U ndala duke e shikuar teksa qielli u mbush me dritën e fortë dhe të shpejtë të vetëtimës, trupi nuk lëvizi për disa sekonda derisa e morra vetën nga ajo dritë e frikshme, Kai nuk është....nuk ishte një person që të shkonte pas atyre rrugëve.
-Kai!
Fjala ime ndaloj kur u dëgjua telefoni i tij, ai u ngritë duke u përgjigjur. Megjithatë nuk foli asnjë fjalë, qëndroj duke dëgjuar disa minuta dhe ndali telefonin.
-Siç duket më duhet të shkoj, megjithatë do ju lajmroj nëse zbulojmë diçka rreth vëllaut tënd.
-Në rregull faleminderit!Thashë teksa e përcolla deri tek dera ku hapja e derës bëri që zhurma dhe era e shiut të ndjeheshin më shumë.
-Natën e mirë!
Tha ai dhe u largua, mbylla derën me çelsë dhe sot në këtë kohë kaq të rëndë duhet të qëndroj vetëm, vetëm Kai e di se sa shumë e urrej shiun sa i frikësohem vetëtimës. Qëndrova para Tv duke kërkuar një program që të mund të heq mendjen nga ky mot por jo shiu ishte shumë i fortë. U ngrita duke u drejtuar drejt dhomës por u ndala kur dëgjova një trokitje tek dera kryesore më bëri të mos lëvizë për disa sekonda të mira.
-Zonjusha Ross.
Eca drejt derës duke e hapur kur dëgjova zërin e z.Inspektor.
-Zotëri?
-Duket që nuk ka taxi, mundem të përdor laptopin tuaj, më duhet të dërgoj një email e kam me kohë të caktuar kështu që do vonohem derisa të shkoj në zyrën time.
Tha ai me frymën e mbushur.
-Po sigurisht, ejani.Thashë duke bërë me dorë i cili hyri brenda duke u ulur në karrige.
-Është shumë vështirë të gjesh taxi këto kohë, duhej të tregonit që në fillim jo të dilnit prapë në shi.
-Nuk dua t'ju pengoj, mendova që do mund të mbërri në kohë.Dëgjova atë teksa unë morra laptopin tim dhe ia solla. Laptopin e vendosi në tavolinën e bukës pasi që ishte i ulur në karrige.
-Dëshironi diçka për të ngrënë?
Thashë duke e shikuar atë i cili ishte i koncentruar në laptop.
-Zotëri?
-Hëë, po?
-Dëshironi diçka për të ngrënë?
-Oh jo nuk jam i uritur, kam ngrë....Fjalët e tij ndaluan kur u dëgjua stomaku i tij të krijonte zhurmë, buzët e mia u munduan të mos qeshnin me zhurmën që dëgjohej teksa veshët e mi dëgjonin atë të thoshte të kundërtën.
-Ju po mirreni me çeshtjen e vellaut tim, po me ndihmoni mua keshtu qe me lejoni t'ju bej diçka per te ngrene.
-Vertete nuk eshte se une jam i uritur, por nganjehere keshtu ndodh.
-Nuk ka problem.
Thash duke hapur frigoriferin me buzet qe buzeqeshnin.Unë po bëja bukën teksa ai po qëndronte në laptop, unë jam zakonisht shumë më e shoqërushme por ja që tani që me humbjen e Kait më duken që edhe fjalët më janë zhdukur. Nuk kam arsye të flas.
-Si quhej ky miku i vëllaut tënd?
Vendosa pijatat afër tij duke ngrysur vetullat pasi që nuk e di nëse më tha emrin e tij ai.
-Ëëë Ivan...
Thashë kur më kujtua që Kai zakonisht fliste për atë. Vendosa gotën me qumësht afër tij i cili ndali laptopin duke më falenderuar mua që lejova ta përdorte.
-Duket që shiu është ndalur.
Zhurma e shiut nuk po dëgjohej dhe kjo më qetësoj, nuk dëgjohej as era që e vështërsonte shiun. Ushqimi duket që po i pëlqente pasi që po ngrënte sikur kishte kohë që nuk kishte ngrënë, apo ndoshta ishte vetëm i uritur.
YOU ARE READING
If i can't have you, No one can! (Shqip)
Historia Corta-Perse je zgjuar, ora ende eshte 03:23. -Ku ishe, pashe nje enderr shume te keqe. Thashe teksa ai dol nga banjoja dhe erdh afer meje. -Çfare endrre? -Sikur ti po me tradhetoje. -Oh e dashur une nuk do e beja kurre, a e kemi sqaruar kete gje. Tha ai...