𖥸XII

152 26 29
                                    

-Ajo po luante me ne, dhe ne as që e kuptuam këtë! - kisha dëgjuar mjaftueshëm. Kishte ardhur koha ta merrnim në dorë situatën.

-Po të them gjithçka që më tha. E pyeta për dosjen, dhe përfundoi duke thënë se nuk ishte përgjegjësia jonë të kujdeseshim për rendin e spitalit dhe programin e tyre. Do ta çojë vetë aty ku përket. Me kaq, më ofroi të largohem, - Roi po mundohej të më shpjegonte se çfarë kishte ndodhur pasi shkoi në shtëpinë e Niranit pas stuhisë, por e kisha të vështirë të kuptoja sjelljen e saj kontradiktore. Dukej sikur gjithmonë mundohej të gjente diçka kundër nesh.

-A të tha se kur do ta dorëzonte? - diçka po bluaja në mendje dhe po shpresoja që të funksiononte.

-Jo saktësisht, por sot pasdite mbaj mend të ketë përmendur, - e dëgjoja se si tingëllonte i konfuzuar, por do t'ia shpjegoja gjithçka më vonë. Mjaftonte të më ndiqte.

-Në orën 4 Roi, do të vish në shtëpinë time, por do bësh të sigurt që mos të të shohë Nirani gjatë rrugës. Nuk dua të shpallim dyshime, - ndërkohë do të më duhej të mendoja pjesën tjetër të planit.

-Mos më thuaj që ke ndërmend ta ndjekim, - mund t'i dukej e pamundur, por thellë thellë i pëlqente.

-Për sa kohë ajo dosje na duhet, nuk kemi tjetër zgjidhje, - u afrova pranë dritares dhe shtyva perden me dorë për të parë jashtë. Nga aty, mund të dalloje qartë shtëpinë e vetmuar të babit. Dhe Niranin. -Roi më dëgjon? - thirra pas disa minuta heshtjeje.

-Çfarë ndodhi? - pyeti në panik.

-Ndryshim plani. Nirani po del nga shtëpia dhe së shpejti do të niset. Duhet të shkosh direkt në spital. Je më afër. Do të jem pas teje. Shihemi! - mbylla telefonin dhe dola nga dhoma për të zbritur sa më shpejt të mundesha shkallët, që të mund të kapja një taksi sa më parë. Hapa derën dhe vrapova drejt rrugës. Niran nuk kishte lëvizur ende. Hynte dhe dilte nga shtëpia disa herë, derisa më në fund arrita të shoh dosjen në dorën e saj.

-Jepi pra ndalo, - më kishte kapur paniku nëse do të arrija në kohë ta ndiqja, por po shpresoja për më të mirën. Më në fund shoh një taksi të ngadalësohet para këmbëve të mia, ndërkohë që ajo ishte nisur disa sekonda më parë.

-Tek spitali i Klaipedës ju lutem, - po merrja frymë me vështirësi dhe rrahjet e zemrës po më rriteshin fuqishëm, nga vrapi që kisha bërë. Arrija të dalloja makinën e Niranit që larg, dhe po shpresoja që mos më humbiste nga vëzhgimi. Ishte paksa e vështirë ta shihja qartë, pasi kishte shumë kthesa të rrugës, të cilat më bënin të mendoja se iku larg.

Duhet të mësoja çfarë përmbante ajo dosje sa më shpejt. Po mallkoja veten se si e kisha në dorë më parë dhe nuk i kushtova aspak rëndësi dhe tani po rendja pas saj si të ishte gjëja më e rëndësishme. Ishte e vështirë të dije se çfarë duhej dhe çfarë jo, kur gjatë një dite do të dilte gjithmonë diçka e re.

E dija mirë rrugën për në spital, dhe e pashë qartë këtë herë që makina e saj kaloi në një tjetër, si të donte të shmangej nga unë. Kjo paksa më bëri të dyshoja se ku do të ishte destinacioni i saj i vërtetë. Roi duhet të kishte arritur në spital deri tani.

-A mund të ndiqni atë makinën? - iu drejtova pa ndonjë justifikim tjetër, por ishte e nevojshme të shpikja një të tillë në çast, pasi shoferi filloi të më shihte çuditshëm nga pasqyra përballë tij. -Më duhet të shkoj kudo që shkon ajo. Është motra ime, - munda të dalloj se si ai vazhdonte të më shikonte me një vështrim drithërues, si të ishte i bezdisur nga unë dhe fjalët e mia, megjithatë ishte i detyruar të më çonte aty ku ia kërkoja, kështu që mori kthesën e gjatë për në rrugën që ndoqi Nirani.

Kaos: Teoria e FunditWhere stories live. Discover now