe dola në përfundimin se pavarësisht së gjithash, je motra ime, dhe më detyrohesh ndihmë, -nuk duhet ta përfshija Rolandin, kështu që do të më duhej të transformoja ngjarjen. -Mami më tregoi se babi kishte punuar me ty së fundmi dhe se jetonit bashkë në këtë shtëpi. A nuk mendon se duhet të dimë se cili ishte ai eksperiment i fundit për të cilin të gjithë flisnin pas ikjes së tij?

Mund ta shihja qartë se ajo ishte në mëdyshje. Ishte aq konfuze dhe e pasigurt nëse duhet të më besonte mua apo jo, por i duhej një partneritet i mirë për të dalë në krye të rrugës.

-Më bëhet qejfi, vërtet. Të kam pritur prej kohësh. E dija që do të ktheheshe sërish. Më jep kohë, dhe do të të tregoj gjithçka që duhet të dish. Po më habit fakti që Roi nuk është me ty, por më beso, jemi më mirë të dyja. Ai ishte babai ynë dhe vetëm ne duhet ta dimë se ç'ndodhi me të, - shpresoja të më tregonte diçka të vlefshme, aq sa po shpresoja se Roi ishte arsyeja e vetme që nuk më kishte treguar më parë.

-Ai hoqi dorë, - i thashë për ta bindur më tepër. -Siç edhe ti e the, ishte babai ynë. Të premtoj, do të ngelet midis nesh.

Nëse arrija të fitoja besimin e plotë të Niranit do ta kisha shumë të lehtë të vazhdoja me kërkimet e mia. Nëse ajo po fshihte diçka, do të ma tregonte së shpejti, dhe nëse jo, do ta zbuloja për sa kohë qëndroja krah saj. Duke e kundërshtuar do të vazhdoja të humbisja kohë, por duke e bërë aleaten time, do të përfitoja nga çdo informacion i mundshëm dhe nuk do të më duhej të hyja në qendrën e saj me forcë dhe në fshehtësi. Falë Rolandit, isha kthyer në rrugën e duhur. Më shumë se të ndihmoja atë, do të zbuloja rreth vdekjes së papritur të babit, e cila kishte kohë që më rëndonte.

-Është pothuajse mesnatë. Do të të ofroja të qëndroje këtu. Të pret një ditë e madhe nesër. Mirë se erdhe midis nesh! - më buzëqeshi dhe u drejtua për tek dhoma e saj.

Sigurisht që do të qëndroja. Sa më shpejt të vinte mëngjesi, aq më afër qëllimit tim do të isha. U shtriva në divanin ku tashmë isha ulur dhe mbylla sytë duke u munduar të gjej pak qetësi para stuhisë që më priste.

Kaos: Teoria e FunditWhere stories live. Discover now