Nje trendafil i ringjallur

115 13 2
                                    

XIV

-Mua me quan babi ashu,mos je xhanë ti?-zeri i embel i femijes doli pafajsisht nga trupi i vogel,sa Atara mund edhe te shkrihej nga gjithe embelsia qe mbarte.

Rrefimi i djalit e preku,fakti se ate nofke ajo ja kishte vendosur vetem per tju drejtuar ne ate formen e saj te birit,e te zbulonte se dhe i ati e therriste me sekretin qe i tregoje kohe me pare,ja shtoje me teper qofte ndjenjen e fajit,qofte ate te dashurise.

Por serish,nuk duhej te druhej.

-Edhe mundet te jem Sheqer.-I peshperiu ne vesh,sit e vertetonte fjalet e tij,por ne nje forme qe djalit i shkelqyen syte,e tregonte se sa te pafajshem ishin ne te vertete qeniet e tilla.

-Pandaj je kac e bukur ti?-serish teksa vezullonte,tregoje mendimet e tij pa drojtje,sa e beri Ataren te buzeqeshte aq paster,arriti dhe ta ndjente ne shpirt ate biseden e vogel por te bukur te tyre.

Biseden e pare te bere me te birin,qe mendonte se nuk do e kishte kurre ate mundesi.

-Faleminderit,edhe ti je nje princ shume i bukur.-dhe Atara nxori mendimin e saj mbi te,sepse per nje nene,femija eshte qenia me e bukur egzistuese,dhe per Ataren,djali ishte gjithe bukuria e perzjere ne nje njeri aq te vogel sa ai.

Serish syte e djalit shkelqyen nga komenti I saj,madje faqet ju skuqen e i moren nje ngjyre roze te celur,sa nga turpi uli koken dhe leshoje nje buzeqeshje ne drojtjen e pasur.

A sa do donte ta perqafonte ne ato caste,te ndjente trupin e djalit mbi vete e ta nuhaste ashtu sic bente kur ishte i vogel,e ta puthte sa te zevendesonte gjithe ditet e munguara per ate,ti kerkonte falje qe nuk mund te qendronte prane tij kur ai ishte semure,ose kur nuk mund te ishte me te kur djali mbushi nje vjec,apo serishne ditet e tij me te bukura,ti kerkonte te falur qe nuk ishte nje nene e duhur per te.

Frika e saj me e madhe u shfaq pikerisht ne ate moment,e imagjinonte pernate diten kur do ti rrefente te birit se ishte e ema,dhe ne endrrat e saj ai e priste krahehapur,por kur e shihte persegjalli perpara saj,stepej,i futej tmerri kur mendonte se si mund te reagonte ai valle,kur e kishte nje mama krahe tij,e ajo ishte thjesht nje e huaj.

Mendimi se djali mund ta urrente,i shtrengonte kraharorin,dhe kjo e bente te qendronte urte,ashtu sic ishte mesuar,per te mos i shkaterruar endrrat prej femije,dhe ate familjen qe tashme Tiani kishte krijuar.

Ajo,nuk ishte mamaja e tij,ishte vetem nje zane...

-Mos i trego mamit edhe babit per mua,sepse kur te rriturit zbulojne qe jam zane,une do te behem nje bretkose e shemtuar!-i tha Atara me zerin qe ju hollua,per tu pershtatur me ate te djalit,i cili hapi syte paksa i habitur e ne te njejten kohe i friksuar.

Instiktivisht pa Tianin te vendoste dy duart e tij mbi buze,si te donte te mbyllte gojen,e shkundi koken ne mohim me te shpejte,sa Atara leshoje nje buzeqeshje te vogel.

-Jeni e shigult me mua xhane!-peshperiti gjithe siguri Tiani,sa ja shtonte edhe me shume pafajsine dhe ate femijen e paster brenda tij.

-Ky eshte sekreti yne i vogel,ne rregull Madheri?-ja ktheu Atara peshperimen.

Tian shkundi koken ne pohim gjithe entuzjazem,dhe me te pare aprovimin e tij te sinqerte,u ngrit dhe pa sesi djali u kthye per tu larguar,vetem kur mes rruge,ai u kthye perseri per te vrapuar drejt saj furrishem.

Atara pa sesi qendronte i tensionuar,dhe u perkul per te ditur cfare kishte,dhe Tiani ju afrua prane veshit,e rrefeu hallin e pafajshem qe kishte.

-Mund ti them edhe motresh shekretin?-ah si ja kepuste shpirtin e mbetur ai femije me menyren sesi I drejtohej,sa edhe mund te nxirte lot,por nuk e beri,ishte e lumtur qe ai po i besonte,e aq i mjaftonte.

Gënjeshtarja E PafajshmeWhere stories live. Discover now