*PAS 4 MUAJSH*Qendronte e shtrire nga dhimbjet. Fustani , tashme i grisur e lejonte qe trupi i saj i mbushur vurrata-vurrata , e vende -vende i enjtur , te ekspozohej nen driten e diellit qe hynte nga nje dritare e vogel aty. Ai kishte erdhur serisht i pire , si nje idiot i alkoolizuar qe ishte dhe gjithe inatin e dufin ia kishte nxjerre asaj. E kishte shnderruar ne nje tabele qitjeje , ne nje thes ku mund te stervitej dhe te tregonte forcen apo burrerine e tij .
Deshironte te ngrihej e te tregonte se kishte ende force per te jetuar , por ishte e pamundur. Ishte e pamundur te jetoje e mbytur ne jeten tende, e burgosur ne nje bote pa ngjyra, e burgosur ne nje bote te tille qe nuk lejohej buzeqeshja apo lumturia.
Beri te ngrihej , mirepo serisht u rrezua dhe ra pertoke. U mblodh kruspull duke perqafuar veten,sepse ne fund te fundit vetem veten e saj kishte tashme , askend tjeter. Lot te nxehte filluan te buronin nga shpirti i saj dhe te shperthenin nga syte . Qante me ngasherim, por shpresa tashme i kishte humbur. Nuk mund ta shikonte me veten cdo dite ne ate gjendje , nuk mund te duronte me te njejten dhimbje , madje edhe me te rende sikur te ishte nje rutine e perditshme per te.
Kishte rreth 4 muaj qe vuante dhe perpelitej si nje zog i vetmuar per te shpetuar nga duart e tij ,nga duart e te fejuarit te saj.
Para 4 muajsh , atehere kur ishte larguar Aroni nga Rusia , kishte guxuar te rremonte me teper per te gjetur te verteten. E gjithe Rusia e kishte marre vesh qe princesha ishte gjalle, madje shteti dhe cdo gje tjeter kishte filluar te punonte normalisht , mirepo ajo nuk kishte rehat , keshtu qe ishte nisur drejt Anglise per t'u perballur me te fejuarin e saj , ose te pakten te merrte vesh nese ai ishte gjalle , apo kishte vdekur ashtu si familja e saj...
Ai kishte mbijetuar... Kishte mbijetuar per te shkaterruar jeten e Anastasias.
Ne fillim ishte sjellë mire , derisa e kishte bindur te qendronte per pak kohe me të.
FLASHBACKS
"Ti do te besh cte them une "
"Cfare po ndodh me ty ? Me lesho krahun , po me lendon..."
"Oh ky eshte qellimi e dashur! Martohu me mua . Dua qe pasuria e mbreterise tende te jete e imja"
"Ti e di qe kjo ska per te ndodhur kurre."
"Do te te vras nese s'e ben ! "
"Duket sikur me intereson shume ?! Une skam asgje per te humur."
"Po mami dhe motra jote ?"
"Cfare dreqin po thua ? Ti e di qe ..."
"Jane ende gjalle... Epo per momentin...Varet nga ti. Martohu me mua dhe do i shohesh serish."
"Nga ta di qe nuk po genjen ?! "
"Sepse une mund te t'i tregoj"- foli teksa e kapi dhe njehere per krahu duke e terhequr sikur te ishte nje send i pavlere per te. E terhoqi ashtu derisa arriten ne bodrumet e pallatit .
Sodiste vendin e erret me shpresen qe te shihte dhe njehere nenen dhe motren e saj. Gjaku i vlonte nder vena dhe zemra gati sa spo i dilte vendit kur u has me fytyren e saj te embel, por tashme te venitur dhe te zbehte. Qendronte e shtrire ne dysheme , nje zot e di sesa kohe pa ngrene dhe pa pire dhe te qelia tjeter qendronte motra e saj 2 vite me e vogel. Nuk mund t'u besonte syve. Ato ishin gjalle !
"Mama ! Sestra! " - beri te shkonte prane tyre , por ishte pikerisht dora e tij qe e pengoi .
"Jo kaq shpejt puppy. Ne fillim pasurine , pastaj mund te marresh mamin dhe motren tende te dashur"
"Ana..."- u degjua nje ze i embel por edhe i cjerre. Ishte nena e saj .
"Mama !Je mire ?"
"Mire....Une jam mire bije... Me premto se nuk do besh asgje qe te thote ky. Amaneti i babait tend eshte mbreteria , ky do te jete dhe imi . Krijo familjen tende aty dhe mos e lere mbreterine te zhduket."
"Por nene. Si tju le juve ?! "
"Qepe b*shter ! " - ai kishte shkuar fare prane saj dhe e goditi me shuplake.
"Cfare ben ! Mos e prek me dore ate ! "
"Ajo duhet te ndaloje se dheni keshilla te tilla, tani eja pak , duhet te flasim e dashur "
U ngjiten lart dhe ai kishte bere gati cdo dokument te nevojshem.
"Do bej cdo gje qe te me thuash, mjafton te na lesh te lira"
"Ja pra puppy,keshtu them dhe une . Babai jote , ndjese paste qe e vrava une..."
"Ti cfare ?! "
"Oh e dashur dhe ai kishte shpetuar nga sulmi i Turqise dhe e gjeta une se bashku me nenen dhe motren tende. I kerkova te me jepte mbreterine , por ishte teper kokeforte keshtu qe nuk pata zgjidhje tjeter. "
"Ti je i semure! Psiqik " - e goditi me shpulle, por ajo shpulle iu kthye trefish . Ai ngriti dore per here te pare mbi te duke i shkaktuar dhimbje te medha , por ajo cka kishte marre vesh ne lidhje me babain e saj dhimbte me teper... Aroni... Ai nuk e paska vrare familjen e saj . Nga njera ane iu be qejfi qe nuk ishte dashuria e jetes se saj shkaktar per vdekjen e tyre....
"Pra , sic po thoja ai kishte menduar se mund te vdiste ne ndonje lufte , keshtu qe gjithe pasurine , mbreteria Ponomarev eshte vendosur ne emer te princeshes , vajzes se tij te madhe Anastasia Ponomarev , keshtu qe mjafton vetem fimra jote ketu dhe cdo gje behet e imja puppy"- foli sikur te ishte duke thene gjene me normale teksa i zgjati para nje tog fletesh.
Pasi u hodhi nje sy dokumentave qe kishte perballe, nje buzeqeshje paksa ironike u krijua ne fytyren e saj .
"Nuk qenkeni dhe kaq i zgjuar duke."
"Cdreqin po thua ? Firmos !! "
"Mesa duket nuk keni mesuar si te qeverisni me te vertete shtetin . Epo une kam mesuar qe te lexoj cdo here letrat qe me serviren para. Ketu thuhet qe firma ishte eshte e pavlefshme per cdo lloj transferte deri ne moshen 30 vjecare , keshtu qe .. Uupss ! "
"Cfare dreqin ! " - bertiti fort teksa i perfshiu nga dora dokumentat qe kishte. Pasi u hodhi nje sy te shpejte , i flaku tutje dhe e goditi dhe njehere me shpulle duke e rrezuar serisht poshte.
"Kam frike se do te duhet te presesh dhe disa vite te tjera , sobaka*"
Duheshin pikerisht fjalet e saj qe ta xhindosnin dhe me teper ate. Nje mori shkelmash dhe goditjesh preken trupin e saj . Thjesht u mbeshtoll dhe duroi ne heshtje goditjet e tij .
END OF FLASHBACKS
E goditen dhe njehere keto kujtime. Sa here qe ishte e trishtuar kujtonte fytyren e motres dhe nenes se saj qe e ndihmonin per te jetuar , per te marre ende fryme. Ai kishte vendosur ta mbante ate ne pallat derisa ajo te mbushte moshen 30 vjecare dhe me pas te kryente procedurat e nevojshme. Nese ajo bente perpjekje per tu arratisur , nena dhe motra e saj do te vdisnin ...
E nderkohe qe ishte e zhytur ne mendime , degjoi kercitjen e deres. Nuk mund te ngrihej dhe nuk beri as edhe perpjekjen me te vogel per te pare se kush ishte nuk kishte erdhur , nuk kishte me force.
"Anastasia... Hej .... Cohu " - ishte Diana , nje vajze pak a shume moshatare me te , e cila ishte sherbyesja e saj. Keto 4 muaj ishte miqesuar jashtezakonisht shume. Kishte qene ajo qe gjithmone e kishte ngritur per t'i mjekuar plaget e shkaktuara nga ai . Kishte qene ajo qe i kishte kujtuar se shpresa ende ekziston.
"Nuk mundem Diana. Nuk mundem te jetoj me. "
"Mundesh! Mendoj se gjeta dicka. Ke kohe dhe mundesi vetem per nje telegram"
-----------------
sobaka - qen
sestra - moter
YOU ARE READING
Helena E Rusisë
RomanceNentitull: Ndjenja te Hekurta. Lufta sjell vdekje , urrejtje , tmerr e terror. Po cfare do sjelle lufta per Aron dhe Anastasia ? Lufta gershetohet me nje romance te viteve 1860. Ndjenja qe burojne nga arma dhe gjejne forcen ne plumbin e tyre. Ndjen...