11

49 5 0
                                    

Hapat e z.Nikola u shpejtuan teksa ecte përreth njerëzve që prisnin ta përshendesnin,sytë e tij shikuan në errësirën e natës që zbukuronin oborrin disa drita të vendosur përreth.

-Rene?

Tha ai duke vrapuar mbrapa shtëpisë dhe ishin sytë e tij që u hapën të habitur kur pa Lamier që kishte marrë Renen.Hapat e tij shpejtuan duke vrapuar drejt tyre.

-LAMIERRR!!!!

U dëgjua zëri i fortë i tij kur mbërriti tek ai me dorën që preki fytyrën e tij aq fort sa Lamier u rrëzua në tokë.Mirëpo duart e tij nuk u ndalën me aq.

-Nazar çfarë bënë??!

U dëgjua zëri i znj.Mariela e cila erdh duke kapur krahun e tij por ishte ai që e shtyri dhe vazhdojë duke e goditur.

-Çfarë dreqin po mendoje të bëje.

Tha z.Nikola teksa sytë e znj.Mariela shikonin të habitur atë.
.
Unë isha e shtrirë me lotët që po preknin faqet e mia.Njerëzit e tjerë erdhën duke ndalur z.Nikola i cili ktheu kokën nga unë duke më shikuar, fustani im ishte edhe më i grisur tani ku rrija e ulur në barin e gjelbërt i gjithë trupi im ishte bërë me balt teksa mundohesha të largohesha nga ai.Z.Nikola erdh afër meje duke vendosur xhaketën e tij rreth meje dhe unë u ngrita duke ecur që të hy brenda.

-Je mirë?

Tha ai kur unë u ula por që zëri im u dëgjua teksa po qaja.Krahët e tij u vendosën përreth meje duke më përqafuar teksa të tjerët po qëndronin jashtë.

-Dua të qëndroj vetëm.

Thashë duke zbritur poshtë por hapat e mi ndaluan kur znj.Mariela u dëgjua.

-Çfarë dreqin ishte ajo Nazar?
-Çka?
-Lamier ishte i dehur nuk po e bënte me vetëdije.
-Ai po mundohej ta përdhunonte atë.
-Të dy qenë të dehur.
-Ta lija të ndodhte thua,këto do të thuash.
-Jo them që ti,shiko se si sillesh për të.
-Si sillem?!Për çdo kënd që do i ndodhte kjo do isha njësoj dhe ti e di mirë këtë.
-Kur u afrove dhe jape xhaketen tende nuk dukej ashtu ishte sikur po shihja një person të dashuruar.
-Unë jam një policë sigurisht që do veproja ashtu, çka nëse unë nuk do i shihja çka nëse do ndodhte diçka më shumë.
-E bëre për spital Lamierin Nazar, po të mos vinin të tjerët ndoshta edhe do e vrisje,mua më shtyre.
-Isha i zemëruar...dhe...ai e meritoj atë që ia bëra.
-Nazar!
-Te dal t'mirrem me kete çeshtje.
.
Mëngjesi ishte i ftohtë pasi shiu po sjellte një freski në vend, dalja nga dhoma nuk ishte me aq guxim pasi qe nuk kisha shumë të qartë çfarë ndodhi mbrëmë, e di se çfarë po bëhej mbrëmë por jo me një verzion të qartë.

-U zgjuat?

Dëgjova zërin e z.Nikola teksa unë morra pijatën pa e pa atë që ishte ulur.

-Z.Nikola?
Thashë e habitur.
-Jeni më mirë.
-Po vetëm se kam pak dhimbje koke, por po më mirë jam.
-Të kujtohet çfarë ndodhi mbrëmë.
-Jo edhe aq mirë, por e di që duhet t'ju falenderoj juve.

Thashë duke u ulur.

-Më keni shpëtuar në shumë gjëra, nuk di nëse mund t'i kthej të gjithë këto që jeni duke bërë për mua.
-Nuk janë asgjë.
-Është znj.Mariela këtu?
-Jo.

Tha ai duke shtyrë pijatën që kishte mbaruar por nuk u ngritë nga aty. Më shikoi mua duke bërë që unë të bëja një buzëqeshje teksa vendosa flokët mbrapa. Ai u ngritë në këmbë duke u ulur në karrigen afër meje, ktheva kokën duke e shikuar atë i cili vendosi dorën tek qafa ime dhe e shikoi.

-Çfarë.
-Nuk ju kujtohet fare çfarë ndodhi mbrëmë?
-Ishte koha kur të gjithë po bëheshin gati të shkonin unë hyra brenda sepse nuk ndihesha mirë.

If i can't have you, No one can! (Shqip)Where stories live. Discover now