Pjesa 17.

219 35 30
                                    

E mbremshmja per te ishte torturuese. Ishte detyruar te qendronte ashtu kruspull mbrapa perdes fare prane shtratit te tyre. Fale zotit tortura kishte mbaruar vetem me disa puthje, pasi Aroni kishte shmangur ndonje skene edhe me te rende per te duke u hequr si teper i lodhur e me pas sapo ata i kishte zene gjumi , ajo ishte larguar nga ajo dhome.

Gjithcka i dukej absurde. Perse po e bente gjithe kete ? Perse po rrezikonte kaq shume ? Ai ishte i fejuar. Ai nuk ishte i saji. Perpiqej t'i mbushte vetes mendjen dhe pse zemra i thoshte gjithmone te kunderten. Zemra i thoshte te rrezikonte , te shijonte ndjenjat qe perjetonte kur ishte prane tij , por... A ia vlente valle ?

Kishte nevoje te qetesohej keshtu qe vendose te dale ne ajrin e ftohte te Rusise , ne boren e acarte. Ishte hera e pare qe dilte jashte oborrit mbreteror. Ne fund te fundit , mesa i kishte thene Aroni dhe me disa vizione ende te paqarta per te , Rusia ishte shtepia e saj, ishte vendlindja dhe vendi ku ishte rritur , keshtu qe do i bente mire te shikonte disa fytyra e ndoshta disa t'i kujtoheshin.

Me hapin e pare qe hodhi jashte mureve , u ndie e gjalle . U duk sikur ato mure i kishin marre frymen deri tani , sikur e kishin mbajtur larg jetes. Menjehere nje ere edhe me e ftohte iu perplas ne fytyre dhe ajo ndjeu nje lloj kenaqesie shpirterore.

Beri disa hapa me larg dhe veshtroi shtepite e banoreve. Nuk dukej sikur ne kete vend kishte patur lufte , pasi te gjitha shtepite , rruget dhe ndertesat ishin riparuar. Cdo gje i ishte kthyer normalitetit.

Pak me tutje , pa disa njerez . Edhe pse nuk i njihte thjesht u buzeqeshi lehtas , nderkohe qe ata filluan te peshperisnin me njeri tjetrin dhe u perulen disi. Perse e bene kete ? Ngaqe ajo jetonte ne pallat me Aronin ? Nuk pati guximin t'i pyeste , por thjesht vazhdoi rrugen e saj . Gjithcka i dukej e njohur per te, sikur e kishte pare ne nje enderr kete vend , por kishte nje barriere qe i pengonte ato kujtime te dilnin ne siperfaqe.

Nderkohe ai qendronte ne zyren e tij . Qindra mendime i zienin ne koke. Fytyra e saj i shfaqej kudo. E dinte qe po gabonte. Ai nuk e donte Felisian , por donte , s'donte ai ishte i fejuar me ate femer. Nuk mund te sillej kaq harbut me nje femer .
Nga ana tjeter qendronte Anastasia. Ishte teper e kendshme , simpatike , terheqese dhe brenda saj fshihej nje pasion i zjarrte. Ne puthjet e saj kishte gjetur te kunderten e asaj cka ajo dukej , kishte gjetur nje energji dhe nje pasion te fshehur ne skutat me te erreta te shpirtit te saj . E terhiqte pafajesia dhe zjarri i saj . Deshironte te ledhatohej nga brishtesia e saj dhe te digjej ne flaken e saj . Por... A ia vlente te digjej per te ? Perse po e bente kete ? Perse po e bente kete per nje vajze qe me shume kishin shkembyer puthje sesa fjale.

C'lloj ndjenjash ishin keto ? Dukej sikur ata komunikonin me puthje e me veshtrime. Ne djall fjalet. A kane nevoje ndjenjat per fjale ? Por , a kane ata ndjenja per njeri-tjetrin ?

Ndoshta gjithcka duhet te vazhdonte dhe ata duhet te rrezikonin ne kete zjarr.
Ndoshta duhet ta linin kete mesele qe nuk dihej kur nisi dhe kur do te perfundonte...

Helena E RusisëTempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang