Kapitulli 2

657 40 5
                                    

Pra ishte vendosur, isha ne grupin e troublemakers. Drejtuesja e grupit na mori te gjitheve ne nje salle te vogel vecmas. Aty ishte i gjithe grupi I Troublemakers-ave.
- Ju lutem zini nga nje vend edhe uluni. - the drejtuesja. - Pershendetje te gjitheve emri im eshte Anastasia. Jam head-girl dhe drejtuese e grupit Troublemakers. Si vete emri ashtu jemi edhe ne, pjesetaret e grupit. Nuk leme dite pa ngaterruar dicka, prandaj edhe ju te rinjte duhet te mesoheni me kete. - do te mundohesha po e dija qe sdo ja dilja mbane. - Pozita jone ne shkolle, - vazhdoi Anastasia - eshte te bejm sa me shume rremuje dhe ti prishim pune te tjerve. Kudo qe shkojm na njohin, emrat tane permenden kudo... Pjesa me e bukur eshte qe asnjeher nuk shkojme ne drejtori pasi ky eshte qellimi i grupit dhe asnje njeri smund te na ndeshkoje. Duhet te kini parasysh vetem nje gje; NE ASNJEHER NUK I NDJEKIM RREGULLAT. - epo une jam e kunderta. Gjithmone i degjoje te tjeret, rregullat i lexoj me perpikmeri dhe nuk i bej asgje te keqe asnjeriu. Une smund te isha pjese e keti grupi.
- Ejani tani te gjithe! Duhet te shkojme ne konvikt.

Mora valixhet e mia dhe u drejtova pas Anastasias. - Konvikti jone ndodhet ne godinen e 3. Ne kemi 2 katet e para... Kati i pare na duhet per te dalur naten nga dritaret dhe kati i dyte per te fshehur cdo gje. Gjithsej kemi 16 dhoma dhe secila ka nga nje tualet mbrenda. Do ju duhet qe ta ndani dhomen me dike, kete e kemi vendosur ne, - Anastasia ishte kaq perfekte. Kur kalonte neper korridore te gjith benin anash qe ajo te kalonte. - Sot ne darke kemi nje mbledhje. Do ju tregoi ku do te bashkohemi.

Arritem ne konviktin tone. Siper nesh kishim the Ecos. Shumicen e kohes ata nuk rrinin neper dhoma keshtu qe ne mund te benim sa zhurme te donim, sikur do beja une gjithsesi. Dhoma ime ishte ne katin e pare, dmth do ta perdornin per te dale nga dritaret naten dhe per tu futur. E ndaja dhomen me nje vajze ne moshen time e cila ishte shume e kendeshme dhe quhej Dea. Qe nga pamja ajo dukej nje troblemaker ndersa une isha nje hice. Dhomat ishin shume te bukura. Kishin dy krevate trecerekshe, 2 dritare, 2 tavoline per te mesuar ne mese te 2 krevateve, dollapet ishin mjafte te medha. Gjithshtu kishim 2 komodina dhe disa rafte librash. Dhoma ishte ngjyre e bardhe si cdo cepe tjeter i shkolles. Pasi hapa cdo gje timen, shtrova krevatin, vura librat si pas renditjes, rrobat i vara neper varse dhe disa i palosa dhe i vura me kujdese ne dollape. Vendosem qe ti bashkonim bashk krevatet dhe tavolinat i vendosem anash murit. Shtruam nje tapet, vendosem perdet dhe nje varese palltosh e vendosem prane deres, keto na i solli Anastasia e cila i kishte marre nga magazina e grupit tone.

Anastasia na solli te gjitheve uniformen. Per vajzat ishte nje funde i shkurter me pala ngjyre blu i erret. Corape te holla te zeza, kemishe e bardhe bashke me nje kollare blu te erret dhe taka jo shume te larta. Djemt kishin patallona blu te errta, kemishe te bardhe dhe kollare te bardhe me vija blu te trasha.

Pasi vesha uniformen dola bashk me Dean dhe shkuam te hanim dreke. Kur kalonim neper koridore te gjith ktheheshin edhe na shikonin me percmim, mesa duket te ishe nje troublemaker ishte e deshiruar nga te gjithe. Gjate drekes u ula me Dean, Majan qe e kishte dhomen perball neshe dhe me dy djeme Emetin dhe Mateon qe ishin shoke dhome. Pasi mbaruam dreken pjesen e mbetur te dites e kaluam ne oborr dhe duke pare oraret tona. Nuk isha hapur me askend qe une nuk isha nje troublemaker dhe kete e dija shume mire, nuk eshte se i paragjykoja ata por thjesht une se ndjeja veten pjese te tyre.

Rreth ores 9 kishim mbledhjen e grupit. Ishte dera e fundit ne korridorin e dyte. Ishte nje dere e madhe dhe e blinduar, ishte ngjyre vishnje dhe me shkronja shume te vogla shkruhej " Do not mess with us, the troublemakers"
Trokitem ne dere dhe sapo u hap muzika buciste kudo. Mbrenda ishte erresire. Te gjithe ishin lyer me ngjyre fosforeshente, ne ane te hyrjes ishte nje djale me 3 kova te medha me ngjyra te ndryshme fosforeshente. Ai na lyu te terve mua, Dean, Emetin, Mateon dhe Majan. Gjate festes ben goxha qejf edhe pse une nuk isha mesuar me aq shume zhurme.

Muzika ndaloi, dritat u hapen. Me ne fund munda te shoh dhomen. Ishte shume e madhe, nuk kishte dritare dhe muret ishin ndertuar nga tullat. Kishte 3 divane super te medhenj dhe pupa te vogla. Kishte nje mini bare dhe nje shandane te madhe qe varej. Nje faqe muri ishte e mbushur plot me skema dhe nje tjeter me disa foto njerezish, njera prej tyre ishte dhe Anastasia.

Anastasja kishte hypur mbi banak dhe filloi te fliste;
- Faleminderit te gjitheve qe erdhet dhe nuk ju zuri gjumi. Kjo eshte dhoma e mbledhjeve dhe e festave. Kur te filloi viti shkollore festat do te organizohen vetem te shtunave ndersa mbledhjet cdo te hene. Me siguri po pyesni veten kush jane ato ftyra. - dhe drejtoj doren drejt murit gjigandë me foto. - Ata jane paraardhesit e mi. E kane fituar ate spote pasi kane bere "budallikun" me te madhe te ati viti shkollore dhe kane mundur "budallikun" para tyre. Kjo do te thote qe edhe ju e keni nje mundesi te beheni pjese e ati muri nese mundni "budallikun" time sigurisht. - Heshti per nje caste dhe te gjithe po gumezhinin te gjith donin ta fitonin. Une doja te dija cfare kishte bere Anastasia dukej si vajze me shume kreativitet. - Qetesi ju lutem! - Bertiti ajo. - Sapo mora veshe qe misioni jone i pare mund te realizohet tani. Shkoni merrni gjerat qe ju nevojiten dhe vajza ju lutem vishnj atlete. .... Cfare po prisni, nisuni! - Se kisha idene se cfare po ndodhte. O zooot te lutem me ndimo!

Troublemakers {Shqip}Donde viven las historias. Descúbrelo ahora