3. Folveshi

31 0 0
                                    

Viktori, pas vetëm katër muajsh që kur babai dhe Pjotëri e kishin gjetur, ishte transformuar në një krijesë skeletoze; diçka që mezor e shquaja si njeri

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Viktori, pas vetëm katër muajsh që kur babai dhe Pjotëri e kishin gjetur, ishte transformuar në një krijesë skeletoze; diçka që mezor e shquaja si njeri. Ai burrë dikur kishte qenë me një trup muskuloz, me kraharor dhe krahë të mëdha sa të tim eti, por jo më. Muskujt e tij i ishin tharë bashkë me ndonjë shenjë të natyrës së tij miqësore. Një parodi mizore e Viktor Malenhovit qëndronte në një karrige guri pranë një zjarri bubulak, me gojë të hapur, me sy bosh që shikonin përtej murit.

"Privyet," përshëndeta, në rast se ndonjë dritëz e shpirtit të Viktorit kishte mbetur brenda tij. Dikur ishte një pikturë shëndeti, mëndje e ndritur, social, fetar... dhe ja ku qëndronte përballë meje si një kriejesë e reduktuar në një jetë të verbër qetësie.

Mundohesha të shtiresha sikur ai nuk ndodhej aty gjatë vizitave të mia ditore, duke fishkëlluar pa ndonjë melodi teksa i hidhja më shumë dru zjarrit dhe kontrolloja për furnizime. Kujtoj se në atë ditë të caktuar kisha sjellë bukë thekre të bërë nga Mama në mënyrë që Aleksei të mund ta ndante e ta bënte supën që e kisha vënë në zjarr për të kur të kthehej- "vendosi ca rosa," thoshte ai. Në disa ditë i lija madje edhe gjalp kikiriku të kripur ose kavanoz për ruajtje kështu që buka të mos ishte dhe aq e keqe kur mëngjesi të vinte. Në raste më të rralla mund t'i lija disa rroba të vjetra ose lodra të cilat mamaja i kishte hasur, ose edhe ia bëja detyrat a i korrigjoja. Aleksei nuk ia thoshte fare.

Atë ditë takoi që t'i lija një bibël të ilustruar për fëmijë në shtratin e tij që ta studionte para se të flinte gjatë natës. Kishte qenë kopja ime, e prishur në kurrizin e saj prej përdoruesve të mëparshëm, por kisha vendosur se Aleksei ia kishte nevojën më shumë se unë.

Për sa i përket qënies në karrigen e drurit, më e shumta që bëja për të ishte mbajtja e zjarrit ndezur.

Asnjë shpirt në Renkask nuk mund të të thoshte se çfarë i kishte ndodhur Malenhovit nuk ishte zemërthyese, dhe bie dakort: asnjëri prej tyre nuk e meritonte këtë torturë të pakurueshme. Por fati i sjellshëm i Viktorit ishte asgjë më shumë se fillimi is sëmurë i erës që frynte, dhe rreth kohës kur dimri erdhi sërish në 1923-shit, lajme u përhapën për viktimën e dytë.

Babai i të mbijetuarit nga poliomileiti Iakov Jakunjën e kishte gjetur atë fytyrë për tokë në pyll kilometra larg shtratit të tij, hipotermik, të verbër dhe të ngrirë. Pjotëri kishte lidhur simptomat sakate me të Viktorit, dhe, më e keqja, ngjarja ndodhi vetë pas tre javësh kur i kishte propozuar dashurisë së jetës së tij. Kushëriri im më tregoi për nofullën e varur të Iakovit, sytë si re të hapur fort, paaftësia e papritur e tij për të mos lëvizur ose komunikuar...

Pjotëri, duke qenë se ia thoshte nga mjekësia, besonte se ishte i njëjti virus i polioimiletiti që ia kishte marrë këmbën e djathë të Iakovit e cila ishte rikthyer me hakmarrje në sistemin neutral të burrit... Çfarëdo ishte ajo. Dhe prapëseprap çështjet e Iakovit dhe Viktorit ishin kaq të ngjashme në dezanj saqë e kisha përjashtuar koiçidencën. Aq sa dija, Viktorit nuk kishte vuajtur nga e njëjta sëmundje, të paktën nuk dukej.

Jo... Diçka dukej e paramenduar. E orkestruar.

