VII
-Si the?-pyeti i hutuar,i friksuar nga cfare kishte degjuar,e serish po i jepte vetes nje mundesi per te shpresuar.
-E degjuat shume mire Madheri.-ju pergjigj ftohte,notat te cilat i dolen pa kurrefare emocjoni,e Helias nuk donte te besonte mbi ate zerin e saj te larget.
-Domethene je tallur me mua?-uli koken poshte,tek shtrengonte ate hekurin e ndryshkur te qelise,ende me shprese,ende.
-U afruat vete Madheri,une thjeshte ju pergjigjesha.-akoma,akoma ai zeri,nuk e degjonte dot me teper,sesa distance i jepte atyre te dyve.
-MJAFT ME KETE MADHERI,E MARRTE DREQI!-serish e qelloje ate hekurin,e serish ajo jehona e saj tek fikej neper qeli.
Ajo u shtrengua,shtrengoje veten,shtrengoje lotet,shtrengoje zemren per te mos dashur te gabonte perseri,e ti jepte atij dhimbje te cilat nuk i meritonte.
Mjafte i kishte shkaktuar,ndoshta vertete nuk duhej te kishte shkelur ne ate mbreteri qe ne fillim.
Mendjemadhesia e saj per te pare djalin e solli ne nje pike ku te donte te kishte cdogje,sikunder kerkonte e motra,dhe me ate ne mendje ndihej me e keqe se ajo,me e pameshirshme,sepse po vriste dike te pafajshem,dike te detyruar mbi titullin e pasur.
Nuk kthehej per ta pare,por duhej ta bente,ndonese nuk guxonte te genjente ne ate forme aq te flliqur,ne nje menyre ose ne nje tjeter i duhej ta largonte,edhe sikur ta bente ta urrente,ishte e vetmja menyre shpetimi,per te dy.
Shtrengoje copen e fustanit te saj,e mori frryme per tu siguruar,per te vendosur nje maske te shtirur,per te treguar se ajo cfare kishte ndodhur,ishte thjesht nje magji.
-Eshte e vetmja menyre ne te cilen duhet tju drejtohem,Madheri!-perforcoje fjalet e padeshiruara nga ai,e Helias qeshi,hidhur,dhimbshem.
Kesaj rradhe ai titull doli me peshe prej saj,dhe e ndjeu,sa i dogji epiteti te cilin mbarte.
-Atehere perse deri dje isha thjesht Helias per ty,perse deri dje mu dorezove ne krahe sikur te doje cfare doja dhe une,nuk me ke dashur?-e zeri sa vinte e shuhej,sa vinte e behej me meshirekerkues,donte te ndalonte ate dhimbjen e pasur,mendimin se e vetmja e cila mund ta bente te ishte i gjalle,e solli ne piken ku te mendonte se cdogje ishte nje enderr,asgje me teper.
Tashme e siguruar,e gjitha e thyer shpirterisht,u kthye per ta pare drejte e ne sy,e te rrefente nje tjeter dhimbje per te,pa u trembur pasojave.
-Po,nuk ju kam dashur Madheri,i bera...
Qelia u hap,brenda u fut ai,e mbertheu nga krahet dhe e shkundi si te donte ta sillte ne vete,por ajo ende mbante syte e gjakte tek mberthenin lotet per te mos dale,e ai i cili i kishte lene te lire me kohe.
-CFARE DREQIN TE BERA,ME THUAJ?
-I bera sepse kisha frike nga cfare mund te me ndodhte!-ju pergjigj duke ngritur tonin e zerit ajo,kur nga krahu tjeter Helias ishte duke i bertitur gjithe vrerin te cilin mbante perbrenda.
Helias,ai qeshi,sapo degjoje ato fjale qeshi dhimbshem,sa asaj i pikoje thelle ne shpirt,por nuk donte ta tregonte,nuk duhej ta bente.
-Kishe frike,nga une?-tha e I mberthente me teper krahet e vajzes sa asaj kishin nisur ti dhimbnin,por nuk guxonte te kundervihej,sepse donte qe gjithe inatin tja nxirrte asaj,pa pike meshire sepse mendonte se e meritonte.
-Po tani nuk ke frike?-serish ju drejtua,kesaj rradhe zeri i te cilit ishte i ashper,i ftohte e i frikshem per te.
Nuk kishte frike nga ai,kurre nuk mund te kishte frike nga ai,por kishte frike nga e motra e nga gjithe pushteti te cilin ajo kishte,sepse mund tja merrte jeten me nje frryme e pa patur meshire,ndaj per te vetmin rast ku ajo donte te jetonte,beri ate cfare duhej te bente qe ne fillim,ti qendronte larg.
YOU ARE READING
Gënjeshtarja E Pafajshme
Historical FictionNje histori jo si ajo e Hirushes, nje histori ku princesha nuk behet e tille, nje histori ku interesi i te pasurit pushtet dhe para eshte me e rendesishme se e verteta. Nje martese e kryer per perfitime,nje martese e cila hapi dyert e nje dashurie j...