15. Folveshi

11 0 0
                                    

Dera kërciti hapur vetëm pak dhe ia hodha një vështrim kaq të ftohtë, me kaq urrejtje shpuese  sa e bëri stuhinë të dukej e qetë

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Dera kërciti hapur vetëm pak dhe ia hodha një vështrim kaq të ftohtë, me kaq urrejtje shpuese  sa e bëri stuhinë të dukej e qetë. Dy iris blu që dridheshin u shfaqën si dy fenerë në errësirë.

"Stefan," tha me gjysmë zëri. "Stefan... çfarë po bën këtu jashtë? Nuk duhej të kishe ardhur."

Kërcita dhëmbët bashkë. "Dëgjova çdo gjë. E di se ç'ke bërë."

"Ik në shtëpi para se të vijë te ty!"

"Oh, lëri lojrat, për atë Zot! Hajde jashtë!"

"Nuk duhet."

"Hajde jasht ose të zvarrita me duart e mia!"

"Ç-çfarë do të bësh?"

"Do të të dorëzoj more krimb parazit! Do të të ekzekutoj për... për-" zëri m'u thye. Nuk mund t'i thoja me të madhe fjalët.

Ai hezitoi një moment, por ngadalë pohoi me kokë dhe doli nga shtëpia. "Mund të shpjegohem, por jo tani. Të lutem. Duhet të ikësh."

"Je ti ai që duhet të vraposh," ia ktheva. "Të vraposh, larg, shumë larg, derisa të zhdukesh e unë të kënaqem. Ti e çgropose babain tënd pasi ne harxhuam javë të tëra për ta gjetur, dhe pastaj-"

"Çfarë? Jo." rrudhosi vetullat. "Të thashë te varrezat se Papa e çvarrori vetë veten. E pe vetë gjendjen e vendit. E pe se nga e kishte zvarritur veten në dëborë. Ai erdhi këtu e unë e gjeta."

"Dokrra. Do që unë t'i besoj këto? Burrat e vdekur nuk zvarriten nga poshtë tokës e rikthehen në shtëpi. Kush mendon se jam!?"

Ai lëpiu buzët e gjakosura. "Ai tha se i kishte parë pikturat."

"Cilat piktura?"

"Atë ditë që morrën. Ai u mundua të të thoshte të mos i shihje pikturat që kisha vizatuar të Folveshit. Apo e kam gabim?"

Sërish rikujtova fytyrat e qymyrta. Ato fytyra të lebetitshme. U ktheva tutje nga ai. "Asgjë nuk ndodhi atë ditë, Aleksei. Gjithë kjo është në kokën tëndë. Pjotëri tha në reportin tënd se u shkallove nga vetmia."

"Tcha! Shkalluar!? Qenkam i shkalluar? A e di për burrat në kabinë?"

"Është një sëmundje! Është... Pjotëri tha-"

E qeshura e tij e ftohtë më çarmatosi. "Ha! Por historitë identike për Folveshin? Si e shpjegon këtë?"

"Nuk ka asgjë për t'u shpjeguar. Ti përhapje histori kur ishe fëmijë; të gjithë e dinë."

Nuk më pëlqeu e buzëqeshura e tij e ligë që ndau fytyrën e tij më dysh. Faqet e tij sikur u thyen thua se lëkura i ishte e bërë nga dru i brishtë, duke tërhequr buzët e tij përgjatë dhëmbëve të vegjël, e të shtrembër.

"Ti nuk di asgjë fare, apo jo, Stefan?" thirri ai. Vetëtimat në sytë e tij u intensifikuan. "Kurrë nuk më ke besuar për Folveshin. Nëse do më kishe dëgjuar që në fillim, ndoshta gjithë aksidentet e tjera do të ishin shmagur. Viktor Malenhovi, Iakov Jakunjën, i vëllai Jorgi; të gjithë të humbur në mendjet e tyre sepse ti nuk besoje."

"Nuk kishte asgjë që mund të bënin për të anashkaluar këto evente!"

"Por ti e bllokove, gjatë gjithë kësaj kohe. Ha. Nuk doja të bëja këtë për të më besuar."

"Të bëje çfarë?"

Era fry me vrull rreth nesh dhe grumbulli më i lart me dëborë filloi të rrokullisej në ajër. "Të ta tregoj. Është afër. Mund të të shohë."

"Mjaft fole ashtu."

Kërcitje. Një degë u thye mbi mua. "A e di se ç'ndodh kur Folveshi paraqitet para teje? Jo? Të ndjek e të sheh deri në fund të jetës sate. Çdo ditë vazhdimisht. Gjithë... kohës. Dhe pastaj vetëm shpreson ta vonosh, që ta lësh në pritje."

"Mjaft!" rrënjosa duart në gjoksin e tij dhe shtyva në dëborë me një rënie të heshtur. Koka e tij goditi drurin nën të dhe gjëja e parë që pashë ishte gjaku që i pikonte nga gusha ku dhëmbët e tij të vegjël me majë kishin kafshuar tejpërtej gjuhën e tij.

Megjithëse i tmerruar, nuk u tunda.

"Mjaft me këto dokrra!" bërtita.

"Kur ta shohësh, do ta humbasësh meeendjen!" këndoi Aleksei. Goja e tij lagte me të kuqe flakë shallin. "Do të fiksohesh me të; i kapur nga frika se është gjithnjë aty. Paranojak se po të sheh në punë, në shtëpi, teksa fle. Askund nuk është qorr."

"Mbylle! Tani!"

Nuk i interesonte.

"Ditët e dimrit sa vijnë e errësohen tepër e më tepër derisa dielli nuk guxon të dalë më, dhe Folveshi të vjen më afër sa më shumë ta kesh frikë. Banon në periferinë tënde, duke pëshpëritur emrin tënd kur është komplet qetësi. Gërric muret natën. Duke thirrur. Kurrë nuk pushon. Nuk dorëzohet deri sa të të ketë ty, dhe kur dita të vijë, kur të mos durosh më, do të të afrojë. Ballë për ballë. Do të të nxjerrë nga kudo që je, çfarë do që po bën."

"Mjaft!" u bëra gati e fillova të ngutesha nga pjesa halore drejt tij.

"Është rralla jote, Stefan!" thirri pas meje. Zëri i tij shpoi mes pemëve. "Nuk mund të largohesh me shpresën se do zhduket!"

U ndala në vend.

"Nuk doja që të vinte puna këtu," vazhdoi, më me qetësi. "Ti më ke pëlqyer, pas së gjithash, ama ti nuk do ta kuptosh kurrë mallkimin nëse nuk ndjen atë që unë ndjej. Aq më shumë ta mendosh e t'ia kujtosh fytyrën e vet qyqare, aq më afër teje vjen. Dhe jo vetëm aty ku mund ta shohësh. Jo. A i kujton vizatimet, Stefan? Ha! Mos bëj sikur nuk i kujton. Ishin të Folveshit.  Ti ja ke parë tanimë fytyrën. Ti e ke ditur gjatë gjithë kësaj kohe."

Edhe një herë mblodha grushtet. "Aleksei..." morra fyrmë duke u kthyer ta shihja nga larg. Mushkëritë e mia më paralajmëruan për rrapallitjet e tyre. "Le... Thjesht le të shkojmë në shtëpi. Në shtëpi, te qilari, d-dhe do flasim në mëngjes se çfarë të bëjmë. Kjo është mundëdia jote të rrëfehesh. Është mundësia jote të bësh gjënë e drejt kundrejt meje."

"Është shumë vonë," u zgërdhi. "Është shumë vonë. Është këtu. Është këtu me ne. Shiko." hodhi dorën sipër kokës së tij. "Shiko, Stefan!"

Folveshi / S H Q I PWhere stories live. Discover now