Ndiente frike dhe as vete nuk e kuptonte se perse. Ai ishte nisur qe pa zbardhur mire drejt Turqise , para dhjete ditesh , per tu bashkuar me ushtaret e babait te tij , pasi Aron-i i kishte thene se Zvicra i kishte sulmuar dhe duhet te mbroheshin.
Me aq sa kishte kuptuar, nga fjalet e Aronit, ushtria "Vorosk" ishte nje ushtri e mire qe luftonte terrorin dhe vetembrohej .Gjithsesi ndiente nje lemashk t'i shtrengonte zemren sapo pa Aronin qe u nis. Kishte frike...Frika i shtohej edhe me teper kur shikonte qe sekondat, minutat, oret e ditet kalonin. Perse po vonohej kaq shume valle? Perse nuk po kthehej ? T'i kishte ndodhur gje valle ?
Vrapoi menjehere jashte e me ndihmen e dores vendosi nje pah bore mbi fytyre per te larguar mendimet e keqija qe po i turbullonin mendjen.
Ai do te kthehej. Atij nuk i kishte ndodhur gje. AI ishte heroi i saj , heroi i botes.
Vazhdonte te perseriste te njejtat fraza teksa hyri ne pallat dhe u shtri ne shtratin e saj .Puthiti syte me tavanin ngjyre qumeshti te dekoruar me disa vija spirale e zik-zake ne nje ngjyre me te erret. Ashtu ishte dhe imazhi i Aronit per te. Nje person i mire , me nje zemer te bardhe , por me disa ngjyra te erreta misteri qe ajo nuk i njihte.
Nga mendimet , qe ndonjehere i dukeshin te pakuptimta , e zgjoi hingëllima e nje kali. Ne nje menyre spontane u ngrit vrikthi nga shtrati duke shkuar drejt ballkonit qe ndodhej ne dhomen e saj. Nuk mund tu besonte syve. Me ne fund Aroni ishte kthyer .
As vet nuk e kuptoi se nga i buroi gjithe ai gezim , keshtu qe pa u menduar dy here u nis me vrap drejt oborrit. Ai u kthye !
Menjehere ne deren kryesore te pallatit u has me nje pamje jo te kendshme per te. Ishte Aroni ,por jo normalisht. Ai ndodhej ne nje barrele dhe kater burra po e mbanin . Menjehere gezimi i ngriu ne zemer dhe buzeqeshja ne fytyre.
Ankthi e kaploi te gjithen dhe zemra i shtoi rrahjet e saj . Nuk e kuptoi se pse disa lote te qete e te paftuar i lagen faqet e buta e te zbehura nga ajo cka pa.Menjehere mblodhi veten dhe vrapoi drejt tyre. I pyeti dhe e vetmja pergjigje qe mori ishte se ishte plagosur gjate luftes ne Zvicer. Ishte lufta e pare qe humbiste ushtria "Vorosk" . Kishte pasur humbje te medha dhe zoti Adam ishte detyruar te terhiqej kur pa djalin e tij te plagosej .Thuhej se cdo gje ndodhi per faj te Aronit , pasi u perpoq te shpetonte nje vajze te vogel dhe , e kapen ne befasi .
E ngjiten lart ne dhome dhe u larguan . Vetem ajo qendroi ashtu . E shikonte sesi qendronte i shtrire , pa ndjenja me syte mbyllur ,tashme ne shtrat. Nuk e kishte pare asnjehere kaq e qete, pasi gjithmone e shikonte vjedhurazi dhe me ndrojtje.
Nofullat e theksuara, kapaket e mbyllur te syve fshihnin nje perde te rende, buzet e plota e mishtore qendronin te mbyllura pa ndonje vijezim ne to . Nje seriozitet e karakterizonte portretin e tij .
Zbriti syte ne kraharorin e tij. Ne anen e majte ,fare prane zemres , edhe me qepjet e renda , dallohej plaga e shkaktuar nga nje shpate. Dreq ! Ishte fare prane zemres. Ai ... AI mund te kishte vdekur. Po nese vdiste ? Cfare do te bente ajo ? Ai ishte mbeshtetja e saj e vetme , ishte personi i vetem te cilit i besonte , ishte personi i vetem qe nuk kishte kembyer me shume se 20 fjale, por serish dukej sikur ai ishte kthyer ne nje nga personat me te rendesishem per te.
Menjehere syte iu lagen serish nga lotet e nxehte. Nuk duroi me , por u shtri ne kraharorin e tij te lakuriqte duke e perqafuar sic ndodhej , ashtu pa ndjenja. Nuk e kuptonte perse, vetem ndjeu nje ngasherim te dilte nga buzet e saj , mbylli syte lehtas dhe lotet iu shtuan. E shtrengoi edhe me fort per te kuptuar se ai ishte gjalle, per te degjuar zemren e tij tek rrihte. Qendroi per nje copez here ashtu e zhytur ne kraharorin e tij , nen nxehtesine qe ai trup po i jepte , duke e perqafuar paturpesisht ate mashkull , pothuajse te panjohur per te , ate mashkull qe do te behej bashkeshorti i nje tjeter femre , por ne ato momente nuk i interesonte asgje. Gjeja e vetme qe i interesonte ishte se ai ishte gjalle, ai u kthye serish , ai merrte fryme , ajo ndodhej mbi krahet e tij...
Pa lotet e saj tek zbrisnin drejt plages se tij. Me doren e djathte qe tashme i dridhej i fshiu nga kraharori dhe preku lehtas vendin e plagosur. E ledhatoi me nje brishtesi me friken se mos e lendonte , edhe pse ai ishte pa ndjenja dhe , me pas ndjeu doren e saj t'i rreshqiste deri ne fund te barkut te tij . E largoi doren dhe u cua ne kembe.
Beri te ikte , por ideja se ai mund te kishte vdekur e ktheu serish nga rruga. Perkuli koken duke bere qe ondet e arta t'i binin mbi kraharorin e tij dhe i fali nje puthje te lehte e te ngrohte ne plage. U perskuq nga ai veprim qe beri sikur ai ta kishte pare dhe me vrap u largua drejt deres.
Para se te dilte e ktheu dhe njehere koken nga ai , per t'u siguruar se ishte aty .
"Faleminderit qe u ktheve. Faleminderit qe jeton" - peshperiti lehtas teksa fshiu lotet e fundit qe rane nga syte e saj dhe me pas buzeqeshi lehtas. Ne djall gjithcka !
YOU ARE READING
Helena E Rusisë
RomanceNentitull: Ndjenja te Hekurta. Lufta sjell vdekje , urrejtje , tmerr e terror. Po cfare do sjelle lufta per Aron dhe Anastasia ? Lufta gershetohet me nje romance te viteve 1860. Ndjenja qe burojne nga arma dhe gjejne forcen ne plumbin e tyre. Ndjen...