Nëse ishte Zoti, ç'kuptim kishte e gjithë kjo?

Megjithëse babai im nuk ishte i njohur për keqardhjen e tij, lajmet i priti keqësisht. Filloi të tregonte periudha të shkurtra zemërimi kundrejt Zotit të tij kurdoherë dikush e përmendte temën, duke besuar se ishte nga dora e Tij se pse shokët e fëmijërisë ishin të ndërthurur me një fat kaq të ligë. Pak e kuptonin mjekësinë zhargone të Pjotërit, dhe ai ishte njëri prej tyre. Megjithatë, kushdo qoftë themeli i kësaj vuajtjeje, nuk ndryshonte gjë.

"Nuk është jetë për burra të mirë," tha Papa pa dashje. Dukej sikur nuk mund ta linte këtë temë mënjanë. "Pse Viktori, Stefan? Pse Iakovi? Nuk gjen dy burra më të nderuar se ato në këto anë të Rusisë, më lër të të them, por shiko se çfarë i ndodhi atyre pavarësisht kësaj." shkundi dëborën nga çizmet e tij pas ditës sonë në fushën e ndërtimit për korridorin e korit në Darakjev. Pavarësisht se nuk isha saktësisht nën punësim atje, bëja pjesën time si ndihmës i babait. Ai vari shallin, u kollit tmerrësisht si një katran t'i kishte mbetur në fyt. "Më mirë të kishin vdekur," tha. "Dyshja. E di që këtë do të doja unë, nëse do të isha në vend të tyre."

"Mos fol kështu, Papa," ia ktheva, duke varur shallin tim pranë të tim eti. "Siç vazhdoj të them, ndoshta kishte diçka për to që ne nuk e dinim, por Zoti e dinte. Diçka e keqe."

"Diçka e keqe, hmm?" Papa ndaloi dhe më pa në sy. "Nuk e besoj se e di se çfarë ka shpikur vëllai i Iakovit dje, apo jo?"

"Jo, vazhdo."

"Xhorxhi tha se ai dhe Iakov panë Folveshin."

Me këtë, u ngrysa. "A je duke u treguar serioz?"

"Epo, nuk guxova të mos i kushtoja vëmendje pas asja që ka përjetuar. Ai dukej serioz mjaftueshëm, por djali është veç njëmbëdhjetë vjeç. Ai tha se kishte parë Folveshin me kaq moskokçarje sa do ta besoje në çdo dukuri ditore."

"A tha se ç'pamje kishte?"

"Jo, nuk tha-"

"Epo kjo duket e përshtatshme."

"Kështu përballen me kësi eventesh fëmijët. Është qesharake, nuk kam dëgjuar histori të Folveshit që kur gjyshi jot të frikësonte ty ashtu si mua kur isha një djalë." u përkul për të imituar babanë e tij të vjetër dhe tha në një zë të ashpër. "Para se të bjerë nata, mbylli qepenat mirë, që të mos bredh brenda Folveshi."

Tunda kokën nga ai dhe morra gazetën nga krahët e karriges së tij. Faqja e parë shfaqte asgjë të re nga java e kaluar. "Meqë jemi në këtë temë," thashë teksa rashë plluq në karrige, "Aleksei Malenhov thoshte se ai dhe Viktori e panë atë gjithashtu. Tha se ndodhi në Kalimin e të Huajit."

"Aty tha dhe i vogli Jakunjën se ku ndodhën ngjarjet." u kollit dhe pështyu në dorë, e fshiu buzët e tij me të pasmen e saj. Infeksioni në mushkëritë e tij nuk ishte lehtësuar akoma, edhe me listën e gjatë mjekësore të Mama dhe Pjotërit. "Tcha! Lyp pyetja se pse një burrë i cunguar ishte në pyllë njëherë, Stefan. Ai burrë mezor i bën pesëdhjetë metra, edhe me patericën e tij.

"Dhe pse t'i japim këtij Folveshi merita?" ia ktheva.

"E di që e ke mirë, bir," Papa psherëtiu. Ishte gati të bënte disa kafe të shumë merituara. "Ata dy djem shkojnë në të njëjtën shkollë; me shumë mundësi Aleksi hap histori."

Por në dimrin e 1924-ës ishte Papa i cili u përmbys, duke ulëritur sa iu tha fyti për Folveshin.

Folveshi / S H Q I PWhere stories live. Discover now