Agonia ia merrte shpirtin. Sa e sa here e kishte ndiere veten ne nje agoni shurdhuese qe te perpinte te gjithen pa e kuptuar. Sa e sa here e kishte ndiere vdekjen te shtrihej vetem disa centimetra larg saj , te behej gati per ta perqafuar por me pas nje ere e forte dhe e papritur ta shtynte tutje dhe vdekja te zevendesohej me agonine.
Nje zot e di sesa kishte qe qendronte pa ndjenja ne dyshemene e ftohte e me lageshtire. Nuk po e kuptonte as se ku ishte. Kesaj here nuk ndodhej ne ate dhome qe kishte pare e kishte degjuar vuajtjet e saj , te perseriteshin si nje film i pafundem. Nuk ndodhej ne ate dhome ku ishte shtrire me qindra here pertoke , nen driten e zbehte te qiririt , duke marre fryme me veshtiresi , duke penguar gjakderdhjen e shumte nga fytyra e saj qe ishte nxire e enjtur. Nuk ndodhej me ne ate dhome qe ishte bere deshmitare e ferrit qe po perjetonte.
Ngjarja e fundit qe i kujtohej i dukej si neper enderr; sikur te kishte jetuar ne nje moment ku te gjitha ngjyrat ishin shuar , ku cdo gje ishte bardh-e-zi .
Me ndihmen e Dianes , kishte arritur te shkonte fshehtas ne zyren e Gregorit. I vetmi person qe i kishte erdhur ne mendje kishte qene Aroni , dashuria e saj. Ndoshta ai mund ta kishte harruar , ndoshta ajo mund te mos ekzistonte me per te, ndoshta ai e urrente , por shpresa s'e linte te qete. Nese mund te ishte nje person i vetem qe do e shpetonte , ishte vetem ai.
Kishte shtypur nxitimthi germat dhe e kishte derguar menjehere telegramin kur kishte ndiere hapat e tij te rende te afroheshin. Kishte bere cmos qe te largohej se bashku me Dianen , por ishte teper e pafuqishme , e pangrene. Cdo gje u kishte shkuar per dreq dhe kishin mbetur si te ngrira para tij nderkohe qe ai hapi deren.
FLASHBACKS
U larguan nga tavolina ne menyre qe ai mos dyshonte per telegramin, ose ne te kundert, nje zot e di se ku do i conte. Degjoi deren te hapej dhe nje shtrengim ndjeu ne zemer. Kishte frike nga ai. Kundermonte era alkool dhe hyri ne dhome si nje qen i terbuar.
"Cfare kerkoni ju ketu ? " - foli para se t'i rrezonte te dyja me nje shuplake pertoke.
"Lere te qete ate ! Dua te bisedoj me ty " - bertiti me aq fuqi sa kishte.
"Cfare do te flasesh me mua ti ? "
"Perse sillesh si kafshe ? Te thashe qe do te te jap te gjithe pasurine."
"Dreqi e marrte ! Me prishe planet.Une e doja menjehere. Pastaj jeta eshte e bukur , puppy"
"Ti nuk di cfare flet "
"Ndonjehere mendoj se sa cift i bukur do kishim qene nese do martoheshim. Ne fakt ky ishte plani im , te martohesha me ty dhe pastaj te te merrja cdo gje "
"Ti je i semure" - ishin pikerisht fjalet e saj te fundit para se te hasej serish me egerrsine e tij. I kapi fytyren duke ia shtrenguar mizorisht me thonj , e flaku tutje sikur te ishte nje send i pavlere.
Shkelmat e tij puthiteshin ne nje menyre perfekte me trupin e saj , ndersa ajo... Ajo nuk kishte cfare te bente vecse te strukej dhe njehere nen veten e saj . Nuk guxonte te nxirrte ze , nuk kishte me lote te qante, thjesht duronte dhimbjet e padurueshme , duronte goditjet e pameshirshme, duronte tmerrin te flinte tek ajo.
Ne ato momente mbylli syte dhe u ndje me mire. Ndihej me mire teksa kuptoi qe nuk po ndiente asgje. Lejoi nje erresire ta rrembente me vete...
END OF FLASHBACKS
Pasi kujtoi cfare i kishte ndodhur , ndjeu dhe njehere te dridhurat t'i pershkonin gjithe trupin. Kuptoi se ndodhej ne bodrumet e pallatit. Nuk mund te bente asgje vecse te shpresonte se Aronit i kishte mbetur qofte edhe ndonje grimcez ndjenje per te. Nuk mund te jetonte me ne kete menyre. Askush nuk e meritonte ate jete.
Eshte me mire te vdesesh sesa te kesh vdekur dhe te shtiresh si i gjalle.
Lejoi dhe njehere erresiren ta pushtonte. Kohet e fundit erresira i ishte kthyer ne shprese, i ishte kthyer ne ilac , sepse vetem atehere nuk mund te ndiente dhimbjet. Ra dhe njehere pa ndjenja ne toke duke shpresuar se do te ishte hera e fundit.
Shpresa i dha arsye per te jetuar. Ajo kurre nuk rreshti se shpresuari , sepse nuk mund te vdiste para saj ... Shpresa vdes e fundit...
VOUS LISEZ
Helena E Rusisë
Roman d'amourNentitull: Ndjenja te Hekurta. Lufta sjell vdekje , urrejtje , tmerr e terror. Po cfare do sjelle lufta per Aron dhe Anastasia ? Lufta gershetohet me nje romance te viteve 1860. Ndjenja qe burojne nga arma dhe gjejne forcen ne plumbin e tyre. Ndjen...