Dita më eci duke pritur për telefonatën, po shpresoja që ndoshta do merrnin parasysh fjalët e mia, edhe pse nuk kam një shumë të madhe që t'i paguaj. Nëse policia nuk bënë punën e tyre atëherë më mirë të gjej dikë tjetër. E ulur ne karrige mendja më thoshte të bëja shumë gjëra por që asnjëra nuk mund të bëhej pa pare.
-Nuk mund të ketë bërë vetvrasje, pse dreqin e thojnë këtë gjë?
Po më vriste fakti që ata e mendonin këtë gjë, pse ta bënte? Ai nuk kishte ndonjë problem, unë e njoh atë.
-Rene?
U ngrita me vrapë kur dëgjova zërin e Alinës.
-Oh e dashur më vjen keq, nuk mund ta besoj që Kai nuk është më me ne, si je?
Nuk munda të përgjigjem pasi që lotët tregonin mjaftushëm. Megjithatë ardhja e saj më bëri më mirë pasi që mund të flisja e mund t'i tregoja atë që është duke më shqetesuar, këto ditë nuk fola me asnjë person, nuk kisha edhe me kë, me koleget që kam në fakultet nuk është se kisha një raport të mirë megjithatë të gjithë më ngushëlluan nga pak, tani që Kai nuk është nuk e di se a mund edhe të vazhdoj fakultetin, duhet të punoj që të mbaj vetën time gjallë, këtë punë e bënte deri tani Kai, kujdesej për mua për punët rreth shtepisë, për pagesat që duhej bënim.
-Vetvrasje?! Janë në rregull ata?
-Dëshirojnë ta mbyllin me kaq, nuk dëshirojnë të mirren më shumë...e beson këtë gjë?
-Mos u brengos do shikoj të gjej unë një person të mirret me këtë punë.Tha ajo por vëmendja ime ra tek telefoni im kur u dëgjua papritur.
-Përshëndetje!
Dëgjova një zë burrëror që më bëri të ngrysja vetullat pasi që nuk e njoha numrin apo edhe zërin e tij.
-Përshendetje!
Thashë unë e pasigurt.
-Flas me Rene Ross?
-Po.
-Jam inspektori Nazar Nikola nëse dëshiron të flasim për çështjen e vëllaut tënd atëherë ejani nesër në zyrën time në ora 10:00.
-Në rregull, faleminderit!Me kaq përfundoj edhe biseda duke ndalur ai telefonin.
-Kush ishte?
Pyeti Alina kurioze.
-Më kërkuan të shkoj nesër në stacionin policor siç duket do mirren me çështjen e Kait.
-Të shpresojmë që do e bëjnë punë siç duhet këtë herë.Pohova me kokë teksa sytë qëndronin tek dera e dhomës, ende nuk mund ta besoj që Kai nuk është vërtet, që nuk do hy e nuk do e shoh më.
Alina qëndroj tek unë mbrëmë, të dyjat ne kishim për detyrë të zgjoheshim herët megjithatë qëndruam deri në mesnatë duke folur, më shumë ajo duke më ngashëlluar. E di që duhet mësohem me faktin që Kai nuk është më, por kjo është një nga gjërat më të vështira që duhet bërë, si ta bëj? Edhe dyert e stacionit policor ishin të hapur të gjithë duken që kanë punë por mua duket që më kishte hyr një urretje për njerëzit që qëndrojnë këtu.
-Keni ardhur për zoteri Nikola?
Pohova me kokë kur një nga oficeret më shoqëroj për tek zyra e tij. Hyra brenda duke shikuar përreth duket që ai ishte duke më pritur prandaj më bëri me dorë të ulesha në karrigen që ishte, dokumentet e dosjet që kishte përballë tregonin që kishte edhe shumë punë tjera pos me mua që do mirret.
-Dëshironi diçka për të pirë?
-Jo faleminderit!Thashë duke shtrënguar çantën që kisha në duar, nuk e di pse ndihesha sikur po ngulfatesha.
-Nuk dua që t'ju bëj të besoni që vëllua yt mund të jetë vrarë sepse në fund ndoshta do mund të dal që të jetë vërtet një vetvrasje por...
-Nuk ka bërë vetvrasje!
-Përse besoni që nuk mund ta ketë bërë.
-Sepse e njoh atë, edhe nëse gjithçka do shkonte keq e di që nuk do e bënte sepse ai nuk do më linte kurrë vetëm, ne kishim vetëm njërin-tjetrin jemi rritur së bashku dhe të më linte vetëm është një nga gjërat e fundit që ai do bënte.
YOU ARE READING
If i can't have you, No one can! (Shqip)
Kurzgeschichten-Perse je zgjuar, ora ende eshte 03:23. -Ku ishe, pashe nje enderr shume te keqe. Thashe teksa ai dol nga banjoja dhe erdh afer meje. -Çfare endrre? -Sikur ti po me tradhetoje. -Oh e dashur une nuk do e beja kurre, a e kemi sqaruar kete gje. Tha ai...