Eca duke u ulur para pasqyres me sytë që qëndronin tek ai. Zhurma e tharses filloj të dëgjohej duke bërë që flokët e mia të lëviznin në pjesë të ndryshme, dora e z.Nikola filloj me qafën time duke e vazhduar prekjen e tij deri tek flokët e mia, gishtat e tij filluan ngadalë prekjen e flokëve të mi, sytë nuk hiqeshin nga ai i cili nuk thoshte asgjë dhe vetëm prekte kokën time me sytë që shikonin. Zhurma qe e madhe e tharses megjithatë lëvizjet e gishtave tij ishte relaksuse. Mbylla sytë duke vendosur duart mbrapa teksa ngrita pak gjoksin, një nxehtësi po më hynte por kjo ishte ajo që dua tani, ky relaksim. Lëvizja e gishtave tij po qëndronte në mendje,bënte të mendoja shumë gjëra për këto gishta tij.

-Z.Nikola është telefoni juaj.

U dëgjua pas derës zëri i Ersas ku bëri që tharsja e flokëve të ndalej dhe kjo na bëri të largohemi nga ai shëndrrim i magjisë. Ngrita duart duke kapur flokët bistekë dhe u ngrita në këmbë.

-Do dalë unë pastaj ju.

Tha ai dhe unë pohova me kokë. Kur ai dol unë qëndrova aty për pak minuta dhe dola. Zbrita poshtë duke e shikuar z.Nikola i cili po fliste në telefon por që me bisht syrit më shikonte mua.Vendosa ushqimin nëpër pijat dhe lashë mbi tavolinë, unë u ula pa thënë gjë megjithatë ia kisha bërë gati pijatën edhe z.Nikola.Po luaja me ushqimin derisa ai erdh dhe u ul, unë nuk thashë asgjë edhe pse ndoshta kishim nevojë të flisnim megjithatë sytë tanë flisnin më shumë.Ai ishte ulur përballë meje duke bërë që sytë e mi të shihnin më mirë fytyrën e tij.
.
-Nuk keni hëngër ëmbëlsirën që morra për ju?

Pyeti ai duke hapur derën e frigoriferit pasi më ndihmoj me heqjen e pijatave.

-Nuk më pëlqen të ha vetëm.

Thashë teksa ai morri pijatat që të pastroj.

-Po më prisnit mua?
-Ndoshta.

Thashë teksa u afrova afër tij dhe duart e mia filluan të pastronin po ashtu pijatat.

-Faleminderit që po kujdeseni për mua.

Thashë teksa dora ime preki dorën e tij të mbushura me shkumë sytë e mi u ngritën lart tek sytë e tij.

-Më ke falenderu mjaftushëm besoj.
-Nëse nuk do me fjalë mund të të falenderoj edhe në mënyra tjera nëse do.

Thashë teksa po ndjeja gishtat e tij tek dora ime.
-Ti po më trullos.
Tha ai ngadalë.

Zëri i tij u dëgju si një tringëllim në veshin tim. Por që sytë e mi shikuan unazën e tij që kishte në gishtë, ngjyrë argjendi. Duart tona u larguan nga ato prekje të buta, ai pastroj duart dhe hapi frigoriferi duke morr një lëngë.

-Besoj jeni i lodhur, shkoni unë mirrem me këto,

Thashë teksa dëgjohej uji i lëshuar. Ndjeva sytë e tij tek unë i cili eci duke kaluar afër meje, sikur uli kokën të ndjente aromën time dhe unë vetëm e lashë të ndodh. Në dhomë gjumi nuk po më merrte megjithatë mendja më thoshte që as ai nuk po flinte, por sigurisht nuk kisha ndërmend të shkoja.
Ora ishte 09:30 e mëngjesit kur unë u zgjova sot ishte e diel dhe z.Nikola e ka ditë pushim prandaj e pashë në kuzhinë që po përgadiste mëngjesin.

-Sot e keni pushim dhe jeni zgjuar herët?
-Nuk mund të fle shumë, jam mësuar.

Tha ai teksa unë u afrova të shikoja se çfarë po bënte.

-Duart duhet t'i mbani kështu.

Thashë duke kapur duart e tij që të tregoja si duhet prerë lakra që ai po bënte. Ngrita kokën që ta shikoja por ai tashmë vetëm ishte duke më shikuar.

If i can't have you, No one can! (Shqip)Where stories live. Discover now