Kur u ngrita në mëngjes pashë z.Nikola që tashmë kishte rregulluar makinën, këmisha e tij e bardhë kishte marrë një ngjyrë tjetër por nuk e kishte problem. Mbërritëm në shtëpinë e tij në ora 10:33.

-Rregullove makinën?

Pyeti znj.Mariela. Kur më shikoj mua unë bëra një buzëqeshje dhe i drejtova valixhet në dhomën që tashmë mund ta quaj timen për do ditë. Pasi i vendosa valixhet ne dhome dola duke shkuar në kuzhinë për të bërë drekën, do ishte më mirë që unë të bëja diçka pasi që jam duke qëndruar tek ta. Të dy ishin lart në dhomë teksa unë si një kuzhiniere e mirë po bëja çka më merrte mendja që do e pëlqenin.

-Çfarë bëni?

Dëgjova zërin e znj.Mariela që më shikojë me vetullat e ngrysur.

-Po bëj drekën, pasi jam duke qëndruar tek ju dua që sëpaku t'ju ndihmoj me diçka.

Thashë duke morr pijatat e cila më ndaloj.

-Nuk është e nevojshme.
-Por...dua ta kthej këtë që bëni për mua.

Thashë duke bërë një buzëqeshje dhe vendosa ushqimin tek pijatat.

-Ëhmm çfarë arome e mirë.

U dëgjua zëri i z.Nikola.

-Çfarë ke bërë e dashur.

Tha ai duke puthur znj.Mariela.

-Nuk e kam bërë unë por znj.Ross.

Tha ajo duke u ulur në tavolinë teksa unë bëra një buzëqeshje por z.Nikola më shikoj me një shikim që nuk zgjati ndoshta as dy sekonda as nuk tha gjë.

-E bëra për shkak se ju po më ndihmoni, po qëndroj në shtëpin tuaj kështu që më e pakta që mund të bëj është kjo.

U dëgjua zëri im teksa pashë ata duke filluar të ngrënin.

-Ju lumshin duart!

Tha znj.Mariela teksa me shikoj mua dhe unë bëra një buzëqeshje.

-Ju bëft mirë.

Thashë duke pastruar kuzhinën pas asaj që bëra.
-Lëreni atë ejani edhe ju uluni.
-Po tani...

Thashë duke pastruar duart dhe eca për t'u ulur.

-Unë duhet të shkoj tani, faleminderit për ushqimin znj.Ross.

E shikova e habitur z.Nikola që u ngritë duke puthur znj.Mariela në faqe dhe eci që të dal.

-Kaloni mirë.

Thashë me gjysmë zëri. Në fund mbeta vetëm unë dhe znj.Mariela.
-Sot do dalë të shoh për disa rroba, dëshironi të vini me mua?
Tha ajo duke më shikuar.
-Jeni e lirë?
-Po.
Thashë duke provuar vetëm tani ushqimin.

-Shumë mirë atëherë dalim së bashku.
-Bën.

Ajo morri pijatën pasi përfundoj dhe e vendosi në makinën e enëve.
.
Masdite unë dhe znj.Mariela dolëm së bashku dhe ishte ajo që shikonte fustane verore. Dhe të them të drejtën nuk ishte asnjë stil im, ndoshta sepse ajo i shikonte ato që ishin më për moshë më të vjetër, duket që as ajo nuk është e vjetër, por rrobat që shikon e bëjnë të tillë.

-Si të duket.

Tha ajo teksa në trup mbante një fustan të ngushtë deri tek gjunjët me krah të gjatë ku në pjesën e gjoksit kishte formën e një zemre. Beli i saj ishte i hollë ndoshta kjo pjese e bënte fustanin e mirë ne të.

-Mirë, të rrie mirë.

Thashë teksa ajo shikonte vetën në pasqyre gjë që mua në fakt nuk më pëlqente aq.

If i can't have you, No one can! (Shqip)Where stories live. Discover now