Në 1930-tën festova ditëlindjen time të njëzetetretë rreth kohës kur Renkasku me ngazëllim hapi kabinën: një institucion i vogël për shpirtrat e humbur që të ekzistonin pa qenë barrë e askujt. Deri atëherë, tetë nga burrat tanë kishin rënë të ligë për shumë dimra, për t'u mos shëruar më kurrë, dhe kabina ishte një vend për t'i vënë një çati mbi kokë- një vend për t'i harruar.
Kjo ishte përveç, Viktor Malenhovit, i cili qëndronte në shtëpi me Aleksein shtatëmbëdhjetë vjeçar. Jo me dëshirë, duhet ta kuptoni, se ishte për shkak të këmbënguljes së djalit të tij të brishtë e të strukur që ai qëndroi nën mbikqyrjen e tij. Sa për babanë tim të shkretë e sakat, kabina u bë shtëpia e tij e re. Do të gënjeja nëse thoja që nuk kisha nxjerrë lot kur vullnetarët ia rruan flokët. E veshën në një përparëse me një vrimë në të pasmen dhe e shtrinë në shtrat.
Babai im, dikur një burrë dinjitoz, tani ishte reduktuar në një tipar të përhershëm në kabinë, i cili as nuk mund të ushqehej vetë a të përdorte tualetin. Lëkura i varej, muskujt të shndërruar në pure, figura e tharë e bërë kockë dhe dhëmbët të rënë një nga një. Ka qenë ndërtuesi më i mirë i Renkaskut - frytdhënës, i besueshëm, duke punuar afër me Viktori Malenhovin- dhe tani çdo përmendje e emrit të tij sillte pikëllim në fytyrën e fshatarëve.
E vizitoja një herë në javë që ta vija mendjen e mamasë në qetësi, pasi lajmi i ligështisë së tij gati sa e vrau. Do doja të flisja për të në mënyrë figurative, por ajo ishte futur aq thellë në depresion sa nuk u zgjua më prej saj, dhe as në dimrat në vijim. Në fillim i biri, pastaj burri që dashuronte. Zemra e mamasë iu thye pa mëmyrë për ta rregulluar, por pavarësisht nga e gjithë kjo ajo akoma më kishte mua, djalin e saj me buzëqeshjen e ëmbël, dhe kjo ishte shpëtimi i saj.
Sigurisht, nuk do rri këtu e të bëj sikur humbja e tim ati nuk pati ndikim tek unë gjithashtu. Në publik reagoja në mënyrën si si Papa do të reagonte; kokën lart, gjoksin para, dhe fshatarët do të thonin se gjithmonë e mbaja veten të zënë me çfarëdo punësh që duheshin bërë.
Kur e vizitoja Papanë i flisja akoma sikur asgjë nuk kishte ndodhur, sikurse bëja kur pikëllimi i humbjes së Rusjas kishte qenë akoma i freskët. E pranoj: ndjeja se po humbja pak shtrëngimin e shëndetit tim mendor duke shpresuar se i kishte ngelur një shkëndijë jete brenda tij, meqë babai im nuk bënte asgjë tjetër veç shihte verbërisht përmes meje sikur të mos isha fare aty. Për dy vitet e para të 22-shit e 23-shit pyesja veten se çfarë vuajtjeje mendore kishte Aleksi meqë e kishte mbajtur shpresën me kaq forcë, vetëm kur e gjeta veten duke bërë të njëjtën pyetje së brëndshmi tani në lidhje me mua.
"A ke dëgjuar nga Pjotëri?" e pyeta Papanë një ditë në nëntor. U përkula nga këmbët e tij dhe i çlodha parakrahët në gjunjt e mi, mirënjohës se ishim vetëm. "Nuk ka gjë nëse nuk të kujtohet mirë; ke pasur shumë punë për të bërë këtë javë. Avgustini do që unë të të them se riparimet në shtëpinë e korit duken mirë, Papa."
YOU ARE READING
Folveshi / S H Q I P
HorrorThis story is written by FinnY. The ideas, writing style, the story itself belongs to her and her only. I was given premission by the author herself to translate the book, and I am doing just that. Ka diçka të tmerrshme në lidhje me këtë fshat -- k...