" E dashur Anastasia ,Nderkohe qe lexon kete leter, dua t'i fshish lotet ne syte e tu dhe te vendosesh buzeqeshjen , ate buzeqeshje qe aq shume e adhuroj , ate buzeqeshje qe me jep jete , me jep shprese per te jetuar.
Me siguri , tani qe po lexon kete leter , une do te kem vdekur , nuk do te jem prane teje , jo ne prezence , por dije se zemrat tone do te jene gjithmone bashke.Si fillim nuk dua qe ajo mendja jote e vogel te mendoje gjera te medha. Nuk dua te mendosh per vdekjen time apo te fajesosh dike , aq me pak veten tende. Mos mendo se kjo lufte u be vetem per ate kontrate. Kjo lufte eshte fillimi i nje jete te re per gjithe Europen. Eshte fillimi i nje bote te re , ku mbizoteruese do te jete paqja , dhe dua te me premtosh se do ndihmosh qe kjo te realizohet.
Kjo lufte u be per dashurine tone. Nese une do te isha martuar me Felisian , une serisht do te isha nje i vdekur. Vertet , do te merrja fryme , ama jeta ime do te kishte mbaruar Anastasia, sepse nje jete pa ty , eshte me e tmerrshme se vdekja per mua.
Vogelushja ime me floket e arte! Princesha e zemres sime qe i solle jete nje njeriu te vdekur , te akullt.... Konfietka... Dua te te them shume fjale, fjale qe nuk patem mundesi t'i thoshim , sepse ndjenjat tona , zemrat tona folen me shume , thyen cdo gur te rende qe u hodh drejt nesh.
Ti u bere shkelqimi ne syte e mi qe diten e pare qe te pashe, ne te ftohtin e Rusise, e mbuluar nga acari , nga bardhesia e kristaleve te bores , ti shkelqeje me shume, ti m'u duke me e brishte dhe delikate sa vet floket e qelqta te bores. Qe ate dite , erdhe ne jeten time si nje person pa identitet , pa emer , por emri jot, imazhi jot, zemra jote u vulos perjetesisht ne shpirtin tim duke e ngrohur , duke i dhene arsye per te jetuar, arsye per tu zgjuar.Kisha frike... Ne jeten time nuk kisha patur kurre frike, por ti e zgjove dhe kete ndjenje te fshehur ne nje skute te erret te shpirtit tim. Kisha frike se nese ti do merrje vesh per ushtrine "Vorosk" do te me urreje , do te me perbuzje. Urrejtja jote do te ishte denimi me i tmerrshem per mua. Doja me doemos te fitoja dashamiresine tende. U bera mekatar. Mekatar i erret i tradhetise, por nuk me interesonte asgje tjeter kur isha ne krahet e tu. E kuptoja qe ndiheshe sikur po te perdorja , por isha i frikesuar per nenen time. Nuk mund ta prishja kontraten asokohe.
Ti me beje te ndihesha tjeter njeri , te harroja batakun e shemtuar ne te cilin isha zhytur , ti me beje te ndihesha nje njeri me i mire. Ti u bere arsyeja qe une fillova te shpresoja, u bere arsyeja qe une besova ne dashuri. Kuptova qe ishte dashuri ne momentin qe kuptova se mungesa jote do te me shkaterronte mua. Kuptova qe ishte dashuri ne momentin kur kuptova se prania jote ishte ekzistenca ime. Ishte dashuri qe ne momentin e pare qe te pashe dhe keshtu do te jete gjithmone , gjalle apo vdekur.
Me premto dicka Anastasia; cfaredo qe te ndodhe ti do te vazhdosh te jetosh , duke me ruajtur mua si nje kujtim te bukur, si nje dashuri te pavdekshme. Une nuk kam vdekur, shpirti im tashme i perket qiellit dhe dije se jam gjithmone duke te vezhguar.
Te kam dashur qe nga dita e pare qe te pashe dhe do te te dua pergjithmone. Dashuria jone nuk ka nje fund, sepse e tille eshte , e pafundme, e paster , e mbajtur larg lluces qe u zhytem ne. Je kristali im. Ti je gjeja me e bukur qe ka ndodhur ne jeten time, je njeriu qe zgjoi qindra ndjenja te pajetuara me pare nga une, por ndjenja me e bukur nga te gjitha ishte Dashuria. Me mesove te dashuroj. Dashuria eshte ndjenja me e forte se cdo gje tjeter, eshte ndjenja qe te zapton ne emocionet e veta , eshte ndjenja qe behet ilac, shkaterrim , arsye jetese. Ti zgjove ndjenja te hekurta te une. Ndjenja Te Hekurta qe qene te afta te shkaterronin dhe luften , te thyenin shpaten , madje dhe sovrani me egoist e i forte u perul para tyre. Ti u bere dobesia dhe pika me e forte. Ti u bere dashuria ime , jeta ime e vetme.
Anastasia , ti u bere rilindje per shpirtin tim. Shpirti im rilindi , erdhi serish ne jete edhe pse ishte i zhytur ne terrorin e luftes. Ti je ashtu si kuptimi i emrit tend ; shprese , rilindje , ringjallje. Jo vetem qe me dhe mua shprese, por ti ishe arsyeja qe e gjithe bota rilindi.
Anastasia , e bukura ime , zjarri qe pervelon shpirtin tim , drita qe bekon syte e mi , arsyeja qe mushkerite e mija u mbushen me fryme, te dua , te dua ne perjetesi.
Une vdiqa, por dashuria jone eshte e pavdekshme ....
I joti pergjithmone..
Aron Vorosk..."
Fshiu lotet dhe pa se ishin perhapur vende-vende duke bere qe boja me te cilen ishte shkruar letra te prishej disi. E palosi ate leter qe ia kishte sjelle ne korrier te cilin e kishte porositur Aroni , nese nuk dukej per dy muaj do ia conte asaj.
Fjalet e tij... Te gjitha e kishin prekur thelle ne zemer. Ajo e dashuronte marrezisht . Ndihej ne te njejten menyre per te. Ai ishte arsyeja e jeteses se saj. Nese atij do i ndodhte dicka, ajo do te ishte nje e vdekur me shume..."Budallai im i embel, ti do te sherohesh , ne do te martohemi dhe paqja do te mbizoteroje ne bote. Por , per dicka jam me e sigurt. Dashuria jone eshte e pavdekshme " - i tha keto fjale dhe pse ai nuk mund ta degjonte. Kishin kaluar dy muaj qe nga dita qe u be ajo lufte e tmerrshme . U duk sikur gjithcka u shkaterrua , por ne fakt Turqia , Rusia dhe Anglia fituan. Dite me pas princesha e Rusise, pra Anastasia shpalli paqen ne Europe duke bere qe te firmosej nje marreveshje midis gjithe shteteve. Adami vdiq , Abrahami dhe Felisia gjithashtu...
Ne krye te Turqise u vendos motra e Aronit , e cila u kthye nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Anastasia mori Aronin , duke e vendosur ne shtratin e tij , me shpresen se nje dite do te zgjohej. Edhe pse mjeket ishin te pashprese, ajo e ndiente qe ai do te zgjohej , sepse dashuria e tyre ishte e tille , e hekurt dhe e pavdekshme...
YOU ARE READING
Helena E Rusisë
RomanceNentitull: Ndjenja te Hekurta. Lufta sjell vdekje , urrejtje , tmerr e terror. Po cfare do sjelle lufta per Aron dhe Anastasia ? Lufta gershetohet me nje romance te viteve 1860. Ndjenja qe burojne nga arma dhe gjejne forcen ne plumbin e tyre. Ndjen...