Pjesa 19.

260 31 47
                                    

Ishte acaruese , por nuk do ia lejonte vetes te dukej sikur ishte acaruar. Ishte e tmerrshme menyra sesi shikonte pllaquritjet e tyre neper shtepi ; te zotit Aron dhe zonjes Felisia. Qe prej asaj dite , kur kishin shkembyer ato fjale, ai as qe ia hidhte syte. Sillej sikur ajo te mos ekzistonte fare dhe nga ana tjeter me Felisian ishte afruar shume.

Ajo ulte koken per te shmangur ndonjehere lotet ose per te mbajtur nervat qe mos e detyronin tua perplaste tabakane ne koke.

Edhe sot ishte e detyruar te degjonte zgerdhirjet dhe britmat e Felisias. Shkoi ne kuzhine , por thjesht ngriu nga pamja qe pa. Gjendeshin te dy mbi tavolinen e kuzhines duke shkembyer puthje te zjarrta. Aty ku dite me perpara kishte qene ajo , tashme ndodhej nje tjeter. Ndihej e perdorur, e shfrytezuar. Ndihej nje hic. Dukej sikur ai kaq kishte pritur, dukej sikur kishte dashur vetem te plotesonte nevojat e tij seksuale e te shemtuara , sikur kishte dashur te kenaqte veten e me pas ta flakte ate tutje ashtu sic beri .

Hodhi poshte goten prej bakri per te leshuar nje zhurme shurdhuese. Ata nuk u ndikuan fare nga prania e saj , thjesht vazhduan te nxirrnin ne pah dashurine e tyre. E acaruar beri te largohej , por nje buzeqeshje tinezare e ironike qe i shpetoi Aronit i kapi syrin. Kush kujtonte se ishte valle ?

***

Polonia... Polonia, bora dhe acari ne te cilin ndodhej i kujtonte Rusine , i kujtonte ate. Floket e saj te arta , brishtesine e saj te cilter, syte e saj kaf qe i ngrohnin shpirtin e nga ana tjeter zjarrin dhe pasionin qe vetem ajo dinte tia jepte.Ndihej fajtor. Fajtor qe nuk mundi t'i kthente pergjigje, fajtor qe e beri te ndihej ashtu , qe e la sikur te mos kishte fare vlere per te , por...
Sapo ishte larguar drejt Polonise , kishte bere cmos qe Felisia te kthehej ne vendlindje me justifikimin se shqetesohej nese ajo qendronte vetem ne Rusi.

Ai deshironte qe kur te kthehej , te ishte vetem me te . Te mos vriste mendjen per asgje.

Ndihej ne faj qe nuk e pershendetu kur u larguan . Ndihej ne faj qe pa shqetesim ne syte e saj , por... Cfare dreqin te bente ? Nga ana tjeter ishte Felisia , ishte nena e tij. Nese Felisia do te kuptonte shkendijen midis tyre , me ate shkendije ajo do te perhapte zjarr ne gjithe vendin dhe te gjithe do te digjeshin. Nuk deshironte qe per fajin e tij t'i ndodhte gje nenes se tij e me pas asaj.... Anastasias. Ajo do e ekzekutonte te gjalle ate . Forcat e tyre do u rrezonin gjithe vendin mbi koke. Kjo ishte arsyeja se perse nuk i dha nje emer lidhjes se tyre, sepse nuk donte qe ne fund ai emer te digjej me gjithcka tjeter, nuk donte te zhyste ate ne llumin qe ishte krijuar.

E kishte te veshtire t'i qendronte larg e aq me teper te bente ato skena para saj me Felisian,por ishte i detyruar. Vetem nese ajo do e urrente ate , vetem nese ajo nuk do e shikonte me ato sy, nese nuk do ia hidhte dot syte, vetem ashtu mund ta kishte me te lehte per t'i qendruar larg, ndaj duhet te shtirej.

Nga ana tjeter e kishte shume te veshtire te fliste me te dhe t'i sqaronte gjithcka. Ne momentin qe ajo ia leshonte si rrebesh fjalet , atij i kujtohej kontrata qe kishte lidhur , i kujtohej nena e tij.

Nderkohe qe ajo i fliste , ndergjegjia e godiste dhe e thumbonte me nje ze te fshehte qe mund ta degjonte vetem ai . Kjo ishte arsyeja qe dukej sikur ekzistonin dy njerez te ndryshem brenda nje trupi. Kur gjendej ne krahet , ne lekuren e saj , ai nuk kujtonte , nuk degjonte asgje. Prane saj , dhe vete ndergjegjia ulte kryet dhe qendronte e heshtur. Prane saj gjente qetesi cdo qelize e trupit te tij . Ajo ishte e vecante ne menyren e saj ....


E nderkohe qe po mendonte , ishte pikerisht nje dhimbje mbi krah qe e solli ne vete. Vetem tashme u kujtua se kishte erdhur ne lufte. Nje nga ushtaret e Polonise e kishte plagosur ne krah , por nuk i interesonte. Nuk ndiente dhimbje. Po te mos ishte per Adnanin qe e shtyu tutje , nje zot e di se ku do te kishte perfunduar shpata e kundershtarit. Nuk donte , perpiqej tia mbushte vetes mendjen se nuk ndiente asgje per ate femer , por ishte e pamundur. Ajo kishte pushtuar gjith qenien , cdo qelize te tijen. Ajo e sundonte ate.

"Cfare ke bir ? Ti nuk po lufton as per te mbrojtur veten. " -i foli lehte ai .

"Nuk mundem Adnan . Ndihem cuditshem. Ah sikur kjo lufte mos ekzistonte. Ah sikur te zgjidhnim vete jeten qe do te donim te jetonim. "

"Ngrihu dhe lufto . Do te flasim me vone per keto . Kemi kohe boll , por me pare , te mbarojme kete lufte "

"Nuk mundem. Perse te luftoj . Perse duhet te marrim fryme , kur bejme nje jete te tille ? "

"Lufto per ata qe do me shume. Lufto sikur personat e tu te dashur te ndodheshin ne kthetrat e tyre bir. Mos harro se jane pikerisht polaket qe e nxiten kete deshire ne venat e babait tend. Po te mos ishin ata , kjo lufte nuk do te kishte filluar."

Menjehere pas ketyre fjaleve , u ngrit vrikthi ne kembe dhe i buroi nje deshire per te shkaterruar cdo gje si kurre me pare. Menjehere ne mendje i erdhi Anastasia. Nese kjo lufte nuk do te ishte , nuk do te ishte as kontrata dhe ai... Ai do te mund te jetonte jeten qe donte dhe me ke te deshironte.

U sul drejt tyre me shpaten e celikte dhe filloi te copetoje cdo ushtar qe ia priste rrugen . Shikonte gjakun te shperthente si shatervan nga trupat e tyre , por nuk i interesonte asgje. Shikonte gjymtyret e tyre teksa i copetonte dhe i flakte tutje sikur te ishin nje rendese per trupin e tyre . Shikonte trupat e tyre qe mblidheshin nga dhimbja dhe bertitjet e etura per te jetuar. Gumezhitjet e ushtareve te tij nuk po i degjonte. Te gjithe po e shikonin te habitur teksa ai vriste cdokend pa iu dridhur qerpiku, pa ndiere meshire apo frike. Ai nuk kishte luftuar kurre keshtu , nuk e kishte shprehur kurre ate luan qe ndodhej i fshehur ne cakren e tij .

"Ky eshte im bir " - pohoi Adami me krenari teksa e shikonte te birin te masakronte gjithe ushtaret. Ai nuk e dinte motivin e vertete.
Atij i ishin veshur syte. Shkoi drejt Valerit , i cili ishte dhe perandori i ketij vendi , fajtori i vertete i luftes.

Pas nje beteje te ashper e te rrezikshme , arriti qe t'i hidhte shpaten poshte. Pa u menduar dy here i nguli majen e shpates drejt kraharorit te tij dhe i dha fund.
E gjithe qenia e tij deshironte te bertiste : Per Anastasian , per nenen time, por ne vend qe ta bente kete, shaloi kalin dhe u be gati te largohej . Nuk i interesonin levdatat apo meritat qe do te merrte. Ai nuk e beri per kete.

Edhe mund te pendohej , por ... Ne nje menyre ai nxorri gjithe mllefin qe i ishte mbledhur dhe nuk mund ta shprehte dot. Shprehu zjarrin qe i kishte ndezur Anastasia dhe nuk mund ta shuante dot. Shprehu gjithe pasionin, por ne nje forme tjeter. Ia dorezoi ndjenjat shpates dhe se bashku arriten te vrisnin zemerimin ne zemren e tij.


MERRNI NJE PJESE PA DIRTY THINGS QE MOS MESOHENI KEQ. HE'S NOT TOO BAD. DISA NJEREZ NUK JANE TE KEQ , THJESHT I DETYROJNE RRETHANAT TE SILLEN SI TE TILLE. ENJOY THIS ONE. :) LOVE YA!

Helena E RusisëWhere stories live. Discover now