10

42 6 4
                                    


Sot në mëngjes dola herët nga shtëpia sepse u mërzita vetëm në shtëpi. Po ecia në qytetin që ishte por që nuk dëgjohej asnjë këmbë e gjallë në rrugë, ishte flladitëse dhe relaksuse ecja që bëja. Më vije çudi për atë që dëgjova për znj.Mariela, ajo e nvarur nga droga, i dallova disa gjeste saj megjithatë nuk do e mendoja që ajo ka qenë pas drogës. Nuk zgjati aq gjatë ecja sepse u mërzita nga vetë mendimet e mia që kisha, u ktheva përsëri dhe fillova të bëja mëngjesin znj.Lea nuk ishte dhe prandaj bëra pak më pak.

-Mirëmëngjesi!

Thashë kur hyri z.Nozar.

-Ushqimi tani gati do jetë.
-Do e marrë në duar se nuk kam kohë.
-Në rregull prit ta bëj.

Thashë duke ia bërë gati edhe pse ai edhe ai qe duke e bërë vet.

-Urdhëroni.
-Faleminderit!

Tha ai me një buzëqeshje dhe u largua, mendja ime mendoj shumë për atë buzëqeshje. Znj.Mariela u ngritë më vonë por që ushqimin ia lashë në tavolinë.

-Disa sjellje ju i bëni po si Nazar.

U dëgjua zëri i saj kur u ul tek unë pasi përfundoj me ushqimin.

-Çdo të thuash?
-Ai kështu luan me gotë i menduar, qëndrimi ulja është sikur shoh atë.
-Nuk e paskam vërejtur.

Thashë duke lëshuar gotën në tavolinë.

-Sa e çuditshme, nuk e di pse Lea më tha të mos të të besoj aq me Nazarin.

Ngrita njërën vetullë duke shikuar atë.

-Përse nuk i besoni burrit tënd?
-Jo i besoj shumë, por ndonjëherë është dikush tjetër që nuk duhet besuar.

U ndala duke e shikuar teksa ajo bëri një buzëqeshje.

-Nuk besoj që më keni parë të bëj diçka rreth z.Nikola që ju të dyshoni, kështu që mos u brengosni, pastaj kur i besoni kaq shumë burrit tënd atëherë duhet të dini që ai nuk do bëj asgjë.

U ngrita në këmbë dhe shkova në dhomën time megjithatë vetullat e mia qenë të ngrysura. Në mbrëmje z.Nikola erdh më i gëzuar se ditëve tjera.

-Duket që të paskan ecur mirë punët sot.
-Ashtu është.

U dëgjua zëri i tij teksa unë qëndroja duke shikuar ata të dy që bisedonin.

-Jam emëruar drejtor i policisë.

Tha ai i cili dukej krenar për këtë emërtim që kishte marrë.
Ngritja e punës së z.Nikola ishte një gëzim i madh apo një gjë e madhe prandaj sot mbrëma u fromua një fest për z.Nikola ku miqtë e tij do vinin e shumë tjerë më të lartë po ashtu.

-Mos u brengos çështjen e vëllaut tënd do e vazhdoj ende.

Më tha ai mbrëmë kur erdh me atë gëzim megjithatë edhe unë u gëzova për të. Po bëhesha gati duke kapur flokët lart që nuk morri shumë kohë e pastaj bëra një grimë të lehtë në fytyrë sepse fustanin që kisha zgjedhur ishte më i rëndë. Sot dua të dukem bukur prandaj vendosa në trup fustanin me ngjyrë të zi, nga lart nuk kishte mbajtëse apo krah që të mbulonin shpatullat, vazhdonte nga gjoksat ku ndahej pak në mes gjoksit që kishte si një formë të bishtit të zemres i ngushtë deri tek beli e pastaj lëshohej pak ku në këmbën e majtë ishte i hapur që zbulonte këmbën më lartë se mbi gju, dhe në fund vendosa edhe dorëzat e gjata, në qafë vendosa një varse vezëlluse. Bëra një buzëqeshje teksa shikova vetën time, vajzat që tashmë ishin këtu nuk qenë më bukur se unë, pasi rregullova gjërat në kuzhinë eca të bëhesha gati dhe do jetë tërësisht befasuse për to të më shohin kështu tani. Dola nga dhoma dhe eca tek vendi i mbushur me persona jashtë në oborr aty ku ishte edhe pishina. Ashtu siç mendova shikimet ishin për dy arsye njëra sepse vërtet po rrezatoja dhe e dyta është se më gjykonin për shkak fustanit që ishte i hapur. Morra disa gota dhe i shpërndajta nëpër tavolina ku sytë e çdo personi qëndronin mbi mua megjithatë z.Nikola nuk ishte as znj.Mariela.

If i can't have you, No one can! (Shqip)Where stories live. Discover now