E zura në cep Aleksein në qilar, duke e ngjeshur për mur me anë të parakrahut tim. Isha rritur në një burrë të fortë pas së gjithash, dhe Aleksei, pavarësisht se sa mirë e kishim ushqyer, ka qenë gjithnjë i brishtë.
"Hej, hej, hej!" bërtiti ai. Ia përplasa kokën për mur. "Çfarë dreqin po bën?"
"Këtë desha të të pyes dhe unë ty!"
"Lëshomë." ma grici krahun. "Po më vret."
"Jo. Do të shpjegohesh? Për shënimin? Gjysma e fshatit mendon se ma ka vjedhur mamanë një i huaj."
"E di, Stefan, isha aty kur po fuste hundët Irina. Burri i saj idiot më kyçi këtu dhe tani nuk e di se ç'po ndodh. Të lutem më thuaj se e gjete."
"Normal që jo. Çfarë i ke bërë asaj?"
"Çfarë i kam bërë? Nuk i kam bërë gjë."
"Atëherë pse" - ia tregova para surratit shënimin - "e ke shkruar këtë?"
Buzët e tij të çara iu zgjatën në një zgërdhirje dashakeqe vesh më vesh. "Me surprizove, Stefan - je më i zgjuar seç dukesh. Mendova se e kisha maskuar shkrimin mirë."
"Nuk është këtu çështja, copë muti. Mama nuk mund të shkruajë."
"Gabimi im."
Por nuk u gënjeva. U anova nga ai, me hundën centimetra larg tijës dhe shqiptova çdo rrokje: "Çfarë ke bërë me të?"
"Ah... Stefan... Po më vret."
"Të bëra një pyetje!"
"Nuk mund të bësh asgjë. Folveshi-"
"Oh mjaft me këtë!"
"Folveshi shkoi mbas saj. Duhej ta shkruaja shënimin si mënyrë për t'ia shpjeguar fshatit, por ty do ta thoja të vërtetën, të betohem."
"Çfarë të vërtete? Dhe çfarë do të thuash me shkoi mbas saj? Ti ke thënë se ajo gjëja ka shënjestër veç burrat e fshatit, të shkatërrojë komunitetin a diçka e tillë."
"E bëri. Erdhi pas meje dhe ajo e dorëzoi veten ashtu siç do bënte dhe për ty. Duhej ta bëja sikur ishte larguar nga dashuria ose njerëzit do mendonin për më të keqen."
"Si çfarë? Qe e ke vrarë?"
"Nyet." u mundua të përdridhej poshtë meje. "Që ka vrarë veten. Pranoje, Stefan, se dhe një vit në gjendjen e saj prej gjynahu dhe ashtu do të kishte ikur nga këtu. E varur në qilar, me siguri. Si do dukej vetëvrasja në sytë e kishës?"
"Po gënjen!"
"Mirë. Më fjaso mua. Thuaji fshatit se e hëngra unë, nëse këtë do. Thuaja se ia lëpiva dhe kockat e mishin ia ruajta për në fund. Unë tanimë jam një monstër dhe të gjithë ma kanë frikën. Lëri të besojnë se edhe të mbeturat e tët ati i hëngra unë: e gërmova si një shtazë gjysmë e vdekur nga uria dhe e shoqërova me pak birrë. Vazhdo. Ta jap lejen unë."
"Babanë... tim? Ai është te kabina."
Zgërdhirja e tij e shëmtuar iu rikthye. "I konfuzuar apo jo, Stefan? Nuk është kurrë ide e mirë të jesh i konfuzuar dhe me nerva në të njëjtën kohë. Mund të të bëjë të bësh diçka... të nxituar." sytë e zbehtë i ndriçuan dhe pa nga parakrahu im. Gjuha e tij rozë e neveritshme i doli jashë dhe shijoi lëkurën time. "Mmm. Kripa e ditës tënde," tha ai. "Ndoshta të ha ty më vonë."
"Ik pirdhu!" e lëshova, duke falenderuar Avgustinin që e kishte lidhur këtë bishë për murë. "Aleksei, thjesht më thuaj se ç'po ndodh. Askush nuk tha asgjë që ka kuptim."
"Shumë për të marrë përnjëherësh, apo jo? Nuk është e drejtë të presësh që t'i kapërdish të gjitha për një natë - mund ta losë mendësh një burrë. Çfarë do bësh tani?"
"Nuk e di..." psherëtiva. "Nuk e di. Thjesht dua të di a ka ikur Mama... vërtet."
"A nuk e di se kjo varet nga Folveshi? Tani a po më zgjidh nga ky vend? Do të të jap ca duhan nëse e bën."
"Nuk jam i sigurt se të besoj, Aleksei."
Ai çliroi ca të qeshura therëse plot boshllëk. "Ha! Të më besosh? Veç mua më ke. Jam e gjitha që ke pasur ndonjëherë. Jemi vëllezër. Partnerë në gjah. Shokë të ngushtë. A nuk të ka thënë babai yt se ne jemi burrat e ardhshëm të këtij komuniteti të çmuar idiot? Je sjellë mirë me mua, Stefan, dhe unë jam sjellë mirë me ty." ngriti kokën. "Të lutem më lër të iki. Nëse nuk pranon duhan, të paktën më lër të të gatuaj një vakt."
Mbylla sytë për një moment dhe u luta për udhërrëfim. Çfarë do gjërash shqetësuese që djali thoshte ose bënte, nuk mund ta detyroja veten që ta urreja për atë që ishte. Tërë hatërmbetje, kërkova çelësin dhe e lirova nga zinxhirët, duke e siguruar veten se nuk po bëja gabim. Pas së gjithash, çfarë dija unë me siguri? Krejt pak, dhe Aleksei kishte të drejtë për një gjë: Ai ishte gjithçka që kisha.
Kur u ngrit, ai u afrua te unë dhe vendosi gishtat tregues te cepat e gojës sime duke i tërhequr derisa dhimbnin.
"Vazhdo buzëqesh, Stefan," pëshpëriti ai, me shikim të thellë. "Mamaja jote thoshte se ky ishte tipari jot më i mirë."
Atë natë u ula te kolltuku i Papasë, me gazetën e paprekur, duke u munduar të lidhja ngjarjet e ditës bashkë. Kurrë nuk kisha supozuar se Folveshi ekzistone në pyje me të vërtetë, por Aleksei donte të besoja se mamaja ime, e cila nuk kishte besuar as vetë te ajo përrallë, e kishte ofruar veten të shpëtonte jetën e Alekseit çuditërisht pa prezencën time. Historia nuk kishte kuptim, por doli se mamaj vërtetë kishte ikur. Pse nuk isha dhe unë atje jashtë duke kërkuar me të tjerët?
E dija tanimë përgjigjen, por nuk do e lejoja që ai mendim të hidhte rrënjë në mendjen time.
Shpresoja, për hir të sajin dhe timin, se ishte arratisur me të dashurin e saj marramendës dhe ishte diku jashtë fshatit me një jetë të lumtur. Gjeja gënjeshtrën e Alekseit më të lehtë për të pranuar sesa realiteti, një qenia pafytyrë që endej në pyje të fshatit. Nëse, siç supozoja gjithnjë, Folveshi nuk ishte i vërtetë, atëherë çfarë ishte ajo që Aleksei fshinte nga unë? A e kishte... Zoti mosdashtë... a e kishte ngrënë vërtetë mamanë time?
Nuk mund të zgjidhja se kush ishte më keq.
E shihja me vëmendje teksa përziente gjellën në kazan, duke pyetur veten, se ç'kishte vënë ekzaktësisht aty brenda.
YOU ARE READING
Folveshi / S H Q I P
HorrorThis story is written by FinnY. The ideas, writing style, the story itself belongs to her and her only. I was given premission by the author herself to translate the book, and I am doing just that. Ka diçka të tmerrshme në lidhje me këtë fshat -- k...