16. Folveshi

7 0 0
                                    

Doja të lëvizja por këmbët nuk po më përgjigjeshin

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Doja të lëvizja por këmbët nuk po më përgjigjeshin.

"Shiko!"

Çfarë po ndodhte? Ngrita dorashkat te sytë e mi, duke bllokuar gjithçka jashtë. Shokun, kufomën... Zgërdhirjen e gjakosur e të frikshme të Alekseit. Doja të zgjohesha - të zgjohesha te shtrati im me vëllanë tim të mbledhur top në gjumë te këmbët e mia... Me mamanë në katin poshtë, e mbuluar me batanije pranë furrës dhe me babanë që gërhiste lehtë në karrigen e tij.

"Thashë shiko-" hungëriu Aleksei.

"Thjesht ndaloje!" qava me të madhe. "Të lutem ndalo."

"E ke frikë, apo jo?"

"Aleksei, të lutem-"

"Më në fund ke frikë! Stefan Aljoviç është i frikësuar! Hahaha!"

Stuhia imitonte të qeshurën e tij të marrë. Gjunjtë m'u prenë dhe rashë si thes, duke u fshehur si burracak prapa duarve të mia. Aq më shumë e verboja veten aq më shumë më mbështillte frika. Ishte frika e të panjohurës. Frika se, ndoshta, veç disa metra larg meje, një gjallesë që nuk kisha besuar kurrë po gëlonte aty, duke më parë e duke pritur të më kishte. Nëse shihja dhe do ishte aty... po pastaj çfarë? Çfarë do bëhej me mua?

Si dukej Folveshi?

"HAPI SYTË!" u qierr Aleksei mes degëve të pemëve. "Hapi ato, Stefan! Është mu këtu! Është KËTU."

Nga askundi ia ndjeva të ftohtin, duar të holla ama të fuqishme u munduan të largonin duart e mia nga fytyra ime pavarësisht rezistencës. Gishtat kishin një fuqi që nuk do e kisha pritur, dhe ai më në fund ma largoi tutje dorën time të majtë, duke e ngritur lart - fituesi.

"Je i tmerruar!" bërtiti me triumfim. "Pa shikoje veten! Kush është malysh tani, Stefan Aljoviç? Kushtë është djali? Ha!"

"Hiqmu!" e tërhoqa dorën dhe e vura sërish para syrit. U mundova ta shkelmoja por këmba ime goditi asgjënë. Çfarë po bëja? I thirra vetes që të ngrihesha e ta luftoja si burrë, t'ia lëshoja një grusht të mirë fytyrës, ama ia lejova vetes të sillesha si një fëmijë i tmerruar, i mbledhur në dëborë. Fillova të përpëlitesha teksa një peshë u zvarrit në gjoksin tim dhe qëndroi aty, duke ma marrë frymën.

"Nuk mund ta luftosh ashtu, malysh!"

"Çfarë të kam bërë unë ty?" qëllova një herë të dytë por dola huq.

"Dëgjove çdo gjë, ke thënë? Më dëgjove duke folur me kujtimin e fundit, të deformuar që ke të papasë tënd. Sa i sëmurë dhe i vyshkur ishte para se të vdiste, Stefan. Shpirt gjynahqar."

"Jo...jo," thirra. "Jo, ai nuk ka vdekur."

"The se dëgjove se ç'i kisha bërë mamasë sate gjithashtu? A do ta dish se ç'shije kisht?" lëpiu buzët. "Si xhelatin mishi lope."

"Mjaft!"  vullneti im u shkërrmoq si pluhur. "Të lutem. Ky pikëllim. Nuk mundem..."

"Ti thua se burrat e kabinës humbën mendjet e tyre, Stefan i vogël, por çfarë di ti? Je ti ai që humbi mendjen. Je ti ai që u thye pothuajse një dekadë më parë dhe jetove çdo ditë në cikël të përsëritur. Ke qenë gjithnjë i sëmurë, fëmijë i brishtë. Gjithmonë kolliteshe, gjithmonë rrufiteshe, gjithmonë i dobët shp. Dhe kur ai vdiq nga pneumonia, mamaja jote e depresuar nuk mund të të përballonte më. Ajo u arratis dhe vrau veten, ose kështu thojnë... Por ç'u bë me Stefanin e vogël? Folveshi e gjeti. Oh, po. Gjëja e Marrë e shihte dhe kujdesej për të. Ishte i vetmi mik që kishte."

"Për çfarë dreqin po flet, Aleksei? Mamaja ime nuk vdiq, ajo-"

Ndejva Aleksein të krusej afër veshit tim. "Punon te kabina," u tall, duke u përkulur. "Më thuaj: ç'ështe kabina, Stefan? Dhe kush janë Pjotëri dhe Irina dhe Avgustini?"

"Janë... ata... ata..." stakova. Pse nuk e dija si të përgjigjesha?

Fsheha kokën te krahët e mi në tokë mbi dëborë, i konfuzuar, i tmerruar, pa mundur të shihja gjë. "Ata..." ndjeva gjuhën të më përdridhej në gojë. "Ajj ... ërhh ... ss ..."

"Çfarë the?" tha Aleksei. "Si thua të shikosh tani? Si thua ta shikosh njëherë Folveshin?" Nuk mund të bëja gjë veç të turfulloja, por nuk do i hiqja krahët nga fytyra. "Oh, Stefan," vazhdoi. "I dashur Stefan. Dhe të mendosh se Folveshi të ka dashur si vëlla."

Dhe pastaj: "A nuk e di akoma se kush jam?"

Qetësi.

"Ke të drejtë, malysh, Folveshi ka nëntë vite që të përndjek. E dërgoje në shkollë çdo ditë me biçikletën tënde të vjetër. I dërgoje buk në shtëpi - 'për rosa' thoje ti - dhe konserva, dhe ndonjëherë libra me histori. E ndihmoje të priste dru e të rrinte ngrohtë... Dhe pastaj e more nën krahë, e lejove të afrohej me ty, i thoje se ai shp është i çmendur. Një kanibal i rrezikshëm, vrastar - një sekret i errët i kyçur tutje.

"Por çfarë është reale në botën tënde të vogël, Stefan?" rritje e tonit të fjalëve të tij vetëm sa e zmadhonte torturimin. "Ku i ke prindërit? Ku janë ata tani? Dhe pse vazhdon më thua Aleksei? Më thuaj, Stefan. Më thuaj: Pse i dhe Folveshit emrin e babait tënd?"

Emrin e babait tim?

U rrotullova në shpinë, pika e fundit e energjisë sime u venit të gjymtyrët e mi. Vizioni im u zbeh në zi dhe gri të turbullt, dhe e vetmja gjë që pashë, qoftë e vërtetë ose jo, ishte një fytyrë. Një buzëqeshje e gjakosur. Lëkurë e çarë, e e zbehtë dhe dhëmbë të thyer. Të njëjtat sy blu si ujë që kisha parë për nëntë vite.

Aleksei.

Kishte të drejtë: Ishte emri i Papasë.

Dhe Folveshin... e kisha njohur gjatë gjithë kohës.

Folveshi / S H Q I PWhere stories live. Discover now