Qendronte e frikesuar duke ngaterruar gishtat me njeri-tjetrin. Nuk dinte cfare te bente , si te vepronte apo cfare te thoshte. Thjesht priste me padurim momentin kur gjithcka te merrte fund. Deshironte me shume se gjithcka tjeter te jetonte jeten ne krahet e tij , pa e vrare mendjen per te nesermen , pa zhurmen shurdhuese te shpatave , pa aromen e tmerrshme te trishtimit. Deshironte te kishte nje jete normale e te lumtur.
"Qetesohu Ana, gjithcka do te rregullohet"
"Si keshtu Valentina? Jam kaq e shqetesuar per te. Cfare nese nuk ia del. Cfare nese..."
"Thelle-thelle ne zemren tende edhe ti e beson qe ai do tia dale. Thjesht lere veten te lire te mendosh qe do te jesh e lumtur."
"Nese mendoj keshtu dhe... Nese mendoj keshtu dhe me pas gjithcka shkaterrohet do te ndihem me keq. Me mire te mendoj me te keqen , me mire te mos shpresoj shume , sepse eshte me e dhimbshme kur te fiken shpresat pas qindra endrrave te lumtura qe ke pare."
"Ke te drejte te mendosh keshtu pas gjithckaje qe ke kaluar."
"Ndihem me fat qe ju gjeta serish , ty dhe nenen time... Ah sikur te kishte qene dhe babai ketu. Ai do te kishte ditur si te vepronte."
"Babai eshte ketu , - foli lehtas teksa i vendosi doren ne zemer ,- eshte ne zemren tende dhe keshtu do te jete gjithmone. "
Perqafuan njera-tjetren dhe lejuan lotet te dilnin nga syte e tyre. Ishin lotet e shpreses, te dhimbjes dhe mallit...
***
"Bije dukesh si nje princeshe me kete fustan" - foli Abrahami , pasi kishte pare vajzen e tij te vetme me fustanin e nuserise.
"Faleminderit baba, fale teje."
"Je e sigurt qe deshiron te martohesh me te ?"
"Po . Ai ka qene dhe eshte endrra ime e vetme. Qe kur isha 15 vjecare baba. Ai erdhi ketu se bashku me babain e tij. Nderkohe qe ju te dy firmosnit disa dokumenta ,une shikoja ate nga dritarja teksa ngrinte nje zogth te vogel qe kishte rene. Ishte kaq i perkujdesshem , kaq i dashur, ndryshe nga te gjithe djemte qe kisha pare asokohe. Nuk ishte arrogant, por teper i bute dhe i qete. Te dukej sikur zemra e tij ishte e mbushur plot me dashuri. Shkova prane tij dhe , i preka doren. Ndieva dicka qe as vete nuk e kuptova. Qendruam gjithe diten bashke , folem per gjera te ndryshme dhe aty kuptova se mendimet per te kishin qene te verteta. Kur po largohej me puthi lehtas ne faqe, dhe ajo ndjenje aq e cilter dhe e pafajshme eshte ende e vulosur ne zemren time."
"E kuptoj qe ti e do . Po ai , te do ? Nuk dua te ta beje jeten ferr..."
"Me do baba. E ndiej qe me do dhe pse nuk ma ka thene. E shoh ne syte e tij ,ne zemren e tij."
"Ne rregull Felisia , nese kjo eshte ajo cka ti deshiron...."
Ndodheshin ne pallatin e Turqise , vetem disa minuta para ceremonise se dasmes. Zemra e saj ishte e mbushur nga dashuria per Aronin. Ajo e quante dashuri... Te pakten keshtu mendonte ajo, por ne fakt ajo nuk kishte njohur kurre ndjenjen e dashurise se vertete. Ajo e saja kishte qene thjesht nje fiksim , nje fiksim i tejzgjatur i adoleshences, i kthyer ne nje problem vertet te rende per te. Ajo mendonte se ai e donte kur ne fakt... Ne fakt zemra e tij rrihte per dike tjeter. Ajo mendonte se ai e donte kur ne fakt... Ajo nuk ishte dashuri , ishte nje fiksim i tepruar psiqik, nje crregullim mendor , nje iluzion psikologjik... Mrekulli! Ajo do te martohej , do te krijonte familjen e saj vetem sepse ashtu e detyronte ajo dreq semundjeje dhe per me teper , askush nuk e dinte kete, askush!
***
"Bir , kete po e ben vetem per kontraten apo jo ? " - i foli e ema qete teksa i ledhatoi fytyren.
"Po nene.. Ti e di qe nuk e dua ate. "
"Atehere mos u marto. Ne dreq le te shkoje gjithcka.."
"Nene , me beso . Gjithcka do te rregullohet."
I dha shprese nenes se tij , por me shume kishte nevoje ta besonte vete kete gje. Ishte nervoz, donte qe ky makth te mbaronte dhe shpresonte qe gjithcka te funksiononte. Doli nga dhoma e nenes se tij dhe ne korridor u has me te atin, shkaktari i gjithckaje , personi qe urrente me shume.
"Po ben gjene e duhur bir."
"Sikur kam zgjidhje tjeter, baba " - ironizoi fjalen e fundit dhe doli jashte. Shkoi ne oborrin e pallatit , aty ku ishin te gjithe. Kishte preferuar nje ceremoni te vogel dhe ky kishte qene nje nga kushtet e tij qe pranonte te martohej. Nuk do te kishte asnje banor , thjesht pjesetaret e familjes dhe ushtaret e pallatit dhe nga norvegjia kishin erdhur po te njejtit.
Te gjithe u ngriten ne kembe per te nderuar ardhjen e Felisias teksa qendronte krah-per-krahu me babain e saj . Po ecnin ne drejtim te Aronit , i cili qendronte ne krye te oborrit .
Ishte pikerisht Adnani ai qe do te kurorezonte martesen e tyre.
"Ju , Felisia Venera Abraham Dorona , pranoni te beheni zonja e Aron Yavuz Adam Vorosk, t'i qendroni prane ne te mire e ne te keqe, ne shendet e semundje, ne pasuri e varferi , t'i qendroni besnike derisa vdekja tiu ndaje? "
"Po, dua " - tha menjehere e pa hezituar sapo mbaroi pyetja e tij.
"Ju Aron Yavuz Adam Vorosk , pranoni te beheni zoti i Felisia Venera Abraham Dorona , t'i qendroni prane ne te mire e ne te keq , ne shendet e semundje , ne pasuri e varferi , t'i qendroni besnik derisa vdekja tiu ndaje ?"
"Jo , nuk dua ! " - kesaj here ishte ai qe foli pa hezituar, mirepo pergjigja e tij i shokoi te gjithe...Te gjithe mbeten te habitur , por me shume nga te gjithe ishte Felisia ajo qe kishte mbetur e ngrire , e shokuar , e zemerthyer para te gjitheve. Ajo mendonte se ai e donte... Ajo mendonte se me ne fund erdhi casti te kurorezonin dashurine e tyre , por...
YOU ARE READING
Helena E Rusisë
RomanceNentitull: Ndjenja te Hekurta. Lufta sjell vdekje , urrejtje , tmerr e terror. Po cfare do sjelle lufta per Aron dhe Anastasia ? Lufta gershetohet me nje romance te viteve 1860. Ndjenja qe burojne nga arma dhe gjejne forcen ne plumbin e tyre. Ndjen...