Perqafimet e jetes

102 12 4
                                    

X

-Ti po gjakosesh?-ju kthye Nevan i shqetesuar,pasi ndjeu sesi kembet e vajzes gati sa nuk e tradhetuan.

-Jam mire,vetem nje e gervishtur e vogel...-u pergjigj Atara,gati ne shuarje,por mbante nje buzeqeshje ne fytyre,e cila i rrefente Nevanit se ajo femer,kishte kaluar me teper sesa mendonte.

-Mua me duket me teper sesa aq.-zeri I doli disi serioz,dhe e ndjeu,ndaj u perpoq te zbuste biseden me nje te qeshur te lehte.

Ai nuk u ndje me teper,dhe ecte prane saj,por e shihte sesi ato djerset kishin nisur te beheshin me te shpeshta,dhe se trupi i saj dridhej.

Epo qe nuk ishte e gervishtur kjo ishte e sigurt,ndaj ndali perballe me te,u kthye me shpine,dhe u perkul paksa.

Atara nje moment shtangu,e pa,dhe nuk po kuptonte cfare ishte duke bere ai,per kete arsye thjesht po qendronte pa levizur,edhe pse ishte gati ta braktiste trupi.

-Hip,mos bej lojra.-shprehu qete Nevan,dhe Atara nguroje.

I dukej e paedukate te bente ate veprim,por syte e tij pasi e pane,kercenueshem i shprehen se duhej te bente sic thoshte,ndaj pa e lene te priste me gjate,mbeshteti trupin e vogel pas shpines se tij,dhe ai i siguroje kembet me krahet e veta,e me pas e ngriti.

-Je mire?-u perpoq ta bente te ndihej e rrehateshme,per te mos i dhene pakenaqesi apo shqetesime fizike,sikunder kishte shpatullen e saj.

-Po,jam ne rregull.-nxori zerin e saj te vaket,dhe Nevan buzeqeshi,e nisi te ecte.

Ishte mjaft e rraskapitur per te folur,plaga thuajse e infektuar po i shkaktonte dhimbje te medha,dhe nuk kishte fuqi per te folur,ndaj thjesht u mbeshtet tek ai,dhe perpiqej te qetesohej.

Ai e kuptoje kerkesen e heshtur te vajzes,dhe gjate gjithe rruges nuk I foli,madje perpiqej te mos bente as zhurme me hapat qe bente,vetem per te mos e zgjuar.

Nuk donte,kishte mberritur perballe shtepise se tij,dhe nuk donte qe ta zgjonte,por nuk kishte zgjidhje tjeter,ndaj u perpoq ta shkundte pak mbi supet e tij,qe te mund ta ngrinte.

-Kemi mberritur,do flesh dhe shume?-ne forme tallese nxori ate kerkese,vetem per te mos e vene Ataren ne siklet.

Ajo u perpelit disi,e i hapi per tu perballur me nje shtepi disi ndryshe nga ato te ndodhura neper qytet.

Ngadale zbriti prej shpines se tij,dhe zemra nisi te luante me te,e te rrihte crregullt,nje frike e lehte e kishte kapur pa ditur se me cfare do te perballej,ndoshta kishte menduar gabim qe pranoje ftesen e tij,por tashme gjendej aty,dhe nuk kishte kthim pas,te pakten vetem nje dite mendoje,vetem nje...

-Je i sigurt se mund te qendroje?-ju kthye paksa e shqetesuar Atara,dhe Nevan leshoje nje buzeqeshje te vogel.

-Epo nese nuk do te isha,sdo ta merrja mundimin te ofrohesha nuk mendon dhe ti keshtu?-pergjigja e tij disi e lehtesoje ate peshe frike te cilen mbante,dhe u mbush me frryme,per tu qetesuar e me pas e leshoje ate e sigurt mbi veprimet qe po bente.

Nevan e preku nga krahet,pasi ende e shihte sesa e pafuqijshme ishte,dhe per te mos e lene ne meshiren e fatit,e ndihmoje derisa u gjenden perballe deres.

Trokiti tre here lehte,sa u ndjen dhe hapa nga krahu tjeter te afroheshin,ku sa me teper qartesoheshin,aq me shume i rrihte zemra Atares.

Nje kyc u hap,e dy te tjere pas tij,dhe ne fund nje dere e cila u terhoq,duke u perballur me nje vajze,aq te bukur,delikate dhe te kuruar,sa ne mendje i hyri dyshimi,se kush ishin ata,ajo familja e tij,ne te vertete dukej pasanike.

-Perseri dole fshehurazi...-vajza ndali,sapo hodhi syte ne krahe te tij,nuk e perfundoje fjaline e saj,por shtangu,dhe Nevan i ktheu pergjigje pa e lene te hamendesonte.

Gënjeshtarja E PafajshmeWhere stories live. Discover now