10

90 22 11
                                    

Hehee u ktheva dhe un. Nfakt kam nja 2 dit qe jam kthy po nuk mvinte hic me shkrujt😂😂shpresoj tju ket marr malli xp tok tn xp😂😂

Po mendoja gjate gjithe kohes qe te beja dicka qe Amelia te harronte ate qe kishte degjuar. Me duhej te afrohesha me shume me ate,qe te besonte sikur e kisha falur.

Kur u kthye nga puna , une isha duke luajtur me Klaren. Erdhi me mu afrua me disa levizje provokuese. Po ndiqja lojen e saj. Po i pergjigjesha levizjeve.

-- Te pelqeu nata e djeshme i dashur?

-- Ah po. Se ke idene se sa. Hajde dhe here te tjera. Te pres. Dhe i lash nje puthje shume afer buzes. E vura re sesi trupi i saj u dridh.

-- Do te vi patjeter.
Dhe me shkeli syrin.

Ne nje cep te dhomes pash qe ishte Anhela. Po e shikonte te gjithe skenen. Me dha nje shikim shume te ftohte dhe u largua. Ne fakt ajo nuk ishte ne dijeni per planin tim.

U largova nga Amelia dhe ika ne dhome. Anhelen e gjej gjithmone aty. Vetem nese ka ikur tek e ema.

Ika ne dhome dhe si gjithmone ishte aty e ulur ne nje cep te krevatit. Nuk me foli fare. U merzita.

-- Anhela cfar ke?

Nuk po bente asnje reagim.

-- Anhela fol te lutem.

-- Nuk kam gje. Sot do te futem ne trupin e Amelias dhe do te qendroj perher aty.

-- Por pse kaq shpejt?

-- A nuk ishte kjo ajo qe doje? Apo je i kenaqur me puthje dhe prekjet e Amelias?

-- Ahh xhelozja ime. Ajo ishte vetem nje pjese e planit. Dua qe ajo te besoje qe une e kam falur. Pastaj do shof cfar te bej me te.

-- Ne rregull.

-- Nga ta di une qe sot ne darke do te vish ti, e jo Amelia?

-- Do me therrasesh e embla ime. Nese une te pergjigjem,atehere ta dish qe jam une. Nese nuk ka asnje reagim,ta dish qe do te jete Amelia.

-- Mire. Mezor po pres.

Dhe iku pa me folur fare. Mesa duket qenka merzitur shume qe me pa ashtu me Amelian. Po skisha cte beja.

***

Degjoj deren e dhomes te hapet.

-- E embla ime. Erdhe.

Nuk mora asnje reagim. Prap kjo e poshtra. Po Anhela pse ska ardhur? Mos. Duhet te kaloj dhe nje nate me kete te fiksuaren.

-- Oh Amelia ty po te prisja.

-- E di i dashur. Vete me the.

Dhe filloi te afrohej me teper nga une. Ne ate moment ne dhome u shfaq Anhela dhe me tha qe erdhi momenti i saj.

E largova pak Amelian nga vetja se me thene te drejten kisha pak frike per ate qe do te ndodhte.

-- I dashur pse u lar....

Nuk mund ta perfundonte fjalen sepse Anhela po perpiqej te hynte brenda saj. Nga goja e saj po dilnin disa fjale ne nje gjuhe shume te cuditshme. Per nje moment trupi i saj u ngrit ne ajer,u perthye dhe pastaj u perplas ne krevat.

 Per nje moment trupi i saj u ngrit ne ajer,u perthye dhe pastaj u perplas ne krevat

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

(Pakashum kshu.🔝)

Shkova afer saj te shihja sesi ishte. Nuk po reagonte. Po i gjuaja qe te permendej dhe ia dola.

-- Amelia je mire?

-- Tobias jam une. Jam Anhela..

-- E embla ime. Me ne fund. Tani e tutje do ta zoterosh ti Amelian?

-- Ne shumicen e kohes po.

-- Sa me kishte marre malli.

Sa do ta perqafoja ne dhome hyri Klara. Po me kete si do ia bejme. I bie qe e embla ime te kujdeset per te.

-- Mami do me kendosh kengen time te gjumit?

Anhela me hodhi nje veshtrim. Ajo nuk e dinte ate kenge. As une. Fundja nuk kam jetuar ndonjehere me te.

-- Po sikur te kendoj nje tjeter? E kam harruar pak ate.

-- Mire. Te pres tek dhoma ime mami. Mos u vono. Kam frike.

-- Jo e dashur pa merak.

-- Si do ia bej Tobias? Ka shume gjera qe nuk i di rreth saj.

-- Mos ki merak. Do ti mesosh te gjitha.

-- Po iki njeher te dhoma e saj. Prit ketu ti.

Anhela doli nga dhoma dhe iku tek Klara. Une u shtriva i lumtur ne krevat. Mendoja castet qe do ti kaloja perseri me te emblen time.

Kaloi gati nje ore dhe ajo nuk po vinte. Shkova te shikoja nese cdo gje ishte ne rregull. Hapa deren e dhomes se Klares dhe pash qe po flinin te dyja bashke. Mesa duket e paska zene gjumi dhe Anhelen duke i kenduar. Sa bukur qe ngjanin. Anhela perkrah nje femije. Apo ndoshta kjo eshte prap nje loje e Amelias. Ndoshta ajo nuk ka mundur te hyje ne trupin e saj.

Shpirti i SajWhere stories live. Discover now