5

137 11 0
                                    

-Kam frikë...kështu ndihem pak më e sigurt.

Thashë teksa po mbaja telefonin shtrëngushëm.

-Në rregull.

Dëgjova atë së bashku më frymëmarrjen e tij. Nuk po flisnim asnjëri megjithatë nuk kisha më atë frikën e mëhershme edhe nëse hy dikush atëherë ai do e di.

-Për çfarë studioni zonjush?

Nga mendimet më largoj pyetja e tij.

-Mjekësi.

Thashë me gjysmë zëri.

-Paske zgjedhur një drejtim të mirë.

Dëgjova makinën që e ndezi dhe kjo më bëri edhe më të sigurt tani që e dija që nuk kam pse të frikësohem, nuk folëm përsëri vetëm po dëgjoja melodin që vinte nga ai. Bëra një buzëqeshje duke mbyllur sytë, kush dëgjon kësij lloj muzike në makinë...unë nuk do të mundja asnjëherë të lëshoja vetëm melodi, apo ndoshta të shynë mosha të dëgjosh muzikë të tillë.

-Edhe pak do jem aty.

Ngrita sytë kur dëgjova zërin e tij, gjumi po më rrëmbente ashtu ulur, dhe vetëm tani pashë se sa minuta kishim qëndruar në linje. U ngrita në këmbë duke ecur drejt tek dera.

-Dëgjoj një makinë, jeni ju?

Thashë duke hapur derën e dhomës.

-Po, por nuk shoh askënd.

Eca drejt dritares ne dhomës e ndjenjës dhe pashë atë të ecte përreth shtëpisë. Eca duke dalë jashtë që të shikoja edhe unë.

-Zotëri inspektor?

Thashë duke ndal telefonin dhe thërrita atë i cili më shikoj duke ardh drejt meje.

-Jeni mirë?
-Po por...

U ndala kur u dëgjua një makinë të kalonte dhe ishte z.inspektor që vrapoj të shikojë të shikonte.

-Dreq! Nuk mund të shikoja targat.
Tha ai duke u kthyer dhe te dy ne hyrëm brenda.
-Si ndodhi më tregoni nga fillimi.
-Kur erdha në shtëpi pashë që para derës lulet nuk ishin në vendin e tyre, dhe pas disa orëve dola jashtë pasi u ndezë drita por nuk pashë askënd kur hyra brenda pastaj dëgjova një trokitje në atë moment e mbylla derën me çelsë ndërsa personi u mundua të hap derën.

Thashë teksa isha ulur duke shikuar atë i cili po më dëgjonte.

-Nuk bën të qëndroni kështu vetëm në shtëpi.

Këtë gjë e di edhe unë por si ti thoja që nuk kam ku të shkoj.

-Ndoshta më mirë është të vendos kamera përreth shtëpisë.

Thashë duke u ngritur në këmbë, nuk mund të largohem nga shtëpia, ku të qëndroj?

-Unë mund të qëndroj me ju sot nëse nuk ndiheni ende e sigurt.

U ndala duke e shikuar pas fjalëve që tha. Një qetësi mbizotroj përreth nesh por që nuk zgjati shumë pasi që e pashë që unë duhet të përgjigjem.

-Sigurisht nëse nuk ju pengon juve.

Tha ai duke më ndalur ende pa filluar unë pasi pa që unë po e shikoja e habitur

-Jo unë do ndihesha më e sigurt në qoftë se ju qëndroni por nëse keni ndonjë punë atëherë ju lutem mos...
-Jo mos u brengosni po ashtu unë isha duke dalë kur ju më thërritët. Nesër do shikoj nga fqinjët afër nëse kanë kamera atëherë do shikoj mos vallë e ka zënë pjesën nga oborri juaj.

If i can't have you, No one can! (Shqip)Where stories live. Discover now