XIX
Helias
Mendova se ai do te ishte momenti i fundit te cilin do te shihja prej saj,teksa ajo ngadale hipi mbi ate anije,pa e kthyer koken pas,sikur vertete ishte e gatshme te braktiste gjithcka te pasur ketu tek une,e jo vetem mua,por edhe femijen tone.
Nuk e mohoja dot dhimbjen qe ndjeva,por ne te njejten kohe,nje lehtesim kaperceu trupin dhe me doli ne siperfaqe,sepse tashme ajo do te ishte e sigurt,diku larg nga meje,por ne te njejten kohe do te mund te shihte jeten qe vertete i takonte te jetonte.
Ndoshta u tregua egoiste,sepse perseri e braktisi djalin,ndoshta nuk duhet te nisej e te kembengulte per ta afruar prane vetes,e te kishte mundesi per kujtimet me te bukura me te.
A mos jam une egoisti valle?Po jam,e di,vlen cfare thash me pare,por desha qe te kembengulte per te qendruar me te birin,e te mund te ishte serish prane meje,sepse nese Tiani do te donte Ataren te qendronte,nuk do te kisha kundershtime.
Nuk guxova ta urrej,cfardolloje gjeje te kete bere,per mua u shuajt,teksa mendoja sesa shume coptohesha dita dites prej momentit qe nuk e shihja dot,apo te dija a ishte ende gjalle apo jo,apo tek me zjente xhelozia kur mendoja ndoshta dike tjeter kishte prane.
Por si guxoja une,te kisha ato ndjenja kur isha I pari qe gjendej prane nje femre tjeter,apo kur nuk arrita ta kuptoja kush ishte ajo qe ne fillim,apo tani teksa kujtoj faktin se sa prane femijes qe,por nuk e therriste dot.
E ne kete histori,gabimi ishte i te dyve,askush nuk guxoje te bente nje hap me teper per te shpetuar dashurine qe kishin,por thjesht e lam te shuhej ne ajer,e sebashku me ato rrahje zemre,u largua dhe e vetmja femer qe me ringjalli.
Hipi,ndali,ktheu koken,por nuk mundesha,sapo putha syte e saj,i braktisa ne sekond,per ti kthyer shpinen,e te mbyllja dyert,kur syte e saj mund ti shihja qarte sesi shnderrisnin prej loteve,e te mite e shoqeruan ne te njejten forme,me tu larguar nga ai port...
-Mberriti ne Bernson Madheri.-degjova vaket fjalet e Eivenit,i cili qendronte kokeulur perballe meje.
Nje perkulje qe me teper dukej sikur e ndjente dhimbjen qe po perjetoja,ne te njejten kohe,si nje barre e sapo leshuar nga shpina.
-Ne rregull Eiven,mund te largohesh.-urdherova,e pa u ndjere me teper,e pash te largohej prej dhomes.
Me dukej sikur po mbytesha aty brenda,ajri i ndotur i mekateve,sikur po e zbehnin oksigjenin,e zor se mund te mbushesha me frryme.
U ngrita,e kerkova te shihja tim bir,qe heren e fundit e pash teksa qante neper korridor,cka me krijoje ate shtrengimin ne stomak,ta shihja ne ate forme djalin,vetem sa me bllokonte mendimet,me kepuste shpirtin sikur te ishin duke qare sebashku.
-Tian,ende je i merzitur me babin?-e pyeta sapo u rrehatova prane tij,e ai qe qendronte shtrire barkazi mbi shtrat.
E dija shume mire se jasteku ende i qendronte i lagur,dhe me gjithe qenien time,po lutesha ti thaja ata syte e vegjel.
Nuk foli,vetem vazhdonte te qante nenze,dhe nuk denjonte te bente ndonje levizje per te me pare.
-Babi do merzitet shume nese nuk i flet,ti nuk e ke qejf kur merzitem une apo jo?-u perpoqa ta zbusja sado pak,vetem te merrja nje fjale prej tij.
Per cudi levizi,u perpelit,ngriti trupin e vogel nga ai vend,dhe fshiu lotet me mengen e rrobes qe kishte veshur,qe tashme ngjyra i ishte erresuar nga te qaret e shumte.
-Po ti mamit pse nuk i flet me,nuk e ke me xhan?-dhe te degjoja ato fjale te dilnin prej tij,do preferoja te jepja frrymen e fundit,sesa zerin ti keputej.
VOCÊ ESTÁ LENDO
Gënjeshtarja E Pafajshme
Ficção HistóricaNje histori jo si ajo e Hirushes, nje histori ku princesha nuk behet e tille, nje histori ku interesi i te pasurit pushtet dhe para eshte me e rendesishme se e verteta. Nje martese e kryer per perfitime,nje martese e cila hapi dyert e nje dashurie j...