Pjesa 25.

186 28 24
                                    

"Vdekje te kendshme !" - buzeqeshi lehte Felisia teksa hodhi dhe piken e fundit te benzines ne dhome dhe leshoi shkrepesen ne toke. Zjarri u perhap vrikthi ne gjithe vendin sikur donte te perpinte cdo gje qe do i dilte para. Nuk deshironte te ndiente frike, por kishte frike si dreqi. Nuk deshironte te vdiste, por ishte ne nje pozicion kaq te papershtatshem per t'i dhene vetes shprese.

Nderkohe Felisia u largua me nje buzeqeshje qe i perqafonte fytyren e saj. Njerezit e saj e kishin lajmeruar qe Aroni kishte erdhur dhe i vuri zjarrin nderteses pikerisht ne ate cast kur ai te kishte mundesine per te shpetuar Anastasian dhe nuk do e bente. Do i shijonte me teper kjo gje .

"Mireseerdhet Im zot ! Cne kjo vizite ? "

"Ku eshte ajo Felisia ? " - fliste i shqetesuar por ne te njejten kohe i rraspakitur. Kishte bere kaq shume rruge dhe ndihej i sfilitur.

"Kush ajo ? E dashura jote ? Oopss! Apo mos duhet te them ajo qe te beri per vete qe te marre hak per familjen e saj ? "

"Cdo te thuash ?

"Anastasia....Ponomarev! "

"Cfare?! Princesha e Rusise ? "

"Cfare kujtove ti ? Tani mendoj se duhet ta lesh te digjet ne ato flake se nese del, nuk do me lere rradhe qe te shkaterroj une kontraten , im zot " - theksoi fjalet e fundit. E kishte kercenuar kaq shume here me ate dreq kontrate,por tani nuk i behej vone per asgje. Flaket qe shikonte perballe po i pervelonin zemren tashme.

"Me mire te vdes nga ajo sesa nga ti Felisia. Te pakten do e meritoj vdekjen" - nuk e lejoi qe ajo t'i merrte me teper kohe. Ajo nuk e kishte menduar keshtu , e kishte menduar sikur ai do te mbronte familjen , nenen e tij, sikur ai do i lutej qe mos tregonte gje te babai i saj , por ai vrapoi pas saj, edhe pas gjithckaje , vrapoi pas saj.

Beri ta pengonte, por duart e tij e hodhen tutje.

"Me ler te qete Felisia!"

"Te dua si dreqi, nuk te le te ikesh. Nese ti hedh dhe nje hap me tutje , gjithcka do te shkaterrohet"

"Do te flasim me vone Felisia. Do te flasim!" - nuk humbi me kohe , por u turr si shigjete drejt nderteses qe po pushtohej nga flaket.

Beri te hynte ,por derrasat qe rrezoheshin ia veshtiresonin me teper . Vrapoi si i marre duke sfiduar shpejtesine me te cilen perhapej zjarri. Tymi ishte perhapur kudo dhe ia zbehte veshtrimin. Shkelmoi deren qe gjeti para dhe me pak perpjekje fluturoi tutje. Hoqi xhaketen dhe perpiqej te largonte tymin me te . Erresira nuk ishte aspak ndihme per te. Me ne fund arriti te shikonte nje siluete ne qoshe te dhomes. Vrapoi si i cmendur duke duruar percellimet e pameshirshme te zjarrit.

"Anastasia, hej! "- u perpoq qe ajo te permendej , por tymi kishte bere te veten.

I ndau litaret nga duart e brishta me ndihmen e thikes se xhepit qe fatmiresisht gjithmone e mbante me vete. E mori ne krah duke treguar kujdes me te , pasi si gjithmone brishtesia e saj e detyronte te sillej ne nje menyre te tille.

"Ah konfietka! Te jete genjeshter ajo qe kemi perjetuar valle ?! Do te duroja gjithcka perpos urrejtjes sate. Ajo do te me varroste te gjalle . Urrejtja jote do te me kthente ne nje te vdekur mes te gjalleve"-i dhuroi nje puthje ne balle para se te vraponte drejt daljes mes flakeve e tymit. Nuk ndiente dhimbje, sepse nje frike me e madhe sesa vdekja i ngriu zemren sapo mori vesh se kush ishte femra per te cilen merrte fryme.

E nxorri jashte dhe e shtriu mbi bore. Shikoi imtesisht fytyren e saj. Ndoshta ishte hera e fundit qe e shikonte, ndoshta....

"Pra, e shpetove ? "

"Cfare te tha mendja Felisia ?"

"Ti tradhetove dashurine , besnikerine , respektin dhe besimin tim . Cfare te tha mendja se do beja ? Do shikoja romancen tuaj te perveluar duke vuajtur perbrenda?"

"C'dashuri per hir te zotit ? Fejesa jone mbeshtetet e gjitha ne nje dreq kontrate te mallkuar!"

"Kontrate e mallkuar ? Isha une ajo qe ia mbushi mendjen tim ati per ate kontrate , ose ti do te ishe duke u djegur ne flaket e ferrit se bashku me familjen tende. Shpetova surratin tend , sepse te dashuroja si e marre. Kisha rene ne dashuri qe ne castin e pare qe te pashe, kur ti erdhe te shpetoje nenen tende. Nje mashkull kaq i kujdesshem, qe sakrifikonte cdo gje per nenen e tij. Per nje moment imagjinova sesi do te silleshe me femren qe do te dashuroje dhe u ndieva me fat nese ajo do te isha une. Oh dreq! Te shpetova per te me lenduar ne kete menyre ? E binda babain te fejohesha me ty dhe mendova se ti ishe ne gjendje te me doje ne te njejten menyre."

"Felisia...Une...Mua me vjen vertet keq."

"Perse te vjen keq ? Qe me tradhetove ? Qe nuk me do ? Qe zgjodhe ate para meje ? "

"Me vjen vertet keq qe u fejova me ty , qe te dhashe shprese, por e bera per familjen time..."

"Ti sakrifikon gjithcka per familjen tende,por kete vajze jo! Cfare ka te vecante kjo valle ? Perse nje pasion i pavlere dhe i terhequr nga gjendja fizike te shtyn te rrezikosh familjen tende ?"

"Dreqi e marrte Felisia! Nuk eshte pasion. Eshte dashuri. Jam i dashuruar marrezisht pas kesaj vajze qe ti tentove ta vrasesh . Dhe a deshiron te shikosh se si do te sillem une me femren qe do te dashuroja ? Ja pikerisht keshtu. Sakrifikoj gjithcka per te, sepse jam egoist. Ajo eshte fryme ime dhe nese ajo shuhet, une shuhem gjithashtu."

"Dashuri?! Nuk eshte pasion ? "

"Pikerisht."

"Mua, qe kemi kaluar kaq shume kohe bashke , qe dime gjithcka per njeri- tjetrin , qe jemi destinuar te qendrojme gjithmone bashke nuk me ke dashur kurre ? "

"Shiko Felisia. Dashuria nuk do qe te dish gjithcka , ajo do qe zemrat te dine gjithcka rreth njera-tjetres, dashuria nuk do kohe , nuk do fjale, do ate shkendije te verber qe te mban gjate gjithe kohes te lidhur pas personit tjeter. Dashuria nuk eshte rreth dickaje , ajo eshte rreth gjithckaje. Eshte e babezitur pasi ha gjithcka per te mbajtur ne jete dy zemra "

"Me do apo jo ? "

"Une kurre nuk te kam thene se te dua."

"Po apo jo ? "

"Jo Felisia. Ama respekti im ka qene...."

"Shkofsh ne djall me gjithe dashurine tende Aron. Mendova se gjate gjithe kesaj kohe nje copez dashurie do te te ishte krijuar ne zemer per mua , qofte edhe nje copez. "

"Ajo copez dashurie nuk mund te imponohet. Ajo duhet te ndiehet"

"Do ma paguash, por jo sot. Do ma paguash atehere kur te mendosh se je i lumtur. "

Helena E Rusisëحيث تعيش القصص. اكتشف الآن