Cosi come le stelle
che stano sempre lontano nel cielo,
lei anche se lontano
satva ancora nel mio peto.
⬇️
Ashtu si yjet
qe qendrojne gjithmone larg ne qiell,
ajo edhe pse larg,
qendronte perseri ne kraharorin tim.[ DevidX ]
~♡~
Ipocrisia
Ajo nate ishte me e turbullt se gjithe te tjerat.
Me e erret, me me pak yje, me henen qe ishte zhdukur dhe nuk reflektonte më driten e diellit.
Ajo nate ishte me e vetmuar se kurre.
Pse pikerisht duhej te rikthehej!?
Pse nuk qendroi ne bukurine e injorances!?
Sikur ta kisha une ate mundesi...
Sikur.. sikur te isha une ne vendin e saj...Sa here e kisha menduar kete gje..
Sa here kisha dashur te isha ne vendin e saj...Nuk mbahen mend..
Por doja vertet.
Doja te isha une ne vendin e saj.Heq syrin nga teleskopi dhe veshtroj qellin, me yjet e zbehura, me sy te lire.
Sa cudi..
... yjet duken me ndryshe me sy te lire, por gjithmone mbeten perseri yje ne qiell.
Kane bukurin e tyre kur i sheh me teleskop, dhe po te njejten bukuri e kane kur i sheh me sy te lire!
Qendrojne gjitmone yje, nuk ndryshojne bukuri!Ashtu si yjet,
qe qendrojne gjithmone larg ne qiell,
ajo edhe pse larg ,
qendronte perseri ne kraharorin tim.Marr fryme thelle dhe mberthej goten e whisky-t fort.
E shikoj me vemendje, sikur aty do te gjeja pergjigjet e pyetjeve te mia.
Nje gllenjke te vetme, sa per te ndjere shijen e ftohte te djegjes ne fyt.
Sa per te djegur shpirtin tim.E vendos me ngadale mbi tavolinen prei xhami dhe drejtohem brenda , drejt dhomes..
E leshoj veten ne rehatine e shtratit.
Mbyll syte dhe mundohem te mos e imagjinoj.Dhe ja dola, nuk e imagjinova.
Por e enderrova...
Dhe ne mengjes e kujtova!
E kujtova me mall.Kisha kohe qe nuk e kujtoja, kisha kohe qe e kisha larguar nga mendimet.
E kisha harruar.
E urrej kete fjale...
...urej kur pa e kuptuar them "Kisha"!E kisha harruar... !
Tani jo me!Vrapin e bera me te shpejte, madje me shpejt se ditet e tjera.
Vrapoja sikur doja t'i largohesha imazhit te saj,
Kujtimit te saj.Doja t'i largohesha asaj.
Ne pune cdo gje ishte ne normalitet.
U drejtova drejt zyres time me Anen qe me ndiqte nga pas duke me informuar per takimet e dites.Kur mbeta vetem, humba kohen duke punuar si cdo dite.
Kohe e vjedhur duke punuar, ose me sakte, kohe e shitur per para.Ditet kaluan me radh, dhe normaliteti mbetej i ngecur ne hipokrizin e injoranzes.
Dhe per mua ishte mire keshtu.
Me pelqente hipokrizia qe me rrethonte.Po pergatiteshim per prezantimin qe do te benim ne Dubai.
U drejtova drejt salles se mbledhjes me Anen qe me dorezoi programin.Futem brenda dhe te gjithe jane prezente.
ESTÁS LEYENDO
Gervishtje ne shpirt
Chick-Lit> Po ashtu si nata dhe dita qe bashkohen plot ngjyra dhe ndjenja vetem ne agim dhe perendim, ashtu jan edhe jetet e Kristian e Alena qe takohen vetem ne kujtime dhe rastesi. Por rastesia Djeg, te perzellon per se gjalli dhe ti nuk mund te besh tjet...