Farfalla della note

516 91 393
                                    

                                Mund ta lexosh

me melodine me siper..?

L'amore non e quello
che i poeti vogliono farci credere.
L'amore ha denti,
i denti mordono,
i morsi non guariscono mai.

Dashuria nuk eshte ajo,
qe poetet duan te na bejne te besojme.

Dashuria ka dhembe,
dhembet kafshojne ,
e kafshimi nuk sherohet kurre.

[Stephen King]

~●~

Farfalla della note

Oops! Bu görüntü içerik kurallarımıza uymuyor. Yayımlamaya devam etmek için görüntüyü kaldırmayı ya da başka bir görüntü yüklemeyi deneyin.

Farfalla della note

Sa afer qe qendronte, me sa naivitet mu afrua, sa guxim plot mendjelehtesine qe e rrethonte.

Gishtat e holle qendronin te ngrire nga shikimi im i ngulitur thelle ne thonjte e saj.
Veshtroja doren qe kishte plot kurajo dhe qendronte ne ajer nje pellembe larg supit tim.!
Dalengadale ngjita shikimin duke mos vrapuar, pa harruar e pa zbuluar cdo nishan te saj pergjate krahut te hollë.

Floket e debores i binin embel mbi supe duke i mbuluar shpatullat e zhveshura.
Zbrisnin me onde te qeta mbi fytin e saj te gjatë e te hollë ; sa e bukur dhe sa doja t'i afrohesha per ta prekur.

Do mundja ta rrethoja vetem me nje dore  nese do doja.

Ta shikoja kur fryma do i mungonte teksa e shtrengoja...

Ta beja te ndihej ne te njejten menyre qe ndihem une kur e shikoj thelle ne sy.

Pa e kuptuar, kisha gjetur syte e saj prej deti te thelle.
Nuk e beja kurre,
nuk e shikoja kurre ne sy!

Me percolli gjithe elegance ne fundin e humneres, aty ku erresira te mbulon me vellon e zezë.

Sado erresire te gjeja ne ata sy, nuk e shfaqja kurre në fytyrën time, as ne levizjet e mia!

E fshihja me indiference.

Ngrita vetullen kurioz, per t'i kerkuar motivin e ketij afrimiteti qe po e bente kaq natyrshem.

Gervishtje ne shpirtHikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin