12

46 7 0
                                    

Dëgjova tërheqjen e karriges së tij afër meje duke bërë që të ndjeja aromën e tij, atë aromë që tashmë e kisha mësuar.

-Duket që znj.Mariela nuk më ka qejf.

Thashë duke vendosur krahun në tavolinë dhe preka faqen time duke e shikuar atë.

-Po ti, më ke qejf?

Një vetullë e imja u ngritë duke pritur të dëgjoja zërin e tij me fjalët që do i thoshte. Ai u afrua edhe më afër meje duke bërë që sytë e mi të shikonin buzët e tij.

-Apo më do vetëm sa për të kaluar natën.

Dora ime preki flokët e tij të buta që vinin er më e mirë e mundshme e tyre, ngadalë preka faqen e tij dhe me gishtin e madh preka buzën e tij poshtë.

-Do vije Mariela.
-Mos u brengos nuk do bëj gjë.

Thashë duke u ngritur në këmbë teksa ai qëndronte ende ulur,u afrova më afër duke u ulur në prehërin e tij.

-Nuk u përgjigje pyetjes sime.
-Kjo është gabim.
-Nuk më do.

Thashë duke u bërë të ngrihesha në këmbë por qe dora e tij që më tërheqi duke u vendosur në belin tim.

-Unë e dua Marielën.
-Por?

Thashë duke prekur qafën e tij i cili vendosi dorën e tij nër maicen time teksa prekte shpinën time.

-Ti më magjeps.

Tha ai duke bërë që buzët e mia të formohen me një buzëqeshje, dora e tij ende luante me lëkurën time i cili pëlqente ta prekte me një butësi sikur frikësohej që do më lëndonte,mua vetëm sa më dobësonte,humbja në sytë e tij.
U ula që të prekja buzët e tij por ndalova duke ngrysur vetullat dhe u ngrita shpejt nga ai duke kapur pijatat.

-Nazar!

U dëgjua zëri i znj.Mariela e cila hyri brenda duke bërë që ai të ngritej në këmbë i habitur.

-Nuk po dëgjoje,po të thërrisja.

Tha ajo duke e shikuar atë teksa unë lija pijatat këmbët e saj shkuan tek karriga duke e dërgua në vendin e saj pasi z.Nikola kishte ndryshura vendin e saj me ardhjen e tij tek unë.Ai më shikojë mua e pastaj atë.

-Përse, dëshiron të të dërgoj të kontrollohesh,nuk ndihesh mirë?

Tha ai dhe unë eca duke lënë të vetëm ata të dy. Mëngjesi ishte përsëri me Marielen që nuk ndihej mirë më duket më shumë dëshironte vëmendjen e z.Nikola.Tashmë asnjë ditë nuk pashë që thoshte që ishte mirë, fillova të mësohem me dhimbjet e saj të kokës.

-Çfarë ndodhi mbrëmë?

Pyeti ajo duke hyr në kuzhinë.
-Asgjë.

Thashë unë shkurt dhe morra gotën që të mbushja me ujë, por duket që ajo nuk do largohej.

-Çfarë ndodhi??

Këtë herë ajo ngriti zërin duke ardhur drejt meje. Ngrysa vetullat kur dëgjova zërin e saj në atë mënyrë.

-Asgjë, a pe ti diçka që ndodhi?
-E puthe atë.
-Mjaft imagjinove gjëra.

Thashë duke bërë të dal por ishte ajo që më kapi flokët.

-Mos u largo por përgjigju.
-Më lësho!!

Ngrita zërin unë e cila si një e çmendur shtrëngonte flokët e mia. Ende nuk më njeh kjo që benë këtë veprim!

-Më lësho, çfarë bënë...

Thashë përsëri duke kthyer kokën ta shikoja e cila nuk duket që kishte ndërmend të lëshonte flokët.

If i can't have you, No one can! (Shqip)Where stories live. Discover now