Nuk guxova t'i rikthehesha kasolles pas kësaj, dhe as Aleksein nuk e lejova. I rrëfeva atij disa orën më vonë në shtëpinë që e kisha gjetur babanë e tij të vdekur, dhe se kushëriri im më i madh Pjotëri do kontaktonte me punonjësin e varrezave në ditën në vijim. Në gjunj qaravitej për një kohë të gjatë në mes të kuzhinës, akoma i mbështjellë kokë e këmbë në rrobat e zhubrosura. Ai ishte patetik dhe të vinte gjynah kur e shihje, e unë gati u përkula që ta përqafoja.
Duhej të supozoja se Viktori kishte vdekur nga uja dhe dehidratimi, pavarësisht mundimit të të birit dhe besimit të fortë se një ditë do shërohej. Ndoshta pjesa tjetër e vizitës sime të shpejtë kishte qenë thjesht mendja ime që luante lojra; pas së gjithash, dridhjet e flakëve shpesh i bën thirrje figurave pjell të fanatzizë sonë të cilat nuk janë vërtetë aty. Si mund të ecin njerëzit e vdekur? Nuk kam nevojë t'jua kujtoj se nuk ecin dot, dhe padyshim që edhe unë e di këtë. Pjotëri më siguroi që ishte i vdekur, duke konfirmuar përtej dyshimeve se zemra i kishte pushuar para disa javësh.
"Pra kjo është pse nuk më fliste?" më pyeti Aleksei pasi fshiu lotët e fundit. "N-nuk mundte?"
"Nuk ka mundur me kohë, Aleksei." i thashë teksa mbaja një tenor gjentil. "Pjotëri thotë se ka qenë i vdekur për të paktën një muaj."
"E ke gabim," ma ktheu. Ai shkundi kokën, një thekë flokësh i lëkundej para vetullave të pista. "Ty të foli javën e kaluar; të tha që ta falenderoje mamanë tënde për bukën, të kujtohet? Tha që do të ta rregullonte karrocën veç për një buzëqeshje. Të kërkoi ndihmë që të mbaje drutë. Mua më kujtohet."
Mamaja m'u shfaq në anën më të largët të dhomës dhe më tha pa nxjerrë zë: mos. Mos çfarë? Të mos i thoja që ishte veç imagjinata e tij? Babai im nuk kishte thënë asnjë fjalë që kur e gjetëm të shtrirë të dherat e kodrës Slava, duke i ulëritur qiellit. Një kohë e gjatë në vetmi do t'ia kishte shkatërruar psikikën Alekseit, duke ia testuar aftësitë që të përballonte këtë vetmi. Zoti e di që dhe vetë e kam përjetuar këtë në kabinë, kështu që ia bëra me kokë mamasë dhe buzëqesha.
"Më kujtohet."
Aleksei nuk kishte nevojë për të vërtetën.
Do të kënaqeni që të dëgjoni se djali i gjorë më në fund jetoi se pjesë e familjes sime që këtej e tutje, meqë nuk kishte fis kujt t'i përplasej. Në shumë mënyra mbushte boshllëkun që Rusja kishte lënë nëntë vite më parë -koicidencë ishte dhe që ishin moshatarë, gjithashtu- por e dija që Aleksei nuk do ta zëvëndësonte kurrë.
Megjithatë, më pak e mirëpritur, ishte fakti që Aleksei u bë një qengj i humbur i cili më ndiqte kudo që ishte fizikisht e mundur. Ulej anë meje e më shihte teksa lexoja gazetën në karrigen e Papasë; më shihte tek haja, përgatisja kafen, varja rrobat e lara pranë sobës. Më bashkohej kur shkoja të vizitoja zemrën time, Marinë, duke e injoruar faktin se kishim nevojë për hapësirë private ose intimitet... Pa qenë nevoja të thuhej se jeta ime e dashurisë u tha teksa Aleksei vazhdonte të ndërhynte në të, kurioz i pashoqë për ne të dy. Ai mandje dhe më shoqëronte në banjat e jashtme e ulej duke vizatuar fytyra në dëborë derisa mbaroja punë.
Ama, e vlerësoja vendin e vetmuar që ishin ëndrrat e mia... për pak kohë. Në mes të natës Aleksei e bëri zakon që të afrohej tinzash në fund të shtratit, më shihte ca momente, e vendoste të shtrihej me këmbë nga unë derisa të zgjohesha në mëngjes. Por asnjëherë nuk bëra zë për këtë çështje. Prezenca e tij e vazhdueshme ishte e padëmshme në fillim, megjithëse ndoshta shkuarajuese mes meje dhe teje, por nuk ma bënte zemra që t'ia thoja. E si mundja? Djali kishte nevojë që të më kishte afër teksa merrej me çfarëdo lloj zie që po mbante, dhe nëse kjo do të thoshte që të bëhesha me hije të dytë, ashtu qoftë.
Pa diskutim që Aleksei nuk do të më ndiqte kudo përgjithmonë.
Ishte kur më vinte si bisht në punë, tek vendi i ndërtimit i fabrikës së makinave revolucionare të Darakjevit, që u bë problem. Qëkur forca e punës së Darakjevit kishte përqafuar një kalendar të ri pune, punoja tokën ditë për ditë në ndërtim, duke mbushur duart me kallo e duke sforcuar shpinën time të re.
Çdo ditë Aleksei qëndronte jo më pak se pesë metra larg meje, duke hedhur mjete nga njëra dorë në tjetrën që të shuante mërzinë. Përtacia e tij e rrallë më bezdiste, por kjo nuk ishte çështja për të gjithë.
"Aleviç. Një fjalë me ty." murmuriti kontraktori im një mëngjes teksa po mbildhja mjetet. M'u afrua me një ngut të pamirëpritur dhe më tërhoqi tutje kolegëve të mi. "Gjeji këlyshit tënd një shtëpi të re," tha, duke bërë me kokë nga ana e Alekseit. "S'e kam idenë se ç'mendon se po bën duke sjellë një fëmijë në vend ndërtimi."
"Sigurisht, Z. Shurov."
"Fëmija mund të vritet, ose digjet, ose ku di unë se çfarë. Mendon se do më nxjerrë mirë nëse lë që ky vend të kthehet në kopsht?"
"Jo, Z. Shurov." thashë, dhe shpatullat m'u varën pak. "Do ikë duke filluar nga nesër."
Më goditi lehtë në gjoks me gishtin tregues. "Sot, Aleviç. Ma hiq nga sytë brenda orës ose do të të heq unë nga sytë ty."
Kur kontraktori im iku nga erdhi, jashtë rrezes së dëgjimit, i sygjerova se ku mund ta fusë punën e vet. Hodha hapa mbrapa, akoma duke sharë me vete, kapa Aleksein nga lastiçet e
pantallonave."Ç'po bën?" ia behu.
"Po të jap ca punë të bësh." ia ktheva, dhe e lëshova. "Kjo marrëveshje nuk po shkon si duhet, Aleksei."
"Çfarë do të thuash? Nuk po bëj asgjë gabim, apo jo?"
"Fytyrë brumi plakaruq nuk të do këtu, kaq është e gjitha. Kam menduar... Duhet të fillosh të ndjekësh hapat e babait tënd."
Shtrëmbëroi fytyrën. "Do të thuash të prej cops duri në pyll?"
"Da. Me siguri që ke mësuar diçka prej tij."
Siç mora vesh ditën në vijim, Aleksei Viktoroviç Malenhovi dinte pothuajse asgjë në zdrukthari. Nëse gjëndja e stolit për këmbë që ia kisha kërkuar të bënte nuk dilte gjë, zanati i të shkretit Viktor do të vdiste mjerisht bashkë me të.
Por nuk humbi e gjitha. Mamaja ime, e cila tani shpenzonte katër orë në ditë si vullnetare në kabinë, ofroi të ma hiqte nga duart adoleshentin derisa t'i gjeja diçka që ia thoshte.
Gjetja e një vendi në komunitet për të do të ishte një detyrë e vështirë, pasi zbulova se psikia e dëmtuar e Alekseit kishte prodhuar një cilësi që ndjellte kuriozitet: Nuk komunikonte me askënd pa qenë prezenca ime. Dhe kjo, mendova, nuk kishte rëndësi kur përfshiheshin burrat e kabinës. Nuk do ta gjykonin për çudirat e tij: mënyrën e pazakontë të të ecurit, shikimet e gjata e bosh të tijat, ose fakti që i kishte pasur zët bisedat me vete ndonjëherë.
Madje shpresoja se me pak udhëzime shtesë do bëhej një kujdestar i zoti. Në teori ai do mund ta ndihmonte mamanë time të lante burrat e t'i ushqente, siç kishte bërë për të atin me vite, dhe nuk do kishte rëndësi nëse Aleksei do të bënte diçka... të çuditshme.
Por si paskam qenë kaq i pamendë?
Në kohën kur dëbora u ngut për të ardhur dhe e zhveshi luginën nga gjelbërimi, i mbijetuari katatonik i poliomelitit Ivanov Jakunjën nuk kishte sy.
Dhe, sipas Irina Soldatova, gjeti Aleksein në oborr...
Duke i ngrënë.
YOU ARE READING
Folveshi / S H Q I P
KorkuThis story is written by FinnY. The ideas, writing style, the story itself belongs to her and her only. I was given premission by the author herself to translate the book, and I am doing just that. Ka diçka të tmerrshme në lidhje me këtë fshat -- k...