XVII
Nese do te kishte dicka te cilen shpresonte ta kishte degjuar gabim,do te ishte pikerisht ai moment,nje I paimagjinuar ndonjehere,por ne te njejten kohe,vetem aty nisi te kishte kuptim gjithcka.
-C...cfare dreqin sapo degjova?-ende tmerri gjendej brenda tij,sa dhe fjalet i dridheshin tek dilnin prej buzeve.
Kurse ato te dyja,kishin shtangur nga prezenca e Heliasit,dhe nuk guxonin te nxirrnin ze.
-SHPJEGOHUNI MENJEHERE...
-Madheri,me degjoni!-nderpreu Ameli te bertituren e djalit,dhe ju afrua prane tek dridhej,e i preku krahun si te donte ta qetesonte.
-Jepi pra,po te degjoje...-nje perbuzje u ndje ne fjalet e tij,e kundermonte ere tradhetie,ku ne ate mes nuk ishte ai qe e leshonte.
-Une...nuk desha...-nisi te justifikohej me lotet e grumbulluar ne sy Ameli,kurse Atara ende e shtangur perpiqej te kuptonte gjithe situaten e ne te njejten kohe,pa kurrefare te drejte te fliste,por thjesht te degjonte nese rrefimi i Amelise do te ishte i vertete.
-Nuk deshe,kaq ke kurajo te thuash?-ju hakerrua Helias duke u stepur pas,per te mos ndjere prekjen e saj.-Mendoj se me keni bere per budalla gjate gjithe kesaj kohe.-ironizoje e qeshte nga dhimbja.
-Nuk eshte ashtu te betohem...
-ATEHERE PERSE MU DESH TE DEGJOJA ATE?-tere vrerin e pasur,e leshoje ne ate te bertituren e bere ne fytyre te Amelise,e cila u tkurr nga frika qe zeri i tij i larte i fali.
-Nuk desha...-edhe ende vazhdonin justifikimet e kota te vajzes teksa i lutej gati ulur ne gjunje.
Helias u mbush me frryme,edhe pse e kishte te veshtire,u perpoq te qetesohej me shpresen se gjithcka ishte thjeshte nje keqkuptim,e ne fund e leshoje,duke ju drejtuar Atares.
Ajo vetem i shihte e asgje me teper,ndonese ndjente dhe ajo frike nuk e shprehte,por jo frike nga ai,frike nga e verteta dhe nga cfare i biri i saj do te mendonte per te.
-Ti,kush je?-kerkoje urdherueshem te verteten qe kishte kohe qe e kerkonte,por kurre nuk e kishte marr ate pergjigje.
Dhe Atara nuk hezitoje,mund te shihte pickimin shikues te te motres por nuk I behej vone,cdogje duhej zbrazur qe te laheshin ato mekatet e grumbulluara.
-Madheri ajo eshte thjesht...
-Jam motra e saj Madheri.-dhe pikerisht ajo i nderpreu fjalet Amelise,e cila kerkoje te mashtronte sy me sy perseri.
Nje tjeter shigjete per zemren e tij,nje tjeter dhimbje shoqeruar me te qeshura,e dy vetullat e ngritura ne mosbesim,ku me teper kthenin fytyren e tij ne nje te perhumbur,te braktisur nga vete veshet qe i duheshin te degjonin lloje lloje te vertetash te paditura,e te goditej nga kush nuk e priste.
-Po tallet apo jo?-dhe ate sqarim ja kerkoje te fejuares se tij,qe sikunder ai,dhe per te fjalet e sapo degjuara ishin nje rrufe qe e goditi deri ne shpirt.
Kerkoje te kamuflonte gjithcka,syte tashme te hapur nga hutimi,nga mosditja per tu kapur diku,dhe kapnin cfare te mundnin vecse fytyres se tij.
-Jo,ke te drejte nuk eshte e vertete...
-Atara Brait,bije e Sedrik Brait,moter sot princeshe e Meusit,Ameli Brait.-e lodhur nga perpjekjet qe bente per te pasur situaten ne doren e saj,serish I ngeci fjalet ne gryke te motres,e duke bere Heliasin te kthehej me te shpejte e ta shihte,ku me nuk dinte cfare te bente.
-Si the?-te vetmet fjale qe mundi te nxirrte prej gojes.
Atara uli koken,ndoshta te vetmin respekt te mundshem qe kishte mundesi ti jepte,ose per te perforcuar fjalet e saj,sido te ishte,e beri dhe i ktheu pergjigje zeplote,per te shtrenguar konfidencen e te jepte siguri mbi cfare tha.
YOU ARE READING
Gënjeshtarja E Pafajshme
Historical FictionNje histori jo si ajo e Hirushes, nje histori ku princesha nuk behet e tille, nje histori ku interesi i te pasurit pushtet dhe para eshte me e rendesishme se e verteta. Nje martese e kryer per perfitime,nje martese e cila hapi dyert e nje dashurie j...