Në mbrëmje për mua ishte shumë e sikletshme të ulesha me znj.Mariela ndoshta sepse sot më ra më shumë të qëndroja me të, me z.Nikola ndihesha më e afërt sepse më kishte ra ta shihja këto ditë më shumë.

-A jeni duke u mirr me vrasësin e Alinës? Është gjetur?

Thashë duke ngritur kokën që të shikoja z.Nikola i cili ishte drejt meje.

-Ende jemi duke hetuar.
-Hhh!

Shfryva frymën teksa pashë që z.Nikola ngriti njërën vetullë.

-E di që dëshironi ta gjejmë vrasësin, por nuk është aq e lehtë kur nuk kemi asnjë gjurmë të gjetur.
-Ki besim, Nazar është një ndër më të mirit inspektor.

Ktheva kokën nga znj.Mariela pas fjalëve që tha, gjë që kisha harruar që ishte aty ulur. Bashkova pijatat pasi përfundova me ushqimin dhe i falenderova. Vajza që punonte ishte vetëm për pastrim të shtëpisë bukën e bënte personalisht Mariela e cila nuk punonte pasi që më dukej se nuk ish aq mirë me shëndet. U ula në divan teksa sytë më shkuan tek z.Nikola i cili po pastronte pijatat, Mariela kishte lënë tavolinën ashtu pasi kishte shkuar tek vajza që po pastronte, më duket e pasjellshme që unë të qëndroj kështu ulur, prandaj më mirë të ngrihem të pastroj tavolinën.

-Oh, lëreni do e pastroj unë.
-Jo jo mund ta bëj edhe unë.

Thashë pasi m'u drejtua z.Nikola, morra gotat duke i dërguar tek ai i cili më buzëqeshi duke pohuar me kokë si një faleminderit.

-Më vjen keq për pak më herët.

Thashë teksa morra të thaja pijatat që ai i kishte pastruar.

-Kam humbur vëllan dhe tani miken time,kam frikë kur e di që vrasësi është jashtë...
-Do mundohem t'ju mbroj, e di që kjo gjë ju frikëson por ne, unë do mundohem të bëj të pamundurën për të gjetur vrasësin.

E shikova duke bërë një gjysmë buzëqeshje. Pas gjithë kësaj që bëri për mua unë ndihem vërtet falenderuse, jo çdo kush do merrte një vajzë të panjohur në shtëpinë e tyre për ta mbrojtur duke rrëzikuar edhe vetën e tyre. Zgjata dorën duke morrë pijatën kur ai e lëshoj e cila ishte e ngrohtë, shikova ujin e pastaj duart e tij. Ngrita dorën time dhe preka ujin duke larguar menjëherë.

-Çfarë bëni?
-Si mund t'i pastroni me ujë kaq të ngrohtë.

Thashë duke e shikuar atë dhe dora ime preki kyçin e dorës tij.

-Duart jane te kuqe, nuk eshte mire per lekuren tende.
Thash duke ngritur syte drejt tij e habitur.
-Jam mesuar prandaj nuk eshte problem per mua.
Tha ai teksa largoj doren e tij dhe ktheu koken nga Mariela qe hyri brenda. Une vazhdova duke thare pijatat.
.
Dita më eci e gjitha në fakultet dhe tashmë vetëm kisha filluar të urreja ditët në atë vend, duket që nuk do mundem të vazhdoj më për shkak se duhej të paguaj, megjithatë kur shkova në shtëpinë e z.Nikola së bashku me të u nisa që të marrë rrobat pasi që tani e tutje do qëndroja në shtëpinë e tij. Ora ishte 19:00 dhe unë përfundova së vendosuri rrobat në valixhe.

-Janë të gjithë këto?
-Po

Thashë duke vendosur valixhet jashtë dhomës i cili zgjati duart që të kapte valixhet ai.

-Është në rregull.

Thashë duke bërë me dije që mund ta drejtoj deri jashtë.

-Kjo duket me e rëndë, merrni këto tjerat unë e marrë këtë.

Tha ai duke vendosur dorën tek dora ime që të kapte valixhen, sytë u ndalën tek dora e tij që qëndronte mbi dorën time. Ai kishte duar jashtëzakonisht të mëdha dhe të ftohtë, shtrëngimet e tij tepër entuziaste do mund të këputnin kyçin e dorës po qe se do kisha kocka të dobëta. Shenja që kishte në mes gishtit drejtues dhe të mesëm tregonte që mund ta kishte marrë gjatë punës, do ketë pasur punë me persona të ndryshme. Dola jashtë pas tij i cili vendosi valixhet makinë, u ula në sedilen e parë teksa ai erdh dhe ndezi makinën. Pashë që ai po shikonte orën vazhdimisht, dëgjova znj.Mariela që do dilnin së bashkun në ora 20:00 ndoshta kjo është arsyeja se përse shikonte orën, pastaj deri në shtëpinë e tij do i bënim 2 orë të mira kjo është ndoshta më shum që e shqetëson.

If i can't have you, No one can! (Shqip)Where stories live. Discover now