Kishte me shume se nje ore qe qendronte e shtrire ne shtrat me syte e mbyllur duke prekur ende buzen me dore. A thua s'i besohej ende ajo cka kishte ndodhur vetem pak minuta me pare ? Nje zot se di se ku do te kishte ndaluar ajo puthje nese sdo te ishte per zerin e Felisias. Kishte filluar te bertiste emrin e Aronit qe sapo kishte hyre ne pallat. Ishte dashur pikerisht ardhja e saj qe Anastasia te kujtohej se ai ishte i ndaluar per te. Ai ishte i fejuar dreqi e marrte. Ai i perkiste dikujt tjeter dhe ajo puthje qe ndodhi ishte gabim . Keshtu mendonte ose te pakten keshtu deshironte te mendonte. Por... Kur ishte gabim , perse nuk po i shqitej nga mendja ndjesia ? Cte ishin valle ato gumezhitje qe i percane stomakun ? Cte ishin valle ato morrnica qe i sulmuan gjithe trupin ? Cte ishte valle ajo nxehtesi qe i perveloi zemren ?
U zgjua menjehere nga mendimet dhe u ngrit nga shtrati sapo degjoi trokitjen e deres. Ishte ajo , Felisia.
"C'deshironi zonje ? "
"Je pastruese apo mysafire ? "
"Cdoni te thoni zonje ? "
"Me pergatit nje shtrat te zbukuruar mire per mua dhe Aronin. Na pret nje mbremje e gjate."
Pohoi me koke dhe doli nga dhoma. Vertet pohoi , por sapo ato fjale dolen nga goja e saj , ajo u ndje keq. U ndje e tradhetuar. Por... Perse ndihej e tradhetuar ? Ata ishin te fejuar , Felisia ishte tradhetuar. Aroni dhe ajo nuk ishin asgje. Asgje nuk kishte midis tyre. Po atehere, cdo te thoshte ajo puthje ?
Sapo mbaroi me rregullimin e shtratin beri te ngrihej por koka e saj u perplas me nje kraharor te mireformuar. Menjehere e dalloi se me ke ishte perplasur. Nuk kishte guxim te kthehej ,thjesht qendronte me shpinen e ngjeshur pas kraharorit te tij. Beri te largohej ,por nje fryme e nxehte teksa perplasej me qafen e saj , e ndaloi. Deshironte te largohej , por nuk i bindeshin kembet.
"Mos u largo! " - i foli me nje ze te thelle e burreror.
"Me ler. " - ia ktheu me nje ze qe i kishte dale kunder deshires se saj.
"Nuk mundem. Edhe sikur une te dua , nuk mundem."
"Perse ? "- guxoi dhe e beri kete pyetje , por nuk mori asnje pergjigje me fjale. Ne vend te kesaj ndjeu duart e tij rreth belit te saj dhe buzet e tij t'i pervelonin qafen duke i shenuar ne te qindra puthje te flakta e plot pasion.
Tashme ajo harroi gjithcka : harroi ku ndodhej dhe perse kishte erdhur. Thjesht humbi ne kenaqesine qe po i falnin puthjet e tij . Ndjente serish te njejtat ndjenja si nje dite me pare , jo te dobesuara , por edhe me te forta. Deshira kerkuese i ishte rritur dhe nuk mundi t'i rezistonte.
U kthye vrikthi nga ai duke i kapur fytyren me duar dhe duke i dhuruar nje puthje te gjate ne buze. Ishte nje ndjesi e paperjetuar me pare, ishte ndryshe nga ajo e djeshmja , dukej sikur ata ishin bashkuar ne nje trup. Ndjeu gjuhen e tij te eksploronte te sajen , ndjeu shijen e tij te embel te guduliste siperfaqen e gojes se saj dhe per nje moment iu desh te ndahej nga ajo puthje per te qeshur.
"Buzeqeshja jote rrezellit me teper sesa shkelqen bora nen rrezet e diellit" - i peshperiti fare prane veshit dhe dergoi duart e tij ne te pasmet e saj . Nuk beri asgje per ta ndaluar, thjesht buzeqeshi lehtas me fjalet e tij dhe veprimin qe sapo beri . I pelqeu ndjesia qe perjetoi dhe mendoi ta gershetoje me nje puthje tjeter te gjate. Ishte ajo qe nisi serish kete puthje. Ku ishte ajo vajza e turpshme dhe e ndergjegjshme ? Ta kishin vrare keto ndjenja dhe emocione te reja dhe te panjohura qe po perjetonte tashme valle ?E shtriu lehtas ne shtrat , duke i lene puthje te lehta e te shpejta ne buze , nderkohe qe me dore kishte filluar te ulte njeren menge te fustanit. Ajo e kishte lene veten te lire e duart e tij , nderkohe qe shijonte embelsine e puthjeve te zjarrta qe shenonin cdo pjesez te buzeve te saj dhe me ne fund arriti te prekte ato floke te mirekthyera ne njeren ane.
Ishte pikerisht kercitja e disa hapave qe i bene te ngrinin ne vend. Me siguri Felisia do te ishte duke erdhur. Anastasia duke mos pasur mundesi per te dale nga dera, u ngrit e shqetesuar dhe shkoi menjehere pas perdeve te dhomes.
Sapo dera u hap , u duk Felisia te hynte ne te.
"Imzot! Cben shtrire ne shtrat ? Apo... Po me pret mua ? "
"Jam i lodhur Felisia. Me ler rehat. "
Injoroi fjalet e tij dhe shkoi drejt tij. Duke e vene posht filloi ta perkedhele me disa puthje te lehta.
E nderkohe Anastasia qendronte aty duke u bere deshmitare e ksaj skene qe me perpara po e shijonte vete.
STAI LEGGENDO
Helena E Rusisë
Storie d'amoreNentitull: Ndjenja te Hekurta. Lufta sjell vdekje , urrejtje , tmerr e terror. Po cfare do sjelle lufta per Aron dhe Anastasia ? Lufta gershetohet me nje romance te viteve 1860. Ndjenja qe burojne nga arma dhe gjejne forcen ne plumbin e tyre. Ndjen...