9. Folveshi

11 0 0
                                    

Kur shkurti erdhi, Jorgi Jakunjën, mbushi të tetëmbëdhjetat, duke u bërë burri më i ri që qëndronte në kabinë

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Kur shkurti erdhi, Jorgi Jakunjën, mbushi të tetëmbëdhjetat, duke u bërë burri më i ri që qëndronte në kabinë. Vullnetarët i rruan kokën bjonde dhe e ulën ngjitur me të vëllain Iakov për të ngelur ashtu gjatë gjithë jetës së tij.

Diçka për ligështinë e Jorgit tronditi fshatin më shumë se Viktor Malenhovi. Ndoshta pasi ishte kaq i ri dhe do të kalonte pesëdhjetë vitet e ardhshme si një kufomë e gjallë, pa pasur rastin të martohej e trashëgohej me fëmijë, kurrë nuk do të shijonte një tjetër Krishtlindje me ne. Ndoshta ishte sepse të gjithë u bëmë dëshmitarë të terrorizimit të tij nga një qenie që të gjithë besonim se ishte fantazi, dhe fuqisë që kjo frikë, me plot kuptimin e fjalës, e paralizoi. Dija një gjë, megjithatë, që mallkimi i fshatit nuk mund të injorohej më - jo tani që mblidhte dhe djem të rinj.

E vizitoja babanë tim më pak që kur kontraktori im në fabrikë më vidhte shumë e më shumë orë nga dita ime. Punëtorët e kabinës ishin kujdesur mirë për të këto tetë vjet, duke ia mbajtur dhëmbët e mbetur të larë e thonjt të shkurtër. Papa kishte rënë drastikisht në peshë dhe lëkura i varej në fytyrë, por përveç kësaj dukej në gjendje goxha të shëndetshme, sipas Pjotërit.

Jorgi adoleshent, me shpinë të drejtë, me fizik të mirë dhe me bukurinë e rinisë pavarësisht syve të mjegulluar, nuk dukej si pjesa tjetër. Akoma jo, të paktën. Banorët e tjerë të kabinës i ngjasonin figurinave prej dylli që janë shkrirë prej vapës, të deformuar e shtrëmbëruar gjatë zvarritjes së viteve. Pjotëri thoshte se sëmundja shaktonte dështim të muskujve, dhe prova ishin gishtat e Iakovit. I ishin bërë të butë dhe të panevojshëm njësoj si ato të këmbës. Shpina i ishte përdredhur kaq ashpër sa gati i ishte palosur dysh, ama gjithnjë shihte në dritaren përballë tij, siç kishte bërë Viktori. Dy vëllezërit qëndronin krah njëri-tjetrit, një njeri, dhe tjetri mezor njihej; duke parë gjithnjë. Dhe kjo, fshati e dinte, ishte e gjitha që do mbetej prej ekzistencës së Jorgit.

Krejt lehtë mund të kishte qenë djali i tyre.

"Stefan?" thirri Irina në vizitën time të parë atë Mars. Një grua e gjatë në të tridhjetat, Irina Soldatova punonte me mamanë time në kabinë.

Gjunjtë i kisha të mpirë pasi isha përulur në anën e babait për njëzet minutat e kaluara, por pavarësisht kësaj u ngrita ta takoja. "Da?"

"Më fal që po të ndërpres, thjesht kam nevojë të flas me ty."

"Vazhdo."

"Jam në dijeni se akoma e strehoni Aleksei Malenhovin. Epo... ti e viziton, dua të them, tani që është i kyçur tutje."

"Saktë," u kapërdiva.

Ashtu dhe ajo. "Unë... unë po pyesja veten në mund ta takoja dhe unë."

"Nuk mundesh."

"Oh, e pse kështu?"

I dhashë një shikim. "E kujton se ç'ka bërë këtu, apo jo? Ti e kape duke e bërë. Pse do doje ta takoje?"

"Thjesht... medoj se është për më të mirën," mblodhi shpatullat.

"Pyet mamanë time."

"Kjo është shaka pa kripë, Stefan. Ti je burri i shtëpisë, kështu që po të pyes ty. Të lutem?"

I vura gishtin babait tim. "Ai është burri i shtëpisë dhe ai është teje i gjallë. Pyete, nëse ia nxjerr dot fjalët."

Nuk dëgjova më fjalë nga Irina deri mbrëmjen që vijoi kur ajo e ftoi veten te shtëpia ime. Me një pamje prej fajtoreje në fytyrë, Mama vendosi një ibrik të zihej dhe unë ndiqja Irinën nga mbrapa gazetës. Ajo e rehatoi veten te divani përballë meje dhe pa për pak kohë, në pritje.

"T-Ti ngjason shumë me papanë tënd para- para se, e ke parasysh."

Nuk ia ktheva por thjesht vazhdova leximin.

Ajo vazhdoi pavarësisht. "Ai gjithmonë e lexonte gazetën e kryqëzonte këmbët ashtu. Ty të shkon dhe rruajtja gjithashtu. Dhe ajo kapelja me gëzof që vishte-"

E zhubrosa gazetën duke e ulur. "Mos fol për babanë tim thua se ka vdekur."

"Oh, n-ndjesë, thjesht po mundohesha të..."

"Stefan," u dëgjua mamaja ime nga kuzhina. "I kam thënë Irinës se do shkosni të shihni Aleksein këtë mbrëmje."

Sytë e mi të errët takuan të sajat dhe u rrudha. Si?

Thjesht improvizo, ma ktheu shikimi i saj.

"Epo, Irina. Supozoj më mirë të të kërkoj diçka pasi më ke kapur në disavantazh," thashë, duke u ngirtur. "Thjesht prit këtu e të ta sjell. Është më e sigurt kështu."

"Si do të jetë më e sigurt?" tha papritur Irina. Duart i rrotusilleshin në palat e fundit. "A nuk është i lidhur për murë si thonë? A nuk ka ndonjë lloj gojëze? Një maskë? Sveltana më ka thënë se ia ke zhgulur dhëmbët - "

"Mos u shqetëso; sot e kemi ushqyer me një zemër që i rrah."

"Stefan!" ishte mamaja ime. "Mjaft e frikësove atë."

U ktheva nga dera e pasme dhe u zgërdhiva pa parë kush.

Aleksei nuk jetonte në qilarin tonë, dhe as nuk hante zemra. E vërteta ishte se nuk qe lidhur aspask dhe ushqim të preferuar kishte tortat me mollë, në rast se donit të dinit. E lejonim të endej në shtëpi gjatë ditës dhe tokat që e rrethonin gjatë natës, por fshatarët besonin ndryshe. Me mendjen e kuvendit ishte dashur ta izoloja më mirë, por në atë kohë nuk u shkunda nga ato dhe në vend të kësaj, e bëra Aleksein pjesë të lutjeve - do të duhej më shumë se puna e një vdekatari për ta rregulluar atë.

Atë mbrëmje në veçanti e gjeta në shpatin e kodrës, duke qëndruar në dëborë, i veshur me një xhup leshi të madh dhe me pantallona të lidhura me rrip në mes. Ai pinte një cigare të dredhur dhe e mbante mes gishtave dhe gjithtit të madh, dhe pyeta veten se nga e kishte marrë atë duhan në rrallë të parë.

U ula ngjitur tij. "Privyet, malysh."

Pa mbi shpatullën e tij. "Oh, privyet."

"Ka ardhur dikush për të të parë."

"Ashtu? Kush?"

"Irina Soldatova."

Rrudhi vetullat. "Çfarë?"

"Kështu mendova dhe vetë."

Ai piu fort nga cigarja e tij dhe e fiku për pëllëmbë. "Çfarë do ajo grua me mua? Kam qenë djali i mirë."

"Vetëm Zoti e di, por kujdes pjesën kur hyn, okej? Oh, dhe mos e lër Mamanë të të shoh me duhan se përndryshe do ta fërkosh të skuqurën në vesh për një muaj të tërë."

Ai pohoi me kokë dhe unë nxitova brenda prej ftohtit. Mama u rehatua me batanije në tavolinën e kuzhinës me një pije të ngrohtë ndërkohë që Irina luante me fundin e saj sërish,  duke pritur rikthimin tim. U ula dhe i dhashë një buzëqeshje, të cilën ma ktheu me po aq mungesë sinqeriteti.

Aleksei hyr disa momente më vonë, me flokë të shprishur e komplet zhul në lëkurë. Buzët i kishte të shndritshme e të lagura me gjak, të cila prej vesit, i hante dhe kishte një shikim kërcënues në sy të cilën nuk e pëlqeva. Për ta përmbyllur, ai ishte lakuriq ashtu siç e kishte lindur nëna.

Duhej ti jepja merita; ai dinte të aktronte.

Folveshi / S H Q I PWhere stories live. Discover now