Vendi ku ishim të ulur nuk qe aq i qetë përkundrazi muzika ishte shumë më e lartë, megjithatë heshtja jonë po e bënte shumë më të qetë vend ku ne të dy ishim ulur dhe më të sikletshme.
-Herën e fundit që unë e takova ishte kur ai më kërkoj për një shumë të parave.
Ngrita sytë drejt tij e habitur.
-Para?Përse?
-Në atë kohë edhe unë nuk isha në gjendjen time më të mirë prandaj i thashë që nuk mundem megjithatë kur e pyeta se përse, nëse është diçka patjetër atëherë do e ndihmoja disi, por nuk më tregoj, e la me kaq dhe më nuk e pashë.
-Kur ishte kjo?kur të kërkoj?
-Me duket që ishte e enjte me 18.U ndala duke menduar se çfarë mund të ketë ndodhur para datës 18, vallë më ka thënë ndonjë gjë Kai apo....
-Me 18 ai erdh tek ti?
-Po. E di që atë kohë nuk po punonte dhe...
-Nuk po punonte?Pyeta unë e habitur.
-Po, nuk ju ka treguar? Ishte një problem në punë më duket që po e akuzonin për diçka kështu ai u largua.
-Ai nuk më ka treguar për këtë.
-E kam ndihmuar gjatë këtyre muajve por Kai nuk po m'i kthente parat fillova të humb edhe unë shumë, prandaj nuk munda që më të jepja, pastaj po e kërkonte një shumë të madhe.Vendosa dorën në kokë duke mos besuar atë që po dëgjoja. Kai po merrte para nga të tjerët, nuk po punonte.
-Nuk e takuat më pas atij takimi?
-Jo, megjithatë e thërrita para disa ditëve pas atij takimi, më tha që kishte gjetur një mënyrë për të fituar para.
-Të tha diçka më shumë rreth kësaj?
-Jo.
-Asgjë më shumë?
-Jo, nuk më kujtohet të ketë thënë diçka më shumë.Tha ai duke morrë gotën e tij ndërsa unë po shikoja e habitur, çfarë janë këto gjëra që po dëgjoj, Kai kurrë nuk më ka folur për problemet e parave, nuk më ka treguar që i nevojiten, që nuk është duke punuar, pse dreqin po i kuptoj këto tani...
-As unë nuk mendoj që Kai ka bërë vetvrasje, ai gjithçka bënte për ju prandaj nuk besoj që ai do ju linte vetëm...
Tha ai duke më shikuar.
-Faleminderit, nëse ju kujtohet ndonjë gjë rreth Kait, ndonjë gjë që ju ka bërë të dyshoni apo e keni parë me ndonjë person ju lutem më lajmroni.Thashë duke vendosur numrin tim mbi tavolinë.
-Sigurisht.
U dëgjua ai me një zë të qetë.
Mbërrita në shtëpi duke vrapuar pasi që shiu dhe era po bashkëpunonin me njëra-tjetrën dhe me vrull po preknin trupin tim. Të gjithë gjenin një streh që të qëndronin derisa të ndalej, ndersa unë po vrapoja si një e çmendur që të mbërrija sa më shpejt me shpresën që nuk do më zinte shiu i madh por ia që e bëri. Rrobat e mia kishin nevojë të shtriheshin që të thaheshin ashtu sikurse trupi im. Si përfundim hyra e bëra një dush të ngrohtë. Alina më kishte shkruar që sot nuk do mund të vinte prandaj hëngra bukë më herët sot. Shiu ende po binte kjo melodia e shiut me dërgonte në shumë dimensione në shumë mendime, nga ajo që dëgjova sot po filloj të mendoj që ndoshta unë vërtet nuk e njoha aq mirë Kai-n. Cila qe mënyra që ai kishte gjetur, vallë ajo e dërgoj deri në vdekjen e tij, nuk e kuptoj. Para datës së 18 unë po i thoja vetëm që duhet paguar fakultetin, vallë të jetë kjo arsyeja përse ai ka kërkuar para. Përse ta mbante të fshehtë që nuk është duke punuar, do e ndihmoja, do gjeja edhe unë një punë. Zilja e shtepisë më largoj nga këto mendime shqetsuse, u ngrita duke shkuar tek dera kryesore.
-Përshendetje!
Shiu ende nuk ishte ndalur dhe së bashku me të dëgjoheshin edhe bubullimat të shumta megjithatë personi para meje më bëri të shikoja atë e habitur, rrobat e tij ishin lagur ashtu siç ishin pak më herët rrobat e mia.
-Z.inspektor?
Thashë e habitur i cili vendosi dorën në ballë teksa mundohej të më shikonte pasi që pikat e shiut po ia vështërsonin shikimin.
-Mund të hy?
Tha ai duke më bërë të kuptoj që unë e kisha lënë ende në mes të shiut.
-Po sigurisht, ejani!
Mbylla derën duke ngritur vetullat pas asaj që bëra, nuk e di përse humba ashtu.
-Ejani.
-Jam i tëri i lagur besoj nuk keni problem.
-Oh jo ju lutem.Thashë teksa po shikoja atë i cili vendosi flokët mbrapa të cilat ende po pikonin ku me ngritjen e tyre duke i dërguar më mbrapa disa pika ranë edhe në dysheme, kjo më kujtonte kur vinte edhe Kai i cili nuk e kishte problem që po i bënte dyshemet të tëra me pika uji.Por nuk është se z.Inspektor do mund ta fajsoja ashtu siç bëja me Kai.
-Mund të sjellni diçka që të ulem nuk dua të ulem kështu i lagur në divan.
Ai u ul në karrige pasi që nuk dëshironte të bënte të gjithë gjërat me ujin që ishte formuar në rrobat e tij. Ia solla një çaj të ngrohtë pasi që në këtë shi çaji i ngrohtë mendova që është gjëja më e mirë.
-Ëëë...çfarë ju solli këndej, vallë zboluat ndonjë gjë për Kain?
Thashë duke qëndruar përballë tij.
-Jo, por erdha t'ju pyes më shumë rreth vëlluat tënd.
Tha ai teksa morri në duar gotën e mbushur me çaj.
-Nesër do fillojmë përsëri të shikojmë vendin që është gjetur trupi i tij, prandaj dua të di më shumë rreth tij, ka pasur ndonjë problem me ndonjë person, ndonjë borxh, apo është marrë me drogë...
-Drogë!! Sigurisht që jo!Thashë me vetullat e ngrysura.
-E di që ju mund ta mendoni vëllaun tuaj një nga personat më të mirë, por në vendin që trupi i tij është gjetur tregon që nuk mund të themi që ai është ashtu siç ju e mendoni.
-Çdo të thoni me këtë?
-Trupi i vëllaut tënd është gjetur në një vend ku numri i krimeve është shumë i lartë.Tha ai duke ulur shikimin tek çaji që e mbante në duar edhe pse çaji është ende i ngrohtë ai dukej që nuk e kishte problem me mbatjen e tij.
-Në atë pjesë bëhen krime deri në nivelin më të lartë, më thoni atëherë përse mendoni që trupi i tij u gjend aty, keni parë ndonjë gjë të dyshimt tek ai?
-Jo, vëllau im nuk është një që mund të mirret me droga e vrasje.
-Nuk është se ne fajsojmë vëllan tënd, ne dëshirojmë të gjejmë vrasësin, kështu që nëse ju dini sadopak diçka që mund të na ndihmojë atëherë do ishte një lehtësim edhe për ne.U ndala duke kthyer kokën nga dritarja, nuk e di nëse është e dobishme të tregoj për atë që sot unë mësova.
-Njihni ndonjë nga miqtë e vëllaut tënd?
Ktheva kokën nga ai dhe ngadalë pohova me kokë.
-Sot e takova, ai më tregoj që Kai kishte kërkuar para hua, por pasi që ai nuk kishte mundësi ta ndihmonte Kain nuk ishin takuar më.
-Përse ka kërkuar para?
-Nuk e di, ai nuk më ka treguar edhe që nuk është duke punuar dhe as për para që është duke kërkuar, ndoshta ishte për arsye që të paguante fakultetin tim...nuk e di por ai tha që e kishte telefunuar Kain të pyeste se çfarë kishte bërë për ato para që i nevojiteshin...Thashë duke u ngritur në këmbë.
-Kai i kishte thene qe tashme kishte gjetut nje menyre per te fituar para, qe nga ajo dite nuk kishte degjuar nga ai.
-Nje menyre per te fituat para?
Perseriti fjalet e mia i menduar teksa une e shikova.
-Kjo nuk po tregon diçka te mire
Tha ai duke ngritur syte e tij drejt meje.
YOU ARE READING
If i can't have you, No one can! (Shqip)
Nouvelles-Perse je zgjuar, ora ende eshte 03:23. -Ku ishe, pashe nje enderr shume te keqe. Thashe teksa ai dol nga banjoja dhe erdh afer meje. -Çfare endrre? -Sikur ti po me tradhetoje. -Oh e dashur une nuk do e beja kurre, a e kemi sqaruar kete gje. Tha ai...