1. Folveshi

189 9 3
                                    

Çdo e drejtë për përkthim është dhënë nga vetë autorja FinnyH

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Çdo e drejtë për përkthim është dhënë nga vetë autorja FinnyH. Çdo gjë që është shkruar është historia origjinale e autores. Sigurisht, që çdo gje këtu nuk mund të rikrijohet në asnjelloj forme. Faleminderit dhe lexim të këndshëm.

***

Babai i djalit humbi mendjen e tij në dimrin e 1992-shit

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.


Babai i djalit humbi mendjen e tij në dimrin e 1992-shit.

Ishte viti që Ranksaku për herë të parë ndjeu prekjen e ftohtë të diçkaje të pashpjegueshme që do të turbullonte komunitetin e saj për sa kohë që do të ekzistonte. Isha katërmbëdhjetë kur ky fllad i sëmurë fryu, dhe i vogli Aleksei Viktorovitç Malenhov sapo kishte mbushur nëntë.

Familja ime me tre jetonte anës luginës afër vilës copë të Malenhovit, pra qëndronte mes pyllit të Darakjevit dhe fshatit tonë. Çdo vit dukej sikur shtëpia e tyre zmbrapsej pak më tutje anës së kodrës, duke u zhytur në gurë dhe thepisje teksa kasollja ishte më afër shembjes si dukej. Kur isha fëmijë ia kisha frikën se ndonjë ditë do të bëhej rrafsh me tokën ndonjë ditë pranvere e nuk do të gjendej më aty, dhe fshatarët e Renkaskut nuk do të bienin në zi për Malenhovët e zhdukur. Do të ishte sikur nuk kishin ekzistuar më parë, dhe veç unë do të kujtoja marangozin dhe të birin të cilët dikur banonin aty. Shqetësimi im nuk dukej aq budallallëk atë kohë, pasi lugina ishte plot me tensione të padepërtueshme së cilës nuk ia gjeja themelin që ta shpjegoja.

Normal, duket qeshakrake teksa jua shpalos gjithë këtë juve tani, sikurse janë gjithë rrëfenjat e fëmijërisë sime, por mbasi Viktor Malenhov u shkallua... kuptova se nuk ishte e pamundur që njerëzit të zhdukenin gjatë dimrit pas së gjithash.

Kjo histori më qon mbrapa te një mëngjes së diele në një dhjetor plot dëborë, dhe babai im iu kthye diçkaje të ligë teksa ia fuste në mes me sëpatë disa copave druri. Kishte vënë re mungesën e tymin në oxhak nga shtëpia e Malenhovëve, dhe vendi qëndronte i zymtë dhe i përgjumur mes terrenin të bardhë. Një detaj i parëndësishëm, mund të thoni, por të lindurit e të rriturit në Renkask dinin më mirë se thjesht të mos i kushtoni rëndësi këture detajeve paralajmëruese. Donte të thoshte se asnjë zjarr nuk po e mbante ngrohtë shtëpinë e Malenhovëve, dhe dimri i errët subkontinental vërtetonte fatkeqësi nëse nuk bëhej gjë.

Folveshi / S H Q I PWhere stories live. Discover now