"Çfarë ke kështu?" buçita, me hundën një centimetër të shkretë larg tijës. E ngjesha për sobën e drurit përvëluese dhe aroma therëse e urinës së tij kutërboi te hunda ime.
Kurrë nuk më kishte parë kaq të rrëmbyer. Në fakt nuk më kishte parë si asgjë tjetër veç një kopjeje të pavlerë të babait tim, por nuk më interesonte. Nuk mund t'i mbaja ndjenjat për brenda pasi kishte ngrënë një pjesë të shokut të tim ati. Si do ta kishte përballuar këtë Papa? Në djall me këtë! Nuk ishte problemi i Papasë- ishte i imi.
"Je kaq i sëmurë Aleksei. Çfarë po të shkonte në mendje!?"
"Unë- unë..."
"Tani që mendohem, m'i kurse justifikimet." morra frymë thellë që të përmbaja ngushtimin në gjoksin tim. "Ke sjellë turp te unë dhe familja ime. Poshtërim total... Dhe tani Jakunjënt të dojnë të kyçur tutje si kriejesë e shpifur që je!"
"T-të lutem... jo. Nuk kisha qëllime të këqija."
"E pse jo? Hë? Fshati jonë ka vuajtur mjaft thyerje zemre, dhe pastaj ti-" kapërdiva fort. Nuk mund t'i thoja ato fjalë. "Pse e bëre Aleksei? Pse shkove e i bëre gjërat dhe më keq?"
Gjunjt e Alekseit u palosën dhe rrëshqiti në dysheme, me fytyrën e zhytur në duar. Mërmëriti diçka që nuk e kuptova dhe ia hoqa duart tutje.
"Çfarë the?"
Rrufiti hundët. "Thashë që isha i detyruar."
Ia kapa kyçin me ashpërsi. "The se ishe i detyruar të gjymtoje Iakovin? Njësoj si t'u desh të gjymtoje babanë tënd?"
"Da?"
"Pse?"
"Për Folveshin."
"Dokrra!"
"Jo..."
"Ti po i haje ato, jo ky Folveshi! Këtë bëre edhe për sytë e babait tënd? A do t'ia prisje gjuhën e t'ia haje dhe atë? Dhe Iakovit? Kush e ka rradhën pastaj?"
"Thashë që isha i detyruar-"
Ia leshova kyçin me aq shpejtësi thua se i ishte shkrirë. "Ty të shijon ta bësh këtë, apo jo? Kam dëgjuar për horra si ti, Aleksei. Ti... ti je një kanibal."
U lëkunda rrotull, pa mundur t'ia shihja më fytyrën e sëmurë, duke e lënë fjalën e thënë të kishte peshën e saj në ajër. Kishte tingull më të keq kur thuhej me të madhe. Kanibal. Një mëkatar. Një devijim. Një njollë në emrin e familjes sime; ndoshta dhe në Rekaskun në tërësi.
Përshkova gishtat te flokët e mia dhe lashë qepallat të më mbylleshin për një moment. U luta për të, për ndonjë dritë që ta ndihmonte në udhën e tij të errët, për forcën që të mos ia kisha frikën.
"Nuk jam një kanibal," fërshëllej mbrapa meje. U rrotullova teksa kërceu në këmbë; me sytë e tij të mjegullt blu të ngulur tek unë.
"Çfarë do-"
"Qepe dhe më dëgjo një herë, Stefan. A e ke parë ndonjëherë Folveshin?"
"Jo." kryqëzova krahët para gjoksit. "Dhe as ti s'e ke parë. Është thjesht diça që të moshuarit kanë shpikur një gjeneratë më parë. A nuk e ke kuptuar akoma këtë? E ndërtuan Kalimin e të Huajit që të udhëtonim në shkollë gjatë orëve ditore, dhe Folveshin nuk ishte gjë veç se një taktikë për të na mbajtur në atë kalim. Gjëra si ai nuk ekzistojnë në jetën reale, Aleksei."
"Këtë besoke ti? Sepse këtë të paska thënë papa yt?"
Mendova për babanë e vdekur të Alekseit. Për kufomën e shformuar që u ngrit e u zgjat drejt meje teksa rrëmoja ato vizatimet. Gjëra si këto nuk ekzistojnë, Stefan; praktiko çfarë predikon. "Nuk kam arsye për të besuar të kundërtën."
"Atëherë je me fat," pështyu Aleksei. "pasi Folveshi begaton në frikën që kemi për të. Papa dhe unë e pamë për herë të parë para tetë vitesh dhe një ditë do të jem në ato stolet e kabinës si pjesa tjetër. Kur të bëhem burrë do të jetë fundi im. A mendon se dua të përfundoj si të gjithë të tjerët? Arsyeja-" kishte një shikim të dorëzuari. "- arsyeja se pse morra sytë e Iakovit ishte që të ndaloja Folveshin që të më merrte, të paktën për ca kohë. Iakovi më tha që t'ia merrja nëse më ndihmonte që të mbijetoja gjuetisë dhe për një vit. Tha se kam qenë i mirë me të."
U rrëmbeva. "Po flet komplet për qartë."
"Folveshi më thërret emrin tim çdo mëngjes, Stefan! Nuk ndalon kurrë! Kurrë! Pse mendon se të qepem gjithmonë mbrapa? Ndihem i sigurt me ty!"
"Nuk është e vërtetë! Pse je kaq i fiksuar?"
"Pasi unë jam i rrallës!" rrahu grushtin për gjoks. "Të betohem që është e vërteta. Më ka pritur që kur kam qenë nëntë vejç, kur e gjeta në pyll, dhe jo më vonë Papa ndaloi së foluri. Të lutem më beso, Stefan. Nuk ka pasur dimër të vetëm që nuk më ka përndjekur."
Ia ktheva kurrizin sërish, duke u ndjerë i acaruar dhe i bërë lëmsh. Ka pasur një kohë e vend për rrëfenjat e Folveshit, dhe ngjarja e cungimit të Iakovit nuk ishte njëra prej tyre. Pyeta veten sërish: Çfarë do të kishte bërë Papa? Do ta kishte mënjanuar frikën dhe do të kishte menduar për njerëzit e tjerë, pa harruar se Aleksei ishte, pa dëshirën tonë, akoma njëri prej nesh. Në vendin e babait nuk kisha zgjidhje tjetër veç se ta trajtoja në të njëjtën mënyrë. Nuk mund ta ekzekutoja Aleksein për krimin e të rriturit me trauma, gjë që nuk ishte faji i tij, por as nuk mund të ishte më i lirë në Renkask.
Më la veç me një opsion dhe e urreja veten veç kur e mendoja.
Duhej ta fshihja nga komuniteti. Ishte për të mirën tonë.
YOU ARE READING
Folveshi / S H Q I P
HorrorThis story is written by FinnY. The ideas, writing style, the story itself belongs to her and her only. I was given premission by the author herself to translate the book, and I am doing just that. Ka diçka të tmerrshme në lidhje me këtë fshat -- k...