Candela che brucia

288 75 217
                                    

Mund ta lexosh
me melodine siper ne sfond?

Stava ,
come una candela accesa
in un granaio che brucia.
⬇️
Ishte aty,
si nje qiri i ndezur
ne nje grunar qe digjej.

[ Alessandro Baricco ]

~♡~

Candela che brucia

E ndoqa gjithe kuriozitet, dhe e shikoja teksa gati po vraponte!

Ishte kaq e nxituar!

Dokumentet qe mbante ne dore i rreshkiten dhe u shperndane, flete-flete neper mermerin e erret.

U ul e frustruar dhe filloi t'i mblidhte nje per nje. Floket i rane perpara dhe i mbuluan fytyren e imet, e ajo , me nje gjest te bezdisur i vuri pas veshit.

Sa e bukur dukej me vetullat e ngrysura !

Me pas, aty e vrenjtur nga konfuzioni qe kishte nder duar, u afrua prane dritares.

Po rradhiste fletet nje per nje me perqendrim te kujdesur.
Mbylli dosjen e bardhe dhe e perkedheli lehte duke e shikuar gjithe shprese.

Per nje moment, e pashe si nje qiri i ndezur qe leshonte drite ne erresiren qe e rrethonte. Delikate me shikimin e humbur qe hodhi pertej dritares.

Cfare bente ketu..?

Ne dore mbante dosjen me letrat qe pak me pare i rreshkiten per toke, e shtrengonte fort.

Ishte veshur shume formale!
Kemisha e bardhe i mbeshtillte trupin e mireformuar. Zhdukej me pas nen bustin e fundit te zi qe i rrethonte belin e holle.
I ngushte, fundi perkedhelte kofshet e saja duke zbritur poshte gjurit.

Do jete nje arkitekte, ndoshta do te beje projektin per te punuar ne kete kompani!

Flutur budallaqe, sa naive je.
Nuk mund te fluturosh ne ambjentin e erret qe nuk te perket.

Hoqa shikimin nga ajo duke menduar se ne fund nuk do zgjidhej, eshte shume e re per te qene nje arkitekte e ketij niveli.

Dola nga ndertesa dhe cuditerisht makina ime nuk ishte gati.
Nuk ishte si gjithmon aty duke me pritur mua!
Per here te pare isha une qe po prisja ate.

"Punonjes i ri." komentova gjith ironi me veten time.
Me siguri do jete dita e tij e pare dhe nuk e ka marre seriozisht detyren e dhene.

Ne ato momente shfaqet makina ime me shpejtesi. Ndalon ne kembet e mia dhe nje djale shume i ri zbret me nje buzeqeshje qe i nxirrte ne pah te 36 dhembet e tij!

" Uwooou ca bishe vlla..."
Komenton i entuziazmuar duke perkedhelur makinen time!

" Ti je me fat vlla." Vazhdon duke me dorezuar celesat, gjithmone duke buzeqeshur!

" Dhe ti je i pushuar"- Pergjigjem duke i marre celesat nga dora.
Buzeqeshja e tij zhduket dhe i le vend fytyres se cuditur. " Vlla..!?" Perfundoj duke i  folur me ironi, per tja bere te qarte se nuk isha vellai i tij.

Gervishtje ne shpirtWhere stories live. Discover now