Pjesa 14.

245 36 39
                                    

Kishte rreth 5 minuta qe po i ferkonte pjesen e ballit , temthat dhe nofullat me nje copez pambuku te lyer me vajin e mentes per ti qetesuar dhimbjen e kokes dhe ia kishte dale disi , ai ishte me mire.

Ai ishte me mire , por ajo aspak. E kishte teper te veshtire ta shikonte fytyren , trupin e tij , ta prekte dhe te ndihej ne siklet, te ndihej e ngurte dhe te mos bente asgje. Deshironte ta perqafonte e te sigurohej se ai ishte mire . Deshironte te ndiente aromen e tij . Deshironte te puthte plagen e tij e te ndihej sikur ajo puthje do e qetesonte ate.

Si arriten gjerat deri ne kete faze dreqi e marrte ? Si munden ato mendime aq perverse te pushtonin cdo qelize te sajen ?

"Ne rregull mjafton Anastasia . Mund te dalesh " -foli ai pa ndonje emocion ne zerin e tij dhe ajo u ndie disi e trishtuar. Nuk deshironte te largohej nga ai , deshironte ta shikonte e t'i qendronte prane sa me gjate.

"Por zoteri... Ju keni nevoje per perkujdesje " - u perpoq ajo te justifikohej.

"Anastasia..."

"Nuk dua kundershtime. Ju duhet te sheroheni " - ia doli , pasi ai shfryu i dorezuar dhe nuk tha me asnje fjale.

***

"Edhe nje , hajde pra" - po perpiqej ta ushqente dhe ai shtrengonte nofullat e mbyllte gojen si te ishte nje femije i llastuar . Nuk mund te ishte faji i tij , pasi ajo supe vertet ta shpifte , por ajo ishte me kokeforte se ai dhe perpiqej me cdo kusht ta ushqente , ketu perfshihet dhe hapja e buzeve te tij me zor.

"Boll per ate zot " - psheretiu i lodhur.

"Hajde edhe nje. Shiko miu , miu " - vazhdoi ajo lojen sikur te kishte perballe nje femije pese vjecar. Mirepo loja perfundoi teper keq. Sapo degjoi keto fjale shtrengoi vetullat dhe gjuajti lugen me dore duke bere qe ushqimi te fluturonte ne ajer e te ngjitej pas murit. Asaj i ngriu buzeqeshja ne fytyre . Nje perde lotesh iu krijua ne syte e saj dhe dora filloi t'i dridhej nga tensioni qe e kaploi ne ato momente.

Leshoi tabakane mbi komodine dhe duke u perpjekur te mbante lotet , shkoi me vrap drejt deres per te dale.

"Anastasia... Pritt.." - Nuk i la kohe atij te shfajesohej , pasi ajo tashme ishte larguar te gjente qetesi dhe , kete gje e bente duke u ulur mbi boren e ftohte e duke analizuar cdo gje me mendjen e saj . Ndoshta ishte mendja dhe zemra e saj fajtore per gjithcka.Ajo vete e kishte thene se Aroni ishte si molla e ndaluar per te. Kur e dinte , atehere pse dreqin po perpiqej ta hante ate molle ?

E nderkohe ai qendronte i shtrire ne shtrat duke kujtuar budallallekun qe sapo beri.Per nje moment vetja iu duk me te atin , mizor dhe i ashper. Per nje moment iu kujtua ajo shprehja se dardha bie nen dardhe. Perse dreqin duhet tia kishte thyer asaj zemren ? Dhe perse ? Vetem e vetem sepse ajo po perpiqej ta ushqente. Duhet t'i kerkonte falje. Ajo nuk e meritonte kete gje dhe pikerisht tani kur e kishte kuptuar ndikimin qe kishte lene te ajo vajze. Nuk ishte budalla, por thjesht ndonjehere i pelqente te sillej si i tille.

U ngrit me veshtiresi nga shtrati duke mbajtur doren ne plage. Ashtu , pa veshur qofte edhe nje kemishe , gjysme i zhveshur doli jashte. Pa sesi ajo qendronte e ulur mbi boren e ftohte. U mundua te bente nje krahasim midis bores dhe asaj. Ato ishin kaq te ngjashme ; te brishta , te ciltra, te pastra , por kishin nje ndryshim , ndryshe nga bora , Anastasia te falte ngrohtesi.

Iu desh te mendohej disa here derisa mori vendimin te shkonte drejt saj. U perkul pak duke duruar dhimbjen ne kraharor dhe vuri doren mbi shpatullen e saj . Ajo menjehre kerceu perpjete nga frika dhe u ngrit vrikthi ne kembe.

"Zoteri ! Deshironi dicka ? " - foli sikur asgje te mos kishte ndodhur. Tashme ajo ishte kthyer ne ate vajzen qe ai kishte pare per here te pare ; teper e ndrojtur dhe e ftohte.

Ai nuk i foli , thjesht i kapi duart e saj dhe i vendosi prane gojes se tij . Filloi qe t'i ngrohe me ane te frymes se tij te thelle e te ngrohte. Nderkohe ajo kishte mbetur si nje statuje bore para tij duke e veshtruar kthjelltshem sesi ai po vepronte.

"Zoteri..."- u perpoq te fliste , por kesaj here ishte ai qe nuk e lejoi . I vendosi gishtin tregues prane buzeve dhe ne nje menyre instiktive ajo mbylli syte. C'i thoshte mendja valle ?

"Te kerkoj ndjese " - i tha me ne fund duke peshperitur. Nga fjalet e tij u formuan disa shtullunga ajri te cilat u perplasen me fytyren e saj duke e zgjuar nga mendimet dhe duke bere qe te hapte syte.

"Perse ?" - perse po e pyeste ? Cfare deshironte te degjonte prej tij ?

"Sa shume qe flet ndonjehere konfietka" - u habit nga fjala qe i tha. Nuk pati kohe as ta pyeste dhe as te artikulonte ndonje fjale ne mendjen e saj , pasi ai e terhoqi nga krahu drejt trupit te tij duke bere qe koka e saj te perplasej me kraharorin e tij te mireformuar.

Ne ato momente nuk deshironte te dinte asgje , nuk deshironte te degjonte asgje tjeter pervec rrahjeve te zemres se tij , qe ne ato momente po i dukeshin melodia me e bukur. Mbylli syte dhe vendosi doren mbi zemren e tij , nderkohe qe ndjeu krahet e tij ta mbeshtillnin te gjithen.
Ne ato momente askush nga ata te dy nuk kishte ftohte, askush nuk po shikonte , por ndjenjat dhe emocionet ishin te shumta. Ata nuk po shikonin asgje rreth tyre , por zemrat e tyre dhe menyra sesi ato kishin zgjedhur te komunikonin ishte e qarte. Ndonjehere per te shprehur ate cka ti po ndien nevojitet vetem nje perqafim , nje perqafim i sinqerte qe te tregoje se zemrat vertet jane sinkronizuar me njera-tjetren.
Ndjenjat nuk shprehen me fjale, ndjenjat shprehen me zemer ...

Helena E RusisëWhere stories live. Discover